Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Jonid Jorgji – Biografia

Jonid Jorgji ka lindur në Tiranë, në vitin 1986 dhe ka ndjekur studimet në fushën e Filmit dhe më pas Politikës. Që nga Korriku i vitit 2025 drejton Qëndrën Kombëtare të Kinematografisë. Më pare ka drejtuar Agjencinë e Industrive Kreative, ku ka drejtuar një sërë projektesh kyçe kulturore dhe kreative, si Qendra e Artit Agimi, Kinemaja Maks Velo, Tirana Film Office, Microfolie Tirana, Kooperativa e Artit në Tiranë dhe nisma të tjera që mbështesin ekonominë kreative dhe ekosistemin e industrive krijuese në qytet.

Jonidi ka një përvojë të gjatë në industrinë e filmit. Që nga viti 2009, ai ka qënë President i Shoqatës së Kineastëve të Rinj Shqiptarë, ku është angazhuar në fuqizimin e artistëve të rinj dhe mbështetjen e krijimtarisë së tyre. Në vitin 2016, Jonid themeloi, një kompani për prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve audiovizive, nëpërmjet së cilës ka prodhuar dhe drejtuar filma, dokumentarë, reklama dhe më shumë. Gjithashtu, ai ka punuar për më shumë se një dekadë në media.

Përvoja e tij e gjerë në industrine e filmit dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të talenteve krijuese janë shtytës kyç në udhëheqjen e tij në skenën kulturore shqiptare. Gjatë dekadës së fundit, Jonid ka kontribuar në mënyrë aktive në formësimin e politikave kulturore, sociale dhe arsimore në Shqipëri.


Kryetarët e QKK ndër vite

1. Xhevdet Feri (1997)
2. Petrit Beci (1997-2000)
3. Petrit Rukaj (2000-2005)
4. Xhevdet Feri (2005-2009)
5. Artan Minarolli (2009-2014)
6. Ilir Butka (2014-2019)
7. Eduart Makri (2019-2023)
8. Eol Çashku (2024-2025)
9. Jonid Jorgji (në detyrë)