VE N D I M, datë 13.10.2015
Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë,
Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:
• Z. Dritan HUQI, Kryetar
• Z. Artur DAUTI, Anëtar
• Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
• Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar
• Z. Ndriçim XHEPA, Anëtar
• Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar
u mblodhën sot, më datë 13.10.2015, për të shqyrtuar këtë rend dite:
– Projektet kinematografike për filma artistikë të metrazhit të gjatë-Vepër e Parë,
– Kërkesën e shtëpisë kinematografike “Era Film” sh.p.k., për mbështetje financiare për filmin “Bota”, përfaqësues i Shqipërisë në garën e filmit më të mirë në gjuhë të huaj- 2016.
Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka kualifikuar për konkurim këto projekte:
1. “Shtatë ditë”, skenari Genc Përmeti, regjia Erion Bubullima Genc Përmeti, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.
2. “Shtëpia e Portokalleve”, skenari dhe regjia Irvin Muçaj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare”.
3. “Tre luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid Jorgji, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan ”.
4. “Burri i shtëpisë”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media”.
5. “Makthi”, skenari dhe regjia Xhovalin Delia, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Delifixart ”.
6. “Pacienti”, skenari Arben Shaka dhe regjia Lulzim Sula, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Teatër Tv Studio”.
7. “Cirku fluturues”, skenari dhe regjia Fatos Berisha, paraqitur nga shtëpia kinematografike “B2 Agency”.
8. “Legjenda e bastunit”, skenari Mihal Rama, Xhosli Rama, regjia Xhosli Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike Erë Film”
Këshilli i Miratimit të Projekteve procedoi me shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve. Bazuar në vlerësimin artistik të projekteve, si dhe në ekspertizën e Komisionit Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve
V E N D O S I:
I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e prodhimit të këtyre projekteve kinematografike:
1. “Legjenda e bastunit”, skenari Mihal Rama, Xhosli Rama, regjia Xhosli Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike Erë Film”.
2. “Cirku fluturues”, skenari dhe regjia Fatos Berisha, paraqitur nga shtëpia kinematografike “B2 Agency”.
3. “Burri i shtëpisë”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media”.
4. “Shtatë ditë”, skenari Genc Përmeti, regjia Erion Bubullima Genc Përmeti, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.
II. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin për zhvillimin e projektit kinematografik:
1. “Tre luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid Jorgji, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan”.
III. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e promocionit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Bota”, në konkurimin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj- OSCAR 2016, nga European Film Promotion- EFP, në të cilën Qendra Kombëtare e Kinematografisë është anëtare.