Open Labs & WCUGA nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit me QKK

Të dashur miq kineastë,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë sot, më datë 15 Shkurt 2019, në orën 14:00, në bibliotekën e Ministrisë së Kulturës, ku do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjes midis Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Open Labs, e cila, i jep jetë transferimit në Wikipedia, për herë të parë, në mënyrë të organizuar dhe të plotë informacionit rreth kinematografisë shqiptare.

Do ta vlerësonim shumë prezencën tuaj në ceremoninë që organizohet me këtë rast:
14:00 Prezantim i iniciativës nga përfaqësuesit që do e firmosin marrëveshjën për QKK dhe Open Labs
14:30 Firmosje e marrëveshjes;
14:30 Bashkëbisedim i lirë me pjesëmarrësit dhe mini cocktail.

Ju mirëpresim!


Open Labs & WCUGA nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë

Komuniteti i Open Labs Hackerspace, anëtarët e Wikimedia Community Usergroup Albania (WCUGA) dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit i cili do të mundësojë kushtet për bashkëpunimin ndërmjet partnerëve në mënyrë që të publikohen materiale multimediale dhe informacione të lidhura me industrinë e filmit shqiptar në një format të hapur në platforma si Wikipedia, Wikidata, Wiki Commons dhe platforma të tjera të një natyre të ngjashme duke fuqizuar në këtë mënyrë domeinin publik.

Ky memorandum do të ndihmojë në realizimin e objektivave të përbashkëta të partnerëve ku objektivi madhor mbetet përmirësimi dhe pasurimi i informacionit online mbi kinematografinë shqiptare, informacion i cili në këtë form do të jetë i hapur për publikun e gjerë. Për ta arritur këtë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të japë informacionet dhe materialet e nevojshme për Open Labs dhe WCUGA. Pas marrjes së materialit, partnerët do të kontrollojnë integritetin e të dhënave për të vijuar më tej punën me publikimin në internet të tyre në platforma që respektojnë domenin publik dhe te përbashkëtën digjitale (digital commons) duke përdorur një licencë të hapur.

Projekti do të konsistoj gjithashtu në një seri edithathonesh të dedikuara të cilat do të organizohen nga anëtarët e WCUGA dhe do të mbahen në ambientet e Open Labs Hackerspace. Nëpërmjet aktiviteteve të ”WikiFilmat-SQ-edithathons”, përveç shtimit apo përmirësimit të informacionit rreth industrisë së filmit në Shqipëri, do të synohet gjithashtu edhe rritja e aftësime së editorëve ekzistues mbi platformat e Wikipedia, Wiki Commons dhe Wikidata. Editorët e rinj do të jenë të mirëpritur gjithashtu, të cilët do të kenë edhe mbështetjen e anëtarëve të Usergrupit për të hedhur hapat e tyre të parë me projektin e Wikimedia.

Ndërkohë që jemi shumë të lumtur të fillojmë punën me këtë projekt, ju ftojmë të bashkoheni në iniciativën tonë. Data e planifikuara të aktiviteteve do mund ti gjeni këtu në vijim: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiFilmat_SQ


Rreth Open Labs

Open Labs është komuniteti dhe hackerspace që ndodhet në Tiranë, Shqipëri, që promovon softuer të lirë me kod të hapur, të dhëna të hapura dhe iniciativa për lirinë e internetit kryesisht për popullatën shqiptare. OpenStreetMap dhe Wikipedia janë disa nga komunitetet që përdorin infrastrukturën e Open Labs në internet dhe offline (në Tiranë) për të mirën e komunitetit dhe publikut të gjerë dhe të komuniteteve.


Rreth WCUGA

Wikimedia Community User Group Albania (WCUGA) është një grup i përdoruesve të projekteve Wikimedia në Shqipëri, të cilët organizojnë aktivitete dhe projekte të ndryshme në nivel kombëtar duke përfshirë iniciativa si Wiki në Arsim (Wiki in Education) dhe GLAM (Galleri, Librari, Arkivat dhe Muzetë). UCUGA ka si qëllim edhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar të projekteve te Wikimedias si dhe pjesëmarrjen në projektet e Fondacionit Wikimedia.


Ne kuader te aktivitetit kemi filluar prej disa ditesh promovimin ne rrjetet sociale dhe me specifikisht:

Open Labs blog https://openlabs.cc/open-labs-wcuga-nenshkruajne-memorandu…/
Facebook https://www.facebook.com/events/565623453956283/
Twitter https://twitter.com/WikimediaugA…/status/1095782263743279109

Në qoftë se dëshironi të përdorni dhe ju materialet promocionale në rrjetet sociale mund t’i gjeni këtu:
https://cloud.openlabs.cc/s/cEeA4RGFAMGZPHS


Gëzuar 83-vjetorin mjeshtrit të kinemasë shqiptare, «Artistit të Popullit» dhe «Nderit të Kombit» Dhimitër Anagnosti !

DHIMITËR ANAGNOSTI (op­erator, regjisor, skenarist, Artist i Popullit).

Lindi në Vuno më 23 janar 1936. U diplomua në Institutin Kinematografik “VGIK” të Mos- kës për kinooperator. Filloi punën në Kinostudion “Shqiperia e re” në vitin 1961 si kinooperator në filmat “Debatik” dhe “Toka e jone” /1964/ si dhe në xhirimin e filmave dokumentarë “Gjirokastra” dhe “Gurët dekorative”. Në filmin e parë artistik “Komisari i dritës”/1966/ bashkautor në regji dhe kamera me V. Gjikën, film që u nderua me urdhrin “Naim Frashëri”.

Filmi i tij i parë si regjisor i pavarur është “Duel i heshtur” /1967/.

Filma të tjerë: “Plagë të vjetra” /1969/, “Malet me blerim mbuluar”/1971/; “Cuca e maleve” 1974, “Kur hiqen maskat” /1975/, (Lulëkuqet mbi mure” /1976/, “Fijet që priten” /1976/, “Monumenti” /1977/, “Në shtëpinë tonë” /1979/, “Vëllezër dhe shokë” / 1981/, “Gurët e shtëpisë time” /1985/, “Përrallë nga e kaluara” / 1987/, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” /1989/,  “Gjoleka, Djali i Abazit” /2006/.

Ështe autor i 11 skenareve. Veprat e Anagnostit jane nderuar me tri Çmime të Republikës (1969, 1979, 1983), tri Çmime Ndërkombëtare (1980, 1983, 1985), nga të cilët nje Çmim të Madh “GRAND PRIX” dhe një “Medalje ari”. Eshte fitues i tri Kupave te Festivaleve te Filmit Shqiptar si dhe të Çmimit “Aleksandër Moisiu” (1989). Ka fituar gjithashtu disa çmime për skenarët. Më 1987 iu dha titulli “Art­ist i Popullit”. Në mars 1991 ai u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e parë pluralist shqiptar. Në maj 1992 u emërua Ministër i Kultures, Rinisë dhe Sporteve. Drejtues i Fondacionit “Fan S. Noli” për Kulturën dhe Artin. Në Festivalin X-të te Filmit Shqiptar 10-13 maj 1995, u nderua me “Çmimin e Karrierës”.

Në 21 tetor 2011, Presidenti Bamir Topi i akordoi me Urdhërin “Nderi i Kombit”.

Anagnosti është i martuar me aktoren Roza Xhuxha Anagnosti, dashuri e lindur në sheshxhirim.

Raport i Aktivitetit të QKK për periudhën Janar – Dhjetor 2018

Gjatë vitit 2018 QKK hapi 3 sezone konkurimi. Në vitin 2018 pas proçesit të vlerësimit fitojnë të drejtën për financim 36 projekte.

Më konkretisht:

  • 6 Projekte filmike me metrazh të gjatë (bashkëprodhim minoritar)
  • 8 Projekte filmike me metrazh të shkurtër
  • 5 Projekte filmike dokumentarë
  • 4 Projekte filmike të animuar
  • 6 Festivale filmi
  • 7 Projekte të ndryshme kinematografike.

Shenim: Është hapur sezoni i konkurimit për projektet për filma me metrazh të gjatë (karriere), filma me metrazh të gjatë – vepër e parë, projekte për zhvillim, si dhe projekte promocioni dhe distribucioni i filmit shqiptar.


Në periudhën Janar – Dhjetor 2018, janë realizuar këto aktivitete dhe financime për projekte kinematografike:

ARRITJET SPECIALE TË VITIT 2018

Për herë të parë një film shqiptar arrin të marrë vlerësimin maksimal në një festival ndërkombëtar filmi të Kategorisë A. Filmit artistik “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani, u vlerësua me çmimin “Grand Prix”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë.

Përzgjedhje dhe pjesëmarrje e 2 filmave të metrazhit të gjatë në festivale ndërkombëtare filmi të Kategorisë A:

Delegacioni”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

Streha mes reve”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Tallinn Black Nights Film Festival


U xhiruan 16 projekte filmike, duke shënuar kështu numër rekord xhirime të filmave brenda një viti:

Filma artistikë me metrazh të gjatë

  1. “Një jetë me ty”, regjia Erion KAME
  2. “LOVE”, regjia Dionis PAPADHIMITRI
  3. “3 luanë në Venecia”, Regjia Jonid JORGJI
  4. “Liqeni im”, Regjia Gjergj XHUVANI
  5. “Bolero në vilën e pleqve”, regjia Spartak PECANI
  6. “Vera pa kthim”, Regjia Besnik BISHA
  7. “Xixëllonjat”, Regjia Artur GORISHTI
  8. “Portreti i pambaruar i Klara Belinit”, Regjia Namik AJAZI
  9. “Emili”, Regjia Ajola DAJA
  10. “I tretuni”, Regjia Arben THAÇI
  11. “Zana”, Regjia Antoneta KASTRATI

Filma artistikë me metrazh të shkurtër

  1. “Rrugës”, Regjia Ordit KASO
  2. “Girls”, Regjia Elkjana GJIPALI
  3. “Vulë”, Regjia Valmir TERTINI

Filma dokumentarë

  1. “La Madonna di Scuttari”, Regjia Fabian KATI
  2. “2 A-të e mëdha”, Regjia Ylli PEPO

Film i animuar

  1. “Man Wanted”, Regjia Irida ZHONGA

Premiera Filmash të realizuara ne vitin 2018

Janë përfunduar dhe kanë realizuar premierat për publikun 12 projekte filmike, si më poshtë vijon:

Filma artistikë metrazh të gjatë

  1. “Ndërkombëtarët”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Pluton Vasi
  2. “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani
  3. “Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert Budina
  4. “Procedurat”, skenari Suela Bako Ergys Meta, regjia Suela Bako, Ergys Meta
  5. “Martesa”, skenari Blerta Zeqiri, Kreshnik Berisha, regjia Blerta Zeqiri
  6. “Nëntori i ftohtë”, skenari dhe regjia Ismet Sijarina
  7. “Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio Morabito
  8. “Holy Boom”, skenari dhe regjia Maria Lafi

Filma artistikë me metrazh të shkurtër

  1. “Atila”, skenari dhe regjia Benart Laze
  2. “Ne kemi diellin”, skenari dhe regjia Petrit Ruka
  3. “Poeti”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço
  4. “Girls”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali

Festivale ndërkombëtare filmi të organizuara brenda vendit gjatë vitit 2018

  1. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “A-Film Fest Argjiro- Rozafa”, Shkodër, Prill 2018;
  2. Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Kulinarisë, Pogradec, Korrik 2018;
  3. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “K:OSH”, Korçë, Korrik 2018;
  4. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “DEA Film Fest”, Sarandë, Shtator 2018;
  5. Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut “IRHFFA”, Tiranë, Shtator 2018;
  6. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “TIFF”, Tiranë, Nëntor 2018.

Projekte të ndryshme kinematografike për vitin 2018

  1. Projekti kinematografik “Java e filmit spanjoll„ në kinema “K. Roshi, Kuçovë, Mars 2018;
  2. Projekti “Open Cinema në Lungomare- Vlorë” Gusht 2018;
  3. Projekti “Pjesëmarrja në “TalentCampus, – Odense Film Workshop Danimarkë”, Shtator 2018;
  4. Edicioni i dytë i Balkan Film Market, event i cili u zhvillua në 3-7 Tetor, nën patronazhin e Eurimages, ku morën pjesë mbi 240 përfaqësues nga 28 institucione dhe industria e filmit nga 25 vende të ndryshme. Informacione të detajuara për këtë aktivitet i prezantojmë bashkëlidhur;
  5. Projekti “Java e filmit Evropian” në kinema “K. Roshi, Kuçovë‚ Nëntor 2018;
  6. Projekti “Premierë evropiane e trilogjisë së filmave të restaurar dhe digjitalizuar të regjisores Xhanfize Keko“ në Danish Film Institute, Kopenhagen, Nëntor 2018;
  7. Projekti “48 Hour Film Project”, Tiranë, Dhjetor 2018.

Pjesëmarrje në aktivitete dhe festivale ndërkombëtare filmi jashtë vendit

  1. Pjesëmarrja e filmit shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Trieste, Janar 2018;
  2. Stenda e kinematografisë shqiptare në Festivalin e Filmit në Berlin, Shkurt 2018;
  3. Stenda e kinematografisë shqiptare në Festivalin e Filmit në Kanë, Maj 2018;
  4. Prezantimi i filmit të animuar shqiptar në edicionin e 11të të AnimaSyros Fest + Athens Animation Agora, Shtator 2018;
  5. Festivali i Filmit në Warshavë, Poloni, Tetor 2018;
  6. Festivali i Filmit në Tallin, Estoni, Nëntor 2018.
  7. Pjesëmarrje në “Edicionin e 15të të Sofia Meetings”, zhvilluar gjatë Festivalit Ndërkombëtar të 22të të Filmit në Sofie, Bullgari.
  8. Pjesëmarrje në “Festivalin e Venecias”.
  9. Pjesëmarrje në “MIA- Italian Market of Audiovisual”, Romë, Itali.
  10. Pjesëmarrja e Kryetarit të QKK, z. Ilir Butka dhe Drejtorit të Media Desk Albania, z. Arben Papadhopulli, në mbledhjen
  11. Projektin CIRCE – “Common Initiatives to pRomote CinEma across Italy-Albania-Montenegro” në Bari, Itali.
  12. Pjesëmarrje në edicionin e 9të të Apulia Film Forum, Monopoli, Itali.
  13. Pjesëmarrje në Torino Short Film Market me një seksion të dedikuar për filmin e shkurtër Ballkanik ku nga Balkan Film Market e cila është një inisiativë e QKK, u prezantuan 5 filma të realizuara nga regjisore femra.

FONDE ALTERNATIVE TË SIGURUARA GJATË VITIT 2018

  1. Nëpërmjet programit Interreg IPA Cross-border Cooperation Programme “Italy-Albania-Montenegro”, u nënshkrua kontrata për realizimin e projektit “Common Initiatives to pRomote CinEma across Italy-Albania-Montenegro”. Ky projekt me 180 000 Euro krijon premisen për bashkëpunim midis 3 vendeve dhe ndër të tjera konsiston në hapjen e kinemave në rethe dhe sigurimin e mjeteve teknike (pajisjen me projektorë digitalë) për funksionimin e tyre. Fillimisht ky projekt pilot do të fillojë të aplikohet në qytetin e Gjirokastrës dhe Vlorës ku edhe janë nënshkruar kontratat me Bashkitë përkatëse për menaxhimin e kinemave nga QKK për një perjudhe 10 vjecare.
  2. Është financuar nga Eurimages 1 projekt filmik i metrazhit të gjatë
  3. Është financuar nga SEE Cinema Network 1 projekt filmik me metrazh të gjatë.
  4. Ndërkohë gati të gjitha projektet e filmave me metrazh të gjatë janë realizuar duke siguruar fonde nga bashkëprodhuesit e huaj.

Iniciativa ligjore, të ndërmarra në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe vendore

  1. Propozimi dhe përgatitja e projektvendimit “Për rimbursim të pjesshëm të fondeve të investuara të projekteve kinematografike dhe audiovizuale të huaja që kryejnë xhirimet në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
    Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë po punojmë për implementimin e një skeme të re financimi për realizimin e mbështetjes për produksionet e huaja që duan të realizojnë xhirimet në territorrin shqiptar.
  2. Nënshkrimi i Aktmarrëveshjes me AFMM “Marubi”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
  3. Po punojmë për krijimin e Albanian Film Commission në bashkëpunim me organet e pushtetit qëndror dhe vendor për konceptimin e statusit legal strukturimin dhe funksionimin e kesaj hallke të rendesishme që lidh mbarëvajtjen e sektorit audiovisual me promovimin e territorit.

“Nderi i Kombit” dhe “Artisti i Popullit” Kadri Roshi do të ishte sot 95 vjeç

Lindi në në 4 janar 1924 në Ballsh. Pas fëmijërie të vështirë (humbi nënën në moshën 4-vjeçare dhe babain kur ishte 12) duke punuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kontaktin e parë me artin skenik e pati në vitin 1945, kur u pranua në shkollën e sapo-hapur të arteve në Tiranë. Vijoi 2 vjet studime në Jugosllavi dhe 2 të tjera në Çekosllovaki. Pas shkollës u kthye në Tiranë dhe filloi pnë në Teatrin Kombëtar, skenë ku do t’i dhuronte art publikut shqiptar përgjatë gjithë jetës së tij.
Me mbi 30 role në ekran dhe mbi 100 në skenën e teatrit, kujtojmë gjigandin e skenës dhe ekranit shqiptar, që la në memorien kolektive të shqiptarëve personazhe të jashtëzakonshëm, nga skllavi Ezop te kujdestari i pashpirtë i jetimëve, luftëtari për gjuhën shqipe në Rilindje te spekulanti i grurit dhe plaku Mere, dashnori i refuzuar nga Tana dhe Parandili i varfër apo babai i drejtë në Rrethimin e vogël.

Ai la pas artin e mrekullueshëm të fjalës dhe mbeti i pavdekshëm.

I martuar me aktoren gjakovare Drita Taho, Kadri Roshi ka lënë pas 2 fëmijët Ermirën dhe Klitin.

Sot 90-vjetori i lindjes së regjisores Xhanfise Keko

Në 90-vjetorin e lindjes kujtojmë regjisoren e madhe shqiptare Xhanfise (Çipi) Keko.

KEKO lindi në Gjirokastër, në 4 janar 1929. Tre vjet pasi u zhvendos në Tiranë 1947, filloi punë si biletashitëse në kinema “Republika”, ndërsa në vitin 1949, në “Ndërmarrjen Kinematografike”, prej së cilës u largua 1 vit më pas për studime në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1952 filloi punë montazhiere në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Vepra e parë si regjisore ishte dokumentari “Tregim për njerëzit e punës” në 1963.

Pas kalimit në filmin artistik (1971-A,B,C… Zh) puna e saj përqëndrua në temat e fëmijëve dhe shumica e filmave shfaqin aktorët fëmijë në rolet kryesore.

Kur Keko filloi prodhimin e filmit më të famshëm të saj “Tomka dhe Shoket e Tij” (1977), ajo tashmë e kishte vendosur veten si një nga regjisoret në një prej industrive më të rëndësishme. Ndoshta sepse “filmat e fëmijëve” nuk tërhiqnin aq shumë vëmendjen e sistemit, Keko pati mundësinë të eksperimentonte stilistikisht me filmat e saj dhe ajo krijoi mënyra për t’i bërë fëmijët/aktorët e saj të vepronin natyrshëm para kamerës.

Për shumë shqiptarë që u rritën nën regjimin e Hoxhës, filmat e Kekos ende shkaktojnë kujtime nostalgjike përkundër përmbajtjes ideologjike të filmave dhe përkundër faktit se ato janë prodhuar për një periudhë që shumë preferojnë të harrojnë.

Xhanfise Keko mbetet ende regjisorja më e suksesshme femër e Shqipërisë duke shërbyer si një shembull i fuqishëm dhe duke mundësuar që femrat regjisore të kenë sot zërin e tyre në kinematografinë shqiptare. Ajo fitoi 11 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare me veprat e saj.

Xhanfise Keko u martua me regjisorin Endri Keko, me të cilin pati dy djem Ilirin dhe Teodorin.


Filmografi e shkurtuar si regjisore
• (1963) TREGIM PËR NJERZIT E PUNËS (film dokumentar)
• (1963) 1 MAJ 1963 (kinoreportazh)
• (1966) KALITEMI PËR MBROJTJEN E ATDHEUT (film dokumentar)
• (1966) MIQËSI E MADHE UNITET LUFTARAK (kinoreportazh)
• (1967) ATO ÇAJNË PËRPARA (film dokumentar)
• (1968) KALITEMI NEPËRMJET AKSIONEVE (film dokumentar)
• (1969) FESTIVALI ARTISTIK I FËMIJVE (film dokumentar)
• (1970) TINGUJT DHE FËMIJËT (film dokumentar)
• (1971) ABC…ZH (film artistik)
• (1972) SHKOLLA TINGUJ DHE NGJYRA (film dokumentar)
• (1972) PARA SHFAQJES (film dokumentar)
• (1972) KRYENGRITJE NË PALLAT (film artistik)
• (1973) MIMOZA LLASTICA (film artistik)
• (1974) BRIGADA E XXV (kinoreportazh)
• (1974) QYTETI MË I RI NË BOTË (film artistik)
• (1975) PËR POPULLIN, ME POPULLIN (film dokumentar)
• (1975) BENI ECËN VETË (film artistik)
• (1976) TINGUJT E LUFTËS (film artistik)
• (1977) TOMKA DHE SHOKËT E TIJ (film artistik)
• (1978) PAS GJURMËVE (film artistik)
• (1980) PARTIZANI I VOGËL VELO (film artistik)
• (1981) KUR XHIROHEJ NJË FILM (film artistik)
• (1982) NJË VONESË E VOGËL (film artistik)
• (1984) TAULANTI KËRKON NJË MOTËR (film artistik)


Si skenariste
• (1971)ABC…ZH skenar për film artistik/bashkautor-Peçi Dado)
• (1981) KUR XHIROHEJ NJË FILM (skenar për film artistik/bashkautore-Shpresa Vreto)
• (1982) NJË VONESË E VOGËL (skenar për film artistik/bashkautor-Bashkim Hoxha)
• 1984)TAULANTI KËRKON NJË MOTËR skenar për film artistik/bashkautor-Nexhati Tafa

Mali i Zi është anëtari më i ri i Eurimages

Në mbledhjen e 153-të të Bordit Menaxhues të Euirmages, që sapo përfundoi në kryeqytetin e Gjeogjisë, Tbilisi u miratua pranimi i Malit të Zi si shteti i 39-të anëtar i kësaj Organizate, prej 1 janarit 2019.

Produksionet malazeze mund të fillojnë aplikimet për afatin e ardhshëm të Eurimages.

Ky pranim shënon padyshim një votë besimi mbi industrinë kinematografike Malazeze, Qendrën e re të Filmit Malazez dhe politikave të ngritura prej saj.

I urojmë kolegëve malazezë suksese!

Për njoftimin e plotë klikoni këtu:
https://www.coe.int/en/web/eurimages/-/support-decisions-and-accession-of-a-new-member-state


Montenegro is the newest member Eurimages.

During the 153rd meeting of the Eurimages Board of Management, which just concluded in the Georgian capital of Tbilisi, the decision was taken to officially welcome Montenegro as the 39th member state of this organization, from January 1st, 2019.

This means that Montenegrin productions are eligible to apply for the next deadline of Eurimages.

This admission can be seen without doubt as a vote of confidence to the Montenegrin Film Industry and the newly established Film Centre of Montenegro and its policy-making.

Wishing the colleagues from Montenegro a lot of success.

For the full news please click here:
https://www.coe.int/en/web/eurimages/-/support-decisions-and-accession-of-a-new-member-state