Thirrje e Hapur – Mbështetje për zhvillimin e filmit të gjatë artistik nga SEE Cinema Network

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) fton shtëpitë filmike shqiptare të aplikojnë për Fondin e zhvillimit të filmit të gjatë artistik në SEE Cinema Network.

Kanë të drejtë aplikimi:
• Projekte filmi të gjatë artistik – në fazë zhvillimi.
• Projekte shqiptare me të paktën një bashkëprodhues nga vendet anëtare të SEE CN: Shqipëri, Bullgari, Qipro, Greqi, Kosovë, Mal i Zi, Rumani, Serbi.

Procedura e aplikimit:
1. Shtëpitë filmike aplikojnë dhe ngarkojnë dosjen e projektit drejtpërdrejt në portalin e SEE Cinema Network: https://seecinemanetwork.eu/funding-form-2025/
2. Pas përfundimit të afatit të aplikimit (15 shtator 2025), QKK shqyrton projektet e paraqitura nga Shqipëria për përmbushjen e kritereve dhe përzgjedh 2 projekte.
3. Dy projektet e përzgjedhura u dërgohen përfaqësuesve të vendeve të tjera anëtare.
4. Në Asamblenë e Përgjithshme të SEE CN në nëntor 2025, përfaqësuesit e vendeve anëtare votojnë për zgjedhjen e 1 projekti nga secili shtet.
5. Shuma e mbështetjes financiare përcaktohet nga SEE CN, në bazë të buxhetit vjetor të organizatës.

Dokumentacioni i kërkuar:
• Formulari i aplikimit online, plotësuar plotësisht.
• Biografi të skenaristit, regjisorit, producentit dhe kompanisë së prodhimit.
• Sinops (1 faqe).
• Trajtim regjisorial (10–15 faqe).
• Skenari i plotë (në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe).
• Deklaratë e përbashkët e regjisorit dhe producentit mbi vizionin artistik dhe komercial të projektit.
• Buxhet analitik i fazës së zhvillimit të projektit, ku të përfshihen shpenzimet e lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin e projektit.
• Përmbledhje e buxhetit të prodhimit dhe ndarja e tij ndërmjet bashkëprodhuesve.
• Çdo dokumentacion tjetër i dobishëm për vlerësimin e projektit.

Aplikimi i projektit duhet të bëhet në gjuhën angleze!

Afati i fundit për aplikim: 15 shtator 2025

Informacione të plota mbi rregulloren, listën e dokumentacionit të kërkuar e gjeni në: https://seecinemanetwork.eu/rules-regulations/#content-of-the-candidates-files