V E N D I M, datë 22.09.2015

V E N D I M, datë 22.09.2015
Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë,
Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Z. Dritan HUQI, Kryetar
  • Z. Artur DAUTI, Anëtar
  • Z.Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
  • Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar
  • Z. Ndriçim XHEPA, Anëtar
  • Z.Stefan ÇAPALIKU, Anëtar





u mblodhën sot, më datë 22.09.2015, për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma të kategorisë Indipendent (metrazh i gjatë, i shkurtër, dokumentar dhe i animuar).


Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka kualifikuar për konkurim projektet:
  1. Filma artistikë me metrazh të gjatë, Indipendent
  1. “Mafia e Laçit”, skenari dhe regjia Fatmir Koçi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
  2. “Hije”, skenari dhe regjia Kastriot Ejlli, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
  3. “Me zemër në dorë dhe duar në xhepa për Natë Kadri”, skenari  dhe regjia Suela Bako, Ergys Meta, Kreshnik Saraçi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ERAFILM”.
  4. “Moshatarë”, skenari dhe regjia Edmond Topi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MMS Nositi”.
  5. “Shoqëruesi”, skenari Pëllumb Kulla, regjia Ilir Harxhi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Idea”.
  6. “Derë e hapur”, skenari Florenc Papas, Ajola Daja, regjia Florenc Papas, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film”.
  1. Filma artistikë me metrazh të shkurtër  Indipendent
  1. “Eda”, skenari dhe regjia Oltion Llalla, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Valbona Xhelili”.
  2. “Biseda”, skenari dhe regjia Gledis Bica, paraqitur nga shtëpia kinematografike “FilterFilm”.
III. Filma dokumentarë Indipendent
  1. “Tinguj Pianoje”, skenari dhe regjia Ajola Daja, paraqitur nga shtëpia kinematografike “A.R Production”.
  1. Filma të animuar Indipendent
  1. “Rituali i një qyteti”, skenari Kujtim Gjonaj dhe regjia Bertrand Shijaku, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.
  2. “Filmi i parë”, skenari Eridon Pashai, regjia – studentët e Akademisë Shkodër, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Maku”.
Sipas përcaktimit të bërë në rendin e ditës, producentët dhe autorët e projekteve në konkurim prezantuan projektet e tyre. Më pas KMP, diskutoi për projektet. Pas kryerjes së procedurës së votimit, Këshilli i Miratimit të Projekteve
V E N D O S I:
T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:
  1. Filma artistikë me metrazh të gjatë, Indipendent
  1. “Derë e hapur”, skenari Florenc Papas, Ajola Daja, regjia Florenc Papas, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film”.  
  2. “Hije”, skenari dhe regjia Kastriot Ejlli, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
  3. “Moshatarë”, skenari dhe regjia Edmond Topi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MMS Nositi”.
  4. “Me zemër në dorë dhe duar në xhepa për Natë Kadri”, skenari  dhe regjia Suela Bako, Ergys Meta, Kreshnik Saraçi, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ERAFILM”.  
  1. Filma artistikë me metrazh të shkurtër  Indipendent
  1. “Biseda”, skenari dhe regjia Gledis Bica, paraqitur nga shtëpia kinematografike “FilterFilm”.  
III. Filma të animuar Indipendent
  1. “Rituali i një qyteti”, skenari Kujtim Gjonaj dhe regjia Bertrand Shijaku, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.  
  2. “Filmi i parë”, skenari Eridon Pashai, regjia – studentët e Akademisë Shkodër, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Maku”.