Takim informativ me kineastët shqiptarë

Ftojmë të gjithë kineastët shqiptarë të marrin pjesë në një takim informativ mbi strategjinë e re për zhvillimin e sektorit audiovizual, me pjesëmarrjen e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Jonid Jorgji, si dhe ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë nga British Council.

Data: 29 korrik 2025
Ora: 10:00
Vendi: HangArt, Kinostudio

Ky është një moment i rëndësishëm për të marrë informacion të drejtpërdrejtë mbi:
• Strategjinë e re për audiovizualin
• Rregulloren e re të aplikimit në QKK
• Mundësitë që ofron Media Desk i Creative Europe

Jeni të mirëpritur që të bashkëbisedojmë për të ardhmen e industrisë audiovizuale shqiptare.
Një hap i përbashkët drejt më shumë mundësive, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.