Edicioni VIII i Deafilm Film Fest nis më datë 15 Tetor 2021, në amfiteatrin e Akademisë së Arteve.
Edhe ky edicion i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR vjen me një program të pasur me filma artistikë dhe dokumentarë.
Edicioni VIII i Deafilm Film Fest nis më datë 15 Tetor 2021, në amfiteatrin e Akademisë së Arteve.
Edhe ky edicion i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR vjen me një program të pasur me filma artistikë dhe dokumentarë.
U zhvillua në Romë nga data 06-10 tetor edicioni i dytë i Balkan Film Festival. Ky edicion kishte fokus Kosovën. Përveç filmave të shfaqur gjatë ditëve të aktivitetit u organizuan dhe panele me praninë e kritikëve dhe të ftuarve të festivalit.
Z. Eduart Makri, Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ishte pjesë e aktivitetit dhe bisedimeve për ecurinë e inisiativës së krijimit të Fondit të Filmit Ballkanik, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Italisë.
Nata finale është ditën e hënë, më datë 11.10.2021, ora 18:00, në kinemanë e rindërtuar të qytetit Gjirokastër.
Ky aktivitet financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Mbas një pune të lodhshme disa mujore JURIA NDERKOMBETARE vjen në qytetin e gurit të lashtë, mes atmosferës artistike, para publikut Gjirokastrit shpall Filmat europian fitues.
Në datat 12 dhe 13 tetor 2021 juria e fëmijëve të Gjirokastrës në vazhdim të jurive të fëmijëve të Tiranës dhe Shkodrës do të përzgjedhi Filmin Europian Fitues.
Moderatore Eneida Xhelili dhe Arlisa Gushi, drejtor artistik Artan MAKU.
Pune të mbarë festivalit i filmit të animuar për fëmijët 3-10 vjeç!
Filmi «Virgjëresha shqiptare» i regjisorit Bujar Alimani, premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës duke konkuruar për çmimin Filmi më i mirë.
Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Germany, Potemkino Port / Belgium, 90 Production / Albania, Circle Production / Kosovë.
Qendra Kombëtare E Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë.
Filmi gjithashtu është financuar nga ZDF ARTE, Qendra e Kinematografisë Kosovë, Eurimages dhe Creative Europe.
Filmi artistik «Streha mes reve», regjia Robert Budina, prodhuar nga shtëpia kinematografike «Era Film» do të shfaqet në Balkan Film Festival në Romë.
Filmi «Open Door» skenari Florenc Papas & Ajola Daja, regjia Florenc Papas, prodhuar nga shtëpia kinematografike «Bunker Film» me producent Eno Milkanin, ka fituar çmimin «UNISALENTO» në Festivalin e Filmit në Otranto, Itali.
Filmi artistik «Portreti i pambaruar i Clara Bellinit» me regji të Namik Ajazit, me skenar të Ruzhdi Pulahës, me drejtor fotografie Nino Celeste, fitoi çmimin «Filmi më i mirë me metrazh të gjatë» në edicionin e XXI të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Karlsruhe, Gjermani.
Komisionit Përzgjedhës për selektimin e filmit pjesëmarrës në «INTERNATIONAL FEATURE FILM AWARD» – edicioni i 94-të, i përbërë nga:
• Z. Eduart Makri, Kryetar i QKK
• Z. Ylli Pepo, Regjisor
• Z. Bashkim Hoxha, Skenarist
• Z. Ilir Keko, Regjisor
• Z. Kastriot Caushi, Aktor
• Z. Fatmir Koçi, Regjisor
VENDOSI:
Filmi «Dy Luanë drejt Venecias», skenari dhe regjia Jonid Jorgji, prodhuar nga shtëpia kinematografike «EJF Film» sh.p.k, të konkurojë në «INTERNATIONAL FEATURE FILM AWARD» – edicioni i 94-të si kanditatura e Shqipërisë në këtë edicion.
Filmi artistik «Virgjeresha Shqiptare», regjia Bujar Alimani çel edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë i cili zhvillohet nga data 8-17 tetor 2021.
Regjisori Alimani rikthehet në Varshavë për të dytën herë në konkurrim zyrtar. Pasi fitoi dy çmime me filmin «Delegacioni», skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani GRAND PRIX dhe ECUMENICAL AWARD në vitin 2018, Bujar Alimani rikthehet në Varshavë me filmin e tij të katërt në konkurim zyrtar në një festival të kategorisë A.
Filmi trajton ngjarjen e një vajze në Shqiperinë e veriut të viteve 60. Pas vrasjes së babait të saj, vajza vendos të sakrifikojë feminilitetin dhe të bëhet burrneshë duke vendosur drejtësinë. E gjithë kjo ndodh në një vend ku ështe vendosur diktatura komuniste dhe nuk është e lehte në mes të ndryshimeve politike që ndodhin të ruhet dinjiteti njerëzor, dhe dashuritë të cilat vihen në provë.
Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Germany, Potemkino Port / Belgium, 90 Production/Albania, Circle Production/ Kosovo.
Qendra Kombëtare E Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë.
Filmi gjithashtu është financuar nga: ZDF ARTE, Qendra e Kinematografisë së Kosovës, EurImages, Europe Creative
Më datë 22 Shtator 2021, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u organizua takimi me Kryetarët e shoqatave të kineastëve, në të cilën morën pjesë:
Z. Dritan Huqi, përfaqësues i Shoqatës «Albanian Producers and Filmmakers Association»
Znj. Sabina Kodra, Kryetare e Shoqatës «Albanian Woman in Audiovisual»
Z. Jonid Jorgji, Kryetar i Shoqatës së «Kineastëve të Rinj – Belmond»
Znj. Elkjana Gjipali, Shoqata e «Kineastëve të Rinj – Belmond»
Z. Pluton Vasi, Kryetar i Shoqatës «Universal Albanian Cinema»
Qendra Kombëtare e Kinematografisë përfaqësohej nga:
Z. Eduart Makri, Kryetar
Z. Arben Lami, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve
Znj. Shqiponja Dauti, Juriste
Ky takim u zhvillua me qëllim për të përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në Ligjin me №146/2014 «Për njoftimin dhe konsultimin publik». Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka nisur punën për miratimin e projektligjit «Për kinematografinë». Qendra Kombëtare e Kinematografisë vazhdon të jetë në pritje të propozimeve, komenteve dhe rekomandimeve të grupeve të interesit.
Në fund të mbledhjes u ra dakord që shoqatat e kineastëve do të dergojnë propozimet e tyre me shkrim për ndryshimet në ligj.