Takim informues për industrinë audiovizuale

Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm për të ardhmen e industrisë audiovizuale në Shqipëri, ku u prezantua programi i qeverisë dhe drejtimet e reja strategjike për këtë sektor dinamik.

Të pranishëm në event ishin Ministri Blendi Gonxhja dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Nick Abbott, të cilët nënvizuan rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në zhvillimin e industrive kreative.

Një falënderim i veçantë, për British Council, për mbështetjen e vyer dhe për praninë online të dy ekspertëve të njohur britanikë:
• John Newbigin, krijues i platformës Creative UK
• Iain Bennett, ekspert i industrive digjitale

Të dy dhanë një pasqyrë të qartë dhe vizionare mbi mundësitë që ofron kjo industri dhe hapat që duhet të ndërmarrim për të ecur përpara.

Prezantuam strategjinë e re të drejtimit të QKK-së dhe rregulloren e re për funksionimin e institucionit, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore të sektorit.
Komuniteti i kineastëve mori pjesë aktivisht, duke ndarë mendimet dhe idetë e tyre, të cilat përputhen me drejtimet e reja të strategjisë audiovizuale.

Në fund të sesionit, u prezantuam edhe me një iniciativë të re shumë premtuese: Creative Europe Desk Albania, një pikë kyçe për lidhjen me programet evropiane për industrinë kreative. Kjo iniciativë u prezantua nga zv. Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, dhe znj. Rina Plaku, drejtore e zyrës “Desk Albania”.

Ky ishte një hap domethënës për të çuar përpara industrinë audiovizuale shqiptare dhe për ta pozicionuar atë në hartën europiane të krijimtarisë!