Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Rregullore e përgjithshme e mbështetjes financiare

KREU I
TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është të përcaktojë rregullat dhe kushtet përmes të cilave Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) mbështet financiarisht projektet kinematografike, regjistron producentët, distributorët, sallat, difuzorët si dhe lëshon lejet e qarkullimit për filmat dhe produktet audiovizuale të cilat qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2
Baza ligjore

Kjo Rregullore hartohet dhe bazohet në:
•Ligjin 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, (i ndryshuar), si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
•Konventën e Bernës “Për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike”, miratuar me Dekretin e Presidentit të Republikës Nr.487 Datë 9.3.1993.
•Ligjin nr. 109/2021 “Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Bashkëproduksionin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.01.2017;
•Komunikatën e Komisionit Evropian për ndihmën shtetërore për filmat dhe veprat e tjera audiovizive (Tekst me rëndësi për ZEE) (2013/C 332/01);
•Ligjin nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me to” (i ndryshuar).
•Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 656, datë 31.10.2018 “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të përhershme të njësive të qeverisjes qendrore” (i ndryshuar).

KREU II
FONDET DHE TË ARDHURAT E QKK

Neni 3
Burimet financiare

1.QKK-ja administron fonde publike, të përcaktuara si zë më vete në buxhetin e shtetit.
2.Të ardhurat e QKK-së përbëhen nga:
a.Të ardhurat që do të krijohen nga qarkullimi dhe shitja e veprave filmike, të prodhuara me financimin e QKK-së;
b.Të ardhurat që realizohen nga qarkullimi dhe shitja i produksionit kinematografik të Kinostudios “Shqipëria e Re” deri në vitin 1990;
c.1% e të ardhurave të realizuara nga shitja e biletave në kinema;
d.Tarifat e regjistrimit të producentëve, distributorëve, sallave si dhe ato për kategorizimin dhe licencimin e filmave që shfrytëzohen duke qarkulluar në territorin e Republikës së Shqipërisë;
e.Të ardhura të tjera nga sponsorë, organizata, donatorë e partnerë të huaj dhe vendas;
f.Të ardhurat që vijnë nga shfrytëzimi i të mirave dhe veprimtarive të tjera të kryera nga QKK-ja.

KREU III
DETYRAT KRYESORE TË QKK-së

Neni 4
Kompetencat dhe funksionet

4.1.Detyrat kryesore të QKK-së janë, por nuk kufizohen:
1.Përcakton shpërndarjen e fondit buxhetor për kategoritë e filmit (artistik, dokumentar, të animuar, seriale).
2.Shpërndan fondin për projektet që përmbushin kërkesat e rregullores për produksionin dhe shpërndarjen e filmit të cilat kanë vlera cilësore dhe interes kulturor kombëtar.
3.QKK-ja monitoron dhe raporton mbi ecurinë e projekteve dhe përdorimin e fondeve të miratuara.
4.Miraton projektet për realizimin e veprave filmike të producentëve shqiptar dhe bashkëprodhimeve ndërkombëtare.
5.Përcakton fondet për festivale e javë filmi kombëtare e ndërkombëtare.
6.Propozon ndryshime dhe përmirësime në ligje, vendime, urdhra e urdhëresa të fushës dhe veçanërisht, për masat organizative, teknike, ligjore dhe financiare, për një funksionim më të mirë të sistemit ligjor kombëtar të audiovizualit të cilat, pasi shqyrtohen nga Ministria përgjegjëse për Kulturën, paraqiten për miratim në Këshillin e Ministrave nëpërmjet Ministrit përgjegjës për Kulturën.
7.Mbështet financiarisht kualifikimin, specializimin dhe përgatitjen e kineastëve të rinj.
8.Mbështet projekte në fushën e audiovizualit si dhe botimet e ndryshme mbi veprimtarinë kinematografike dhe audivizuale.
9.Regjistron të gjithë personat fizikë e juridikë që ushtrojnë veprimtari në fushën e produksionit dhe të shpërndarjes së filmave sipas procedurave të përcaktuara në rregullore, si dhe pajis me certifikatë për ushtrimin e këtyre veprimtarive të gjithë aplikantët, që plotësojnë kushtet e nevojshme, të përcaktuara në rregullore.
10.Regjistron të gjithë entitetet publike, personat fizikë e juridikë që zotërojnë sallat a mjedise të tjera për shfaqjen e veprave filmike, sipas rregullave së shpërndarjes dhe shfaqjes së veprave filmike në territorin e Republikës së Shqipërisë.
11.Regjistron dhe pajis me leje qarkullimi filmat e realizuar brenda dhe jashtë vendit ose filma të importuar që do të shfaqen në territorin e Shqipërisë.
12.Kontrollon zbatimin e standardeve teknike të aparaturave që funksionojnë në Shqipëri për produksionin dhe shpërndarjen e veprave filmike.
13.Organizon aktivitete për kualifikimin dhe specializimin dhe rritjen e kapaciteteve të kineastëve.
14.Shqyrton dokumentacionin dhe kritetet e projekteve të paraqitura për konkurrim.
15.Analizon dokumentacionin tekniko-ekonomik të projekteve të paraqitura, duke zbatuar normativat e miratuara prej saj.
16.Mbështet financiarisht projektet e shpërndarjes së veprave filmike shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.

Neni 5
Mbështetja financiare

Mbështetja financiare e projekteve kinematografike ofrohet për kategoritë:
a)Projekte për zhvillim të filmit artistik:
b)Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
c)Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë – vepër e parë;
d)Projekte për filma artistikë me metrazh të shkurtër;
e)Projekte për filma dokumentarë;
f)Projekte për filma të animuar;
g)Projekte për postproduksion;
h)Projekte për vepra seriale artistike;
i)Për projekte për koproduksion në pakicë (minority coproduction);
j)Për projekte të ndryshme kinematografike:
•Projekte për ditë, javë dhe festivale filmi (kombëtare dhe ndërkombëtare);
•Projekte kinematografike për kualifikimin, specializimin, përgatitjen dhe trajnimin në vazhdim të kineastëve shqiptarë (konferenca, seminare, punëtori dhe aktivitete të tjera kinematografike);
•Projekte të ndryshme kinematografike për botime dhe përkthime librash kinematografikë, apo ngjarje të ndryshme për nder të kineastëve të shquar shqiptarë, projekte për organizimin e konferencave për kinemanë, projekte për organizime puntorie, projekte për organizime seminaresh kinematografike, projekte për pjesëmarrje në evente kinematografike të ndryshme, projekte muzeale kinematografike.
k)Mbështetje për edukimin e kineastëve dhe studentëve në fushën e audiovizualit.
l)Mbështetje për promovimin: pjesëmarrje në festivale dhe tregje filmi, promovimin e projektit të financuar nga QKK-ja.

Neni 6
Detyrat administrative dhe organizative

1.Administron fondin buxhetor për mbështetjen financiare të projekteve kinematografike, të cilët shpallen fitues nga Këshilli Miratues i Projekteve.
2.Mbështet financiarisht projektet që shpallen fituese me vlerësimin e Këshillit Miratues të Projekteve dhe miratimin e Kryetarit të përmbushin kërkesat e ligjit dhe Rregulloreve në fuqi.
3.Mbikëqyr të gjitha fazat e realizimit të projektit në bazë të detyrimeve kontraktuale.
4.Analizon dhe raporton për realizimin e projekteve të mbështetura financiarisht prej saj, dhe mbi ushtrimin financiar të planit të buxhetit në institucionet përkatëse.
5.Regjistron në platformat e veta zyrtare; kineastët, shoqatat e kineastëve, producent/ shtëpitë kinematografike (personat fizikë dhe juridikë që veprojnë në fushën audivizuale), distributor, difuzor, dhe salla kinemaje që operojnë në Republikën e Shqipërisë.
6.Pajis me lejen përkatëse producentët, distributorët, difuzorët dhe sallat e kinemave për të kryer funksionet e tyre, kundrejt pagesës së regjistrimit. Tarifat e regjistrimit përcaktohet me akte nënligjore.
7.Vizionon dhe pajis me Leje Qarkullimi veprat filmike të realizuara brenda vendit, ose të importuara nga jashtë, që shfaqen në sallat e kinemave kinemave, televizion dhe platforma dixhtale dhe online, në territorin e Shqipërisë, nëpërmjet Komisionit të Vizionimit i cili bën klasifikimin e filmit në përputhje me ligjin, si dhe kryen procedurat e nevojshme për pajisjen e filmit me leje qarkullimi dhe shfrytëzimi në territorin e RSH.
8.Kontrollon evidencat e transmetimeve përmes raporteve periodike të subjekteve të licencuara për shfrytëzimin përmes qarkullimit të filmave. Këtë informacion e siguron dhe koordinon me institucione që kanë në kompetencën e tyre monitorimin e transmetimit.
9.Miraton kërkesa për leje xhirimi për produksionet vendase dhe të huaja që xhirojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
10.Mbështet financiarisht kualifikimin dhe përgatitjen e kineastëve të rinj, duke koordinuar punën me Ministrinë përgjegjëse për Arsimin, Ministrinë përgjegjëse për Kulturën, institucionet arsimore dhe kulturore përkatëse brenda dhe jashtë vendit, si dhe fondacione kombëtare apo ndërkombëtare, që japin ndihmën e tyre në fushën e kinematografisë dhe audiovizualit.

KREU IV
MARRËDHËNIET E QKK-SË ME KINEASTËT, PRODUCENTËT/SHTËPITË KINEMATOGRAFIKE, DISTRIBUTORËT, DIFUZORËT DHE SALLAT E KINEMAVE

Neni 7
Regjistrimi në QKK

1.Producenti/Shtëpia kinematografike (këtu e më poshtë “Producenti”) duhet të ketë kryer procedurën e regjistrimit, para aplikimit në thirrje dhe fillimit të marrëdhënies financiare me QKK-në (nënshkrimi i kontratës).
2.Producentët, distributorët, difuzorët dhe sallat e shfaqjes publike (kinematë) regjistrohen në QKK çdo vit kalendarik.
3.Tarifat e regjistrimit vjetor janë të përcaktuara në aktet nënligjore.
4.Kineastët regjistrohen në platformën zyrtare të QKK-së të publikuar nga kjo e fundit.
5.Kineastët që regjistrohen për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën online:
•Mjeti i identifikimit (ID, Pasaportë)
•CV
•Portofol i Punëve
•Linku në IMDB
6.Producentët që regjistrohen për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania:
a)Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK;
b)Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit;
c)C.V e producentit/shtëpisë kinematografike;
d)Ekstrakt historik nga QKB.
7.Distributorët dhe difuzorët që regjistrohen për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania:
a)Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK;
b)Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit;
c)C.V e producentit/shtëpisë kinematografike;
d)Ekstrakt historik në QKB;
e)Fotokopje të licencës së AMA-s për difuzorët.
8.Sallat e shfaqjes (kinematë) që regjistrohen për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania:
a)Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK;
b)Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit;
c)Kapacitetet teknike dhe trafikun e audiencës
d)Historiku i aktiviteteve;
e)Ekstrakt historik nga QKB nëse janë private
f)Aktin e themelimit dhe Aktin e Administrimit (vendime për emërimin e administratorit, drejtuesit apo përfaqësuesit ligjor) nëse janë publike;
9.Producentët, distributorët difuzorët dhe sallat e shfaqjes (kinematë) që regjistrohen periodikisht për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania:
a)Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit periodik në QKK;
b)Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit.
10.Nëpunësi që administron sistemet AMS dhe SQDNE verifikon në sistem edhe ekstraktin e subjektit mbi objektin e aktivitetit të subjektit aplikues.
11.Procedura e regjistrimit vjetor kryhet në platformën e-albania, në varësi të llojit të shërbimit që kërkohet të ofrohet.
12.Pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm, QKK-ja pajis producentët, distributorët, difuzorët dhe sallat e shfaqjes publike (kinematë) me lejen përkatëse sipas objektit të veprimtarisë.
13.QKK-ja mund të refuzojë lejen në rast mungese apo pasaktësie të dokumentacionit të aplikantit.

Neni 8
Lejet e xhirimit

8.1. QKK-ja pas shqyrtimit të dokumentacionit, në përputhje me rregullat e saj, autorizon produksionin për t’u pajisur me lejen e xhirimit në instancat kompetente.
Dokumentacioni si më poshtë:
a)Kërkesë për autorizim për lejen xhirimi;
b)Sinopsis të projektit audiovizual;
c)Ekstrakt të kompanisë së Produksionit dhe C.V të saj;
d)Informacion për bashkëproducentët e projektit filmik (në rast se ka);
e)Përshkrim i vendeve ku do të kryhen xhirimet;
f)Plani kalendarik i xhirimeve;
Nuk do të marrin autorizimin e xhirimit projektet audiovizuale të cilat:
a)Nxisin hapur shkeljen e të drejtave themelore dhe kushtetuese të njeriut;
b)Cënojnë nderin dhe prestigjin e historisë dhe të kombit shqiptar;
c)Kanë përmbajtje apo nxisin ndjenja urrejtje, rraciste, etnike, fetare, terrorizëm, etj;
d)Ngrenë kultin e dhunës dhe kultivojnë ideologji fondamentaliste, etj;
e)Provokojnë urrejtjen sociale, racore ose çdo formë tjetër diskriminimi.

Neni 9
Paraqitja e projekteve për konkurim

1.Producentët paraqesin projektet për konkurim pranë zyrës së protokollit të QKK-së dhe në rrugë elektronike, përmes adresës email info@qkk.gov.al. Dokumentat e aplikimit ngarkohen vetëm me lidhje (link) në platformat e specializuara WeTransfer, MyAirBridge ose SwissTransfer.
2.Komisioni i Shqyrtimit të Projekteve do të skualifikojë projektet që nuk paraqesin fizikisht ose ngarkojnë në sistem të gjithë dokumentacionin e përcaktuar “I detyrueshëm”.
3.Dokumentat që kanë nevojë për nënshkrim do të ngarkohen të skanuara, pasi të jenë nënshkruar / vulosur (sipas rastit).
4.Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Komisioni i Shqyrtimit të Projekteve (KSHP), konform procedurës me të cilën operon, vendos për projektet që janë paraqitur në mënyrë korrekte, të cilët do të kalohen për shqyrtim në Këshillin Miratues të Projekteve.
5.Aplikantëve mund t’i kërkohen të dhëna shtesë nga KSHP.
6.Projekti do të skualifikohet në rast se producenti nuk paraqet dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga KSHP.
7.Argumentimi i KSHP për arsyet e skualifikimit, i përcillet producentit nga specialisti i projekteve.
8.Financimet private do të konsiderohen të vlefshme vetëm nëse garantohen nëpërmjet një Deklarate Bankare e cila vërteton depozitimin e fondeve në emër të projektit.
9.Për projektet e shpallura fituese nga Këshilli Miratues i Projekteve, producenti duhet të dorëzojë dokumentacionin origjinal pranë Drejtorisë së Projekteve të QKK-së përpara nënshkrimit të kontratës së financimit.

Neni 10
Rregulla të përgjithshme për aplikim

10.1. Producenti:
1.Producenti ka të drejtë të aplikojë për secilën thirrje vetëm me 1 (një) projekt.
2.Nuk mund të paraqesë projekt për aplikim, në rast se ka 2 (dy) kontrata në proces financimi. Përjashtim nga ky përcaktim bëjnë:
a)Projekte të kategorisë “Projekte të ndryshme kinematografike”.
b)Projekte të kategorisë “Koproduksione në Pakicë”.
3.Regjisori i cili ka një kontratë prodhimi ekzistuese, mund të aplikojë për filmin e rradhës, vëtëm në rastet kur ka përfunduar fazën e xhirimeve të veprës së fundit filmike të mbështetur financiarisht nga QKK-ja.
4.Duhet të garantojë se aplikon në QKK për financim mazhoritar, si dhe që shtetësia e filmit të ardhshëm do të jetë shqiptare.
5.Producentët që të aplikojnë për herë të parë në kategorinë film artistik me metrazh të shkurtër, film artistik dokumentar, duhet të paraqesin kontratë bashkëpunimi me një producent në rolin e producentit ekzekutiv me përvojë.
6.Producenti i cili ka një kontratë prodhimi ekzistuese, mund të aplikojë për filmin e rradhës, vëtëm në rastet kur ka përfunduar fazën e xhirimeve të veprës së fundit filmike të mbështetur financiarisht nga QKK-ja.
7.Producentët të cilët janë financuar për projekt “Zhvillim Filmi Artistik” mund të aplikojnë për prodhimin e filmit jo më herët se 9 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
8.Në rast mosmarrëveshje me producentin ekzekutiv gjatë produksionit, ndryshimi i producentit ekzekutiv, bëhet me miratimin e QKK-së.
9.Në rast të konstatimeve të shkeljeve kontraktuale, minimalisht 3 (tre) konstatime, producenti nuk ka të drejtë të aplikojë në thirrjet e ardhshme për një periudhë kohe 3 (tre) vjeçare.
10.2 Regjisori
1.Ka të drejtë të aplikojë për secilën thirrje vetëm me 1 (një) projekt.
2.Regjisori i cili ka një kontratë prodhimi ekzistuese, mund të aplikojë për filmin e rradhës, vëtëm në rastet kur ka përfunduar fazën e xhirimeve të veprës së fundit filmike të mbështetur financiarisht nga QKK-ja.
3.Në rastet kur Producenti është edhe Regjisor i projektit kinematografik në dokumentat e aplikimit për kategoritë Film Artistik me Metrazh të Shkurtër, Film Artistik Vepër e Parë, Serial dhe Film Artistik me metrazh të gjatë duhet të depozitojë kontratën me producentin ekzekutiv me përvojë që do të angazhohet në projekt.
10.3. Të tjera
1.Do të pranohen në konkurim vetëm projektet që kërkojnë financim mazhoritar në QKK dhe që garantojnë paraprakisht se shtetësia e filmit të ardhshëm do të jetë shqiptare.
2.Hapja e konkurseve shpallet publikisht dhe i njoftohet producentëve dhe kineastëve në faqen zyrtare të internetit të QKK-së, në Buletinin Zyrtar të Kinematografisë, në faqen zyrtare www.qkk.al, si dhe në mjetet e tjera të komunikimit elektronik.
3.Afati i aplikimit për konkurset për film artistik me metrazh të gjatë dhe film artistik vepër e parë dhe seriale të jetë të paktën një muaj nga data e shpalljes. Për të gjitha projektet e tjera kinematografike ky afat mund të jetë më i shkurtër.

Neni 11
Organizimi dhe publikimi i thirrjeve për aplikime

1.Publikimi i thirrjeve për aplikime/projekte zhvillohet çdo vit dhe i referohet periudhës 1 vjeçare, gjatë së cilës Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) pranon dhe vlerëson kërkesat për financim ose mbështetje, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996 “Për Kinematografinë” (i ndryshuar), Statutit të QKK-së.
2.Afatet dhe Procedura e Thirrjeve:
a)Thirrjet mund të hapen dy ose më shumë herë në vit. Në varësi të fondeve dhe prioriteteve të QKK-së, në përputhje me Ligjin nr. 8096/1996 dhe aktet nënligjore përkatëse, mund të hapen thirrje për projekte të rëndësisë së veçantë;
b)Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë brenda afatit të shpallur nga QKK, duke respektuar rregullat e përcaktuara në Rregulloren e Përgjithshme të Financimeve dhe Lejeve të QKK.
c)Para shqyrtimit nga Këshilli Miratues i Projekteve, projektet kalojnë fillimisht në Komisionin e Shqyrtimit të Projekteve (KSHP) për verifikimin e përputhshmërisë me kriteret administrative dhe ligjore të përcaktuara në aktet rregullatore të QKK-së.
d)Gjatë vitit mund të hapen dhe thirrje të veçanta jo të parashikuara në kalendar.

Neni 12
Kritere të detyrueshme për kualifikimin në konkurim

Krahas rregullave të përgjithshme për aplikim, të përshkruara në nenin 10 të kësaj Rregullore për secilin lloj të projekteve, duhet të mbahen parasysh edhe kritere të veçanta të detyrueshme si më poshtë:

12.1.Projekte për zhvillim filmi artistik
i.Producenti duhet të jetë subjekt shqiptar, i cili mund të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
b)Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
ii.Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare. Në rastet kur ka më shumë se një regjisor, njëri duhet të ketë detyrimisht shtetësi shqiptare.
iii.Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën dy filma me metrazh të shkurtër, të realizuar me fonde të pavarura ose me fonde publike, përzgjedhur në festivale kombëtare ose ndërkombëtare.

12.2.Projekte për film artistik me metrazh të gjatë – Vepër e parë:
i.Producenti duhet të jetë subjekt shqiptar, i cili mund të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë;
ii.Producenti duhet të ketë realizuar jo më pak se tre (3) vepra filmike të përfunduara, nga të cilat të paktën dy (2) duhet të jenë të financuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK).
iii.Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare. Në rastet kur ka më shumë se një regjisor, njëri duhet të ketë detyrimisht shtetësi shqiptare;
iv.Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar jo më pak se dy (2) filma me metrazh të shkurtër, të cilët plotësojnë së paku njërin nga kriteret e mëposhtme:
a)Janë financuar nga QKK-ja; ose
b)Janë financuar nga fonde publike dhe janë kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtar ose ndërkombëtare të njohur nga autoritetet kompetente; ose
c)Janë realizuar me fonde të pavarura dhe janë kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare të njohur nga autoritetet kompetente.

12.3.Projekte për film artistik me metrazh të gjatë:
i. Producenti duhet të jetë subjekt shqiptar, i cili mund të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë;
ii.Producenti duhet të ketë realizuar të paktën tre vepra filmike përmbushur të paktën tre (3) kontrata financimi me QKK, nga të cilat të paktën një (1) duhet të jetë për film artistik me metrazh të gjatë ose film artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë.
iii.Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare. Në rastet kur ka më shumë se një regjisor, njëri duhet të ketë detyrimisht shtetësi shqiptare.
iv.Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën një (1) film me metrazh të gjatë – vepër e parë ose film me metrazh të gjatë, i cili plotëson njërin nga kriteret e mëposhtme:
a)Të jetë financuar nga QKK-ja, ose
b)Të jetë financuar nga fonde publike dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare të njohur;

12.4.Projekte për film artistik me metrazh të shkurtër:
i.Producenti duhet të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
b)Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
ii.Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare. Në rastet kur ka më shumë se një regjisor, njëri duhet të ketë detyrimisht shtetësi shqiptare.
iii.Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën një (1) film me metrazh të shkurtër, i cili plotëson njërin nga kriteret e mëposhtme:
a)Të jetë financuar nga fonde publike dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtar ose ndërkombëtare, ose
b)Të ketë realizuar një film të shkurtër me fonde të pavarura dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare, ose
c)Regjisori duhet të ketë përfunduar studimet Bachelor/Master për Regji Filmi, brenda ose jashtë vendit. Për të diplomuarit jashtë vendit, diploma duhet të jetë e njësuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

12.5.Projekte për film dokumentar:
i.Producenti duhet të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
b)Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
ii.Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare. Në rastet kur ka më shumë se një regjisor, njëri duhet të ketë detyrimisht nënshtetësi shqiptare;
iii.Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën 1 film dokumetar ose një film me metrazh të shkurtër, të realizuar me fonde të pavarura ose me fonde publike, pjesëmarrës në festivale kombëtare ose ndërkombëtare ose film dokumentar diplome.

12.6.Projekte për film të animuar:
i.Producenti duhet të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
b)Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
ii.Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare;
iii.Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën 1 film te animuar, të realizuar me fonde të pavarura ose me fonde publike, pjesëmarrës në festivale kombëtare ose ndërkombëtare ose film diplome.
iv.Në rastet kur ka më shumë se një regjisor, njëri duhet të ketë detyrimisht nënshtetësi shqiptare.

12.7.Projekte për postproduksion:
i.Producenti duhet të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
b)Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
ii.Producenti duhet të ketë prodhuar së paku dy filma nga të cilët njëri me financimin e QKK-së;
iii.Regjisori duhet ta ketë veprën që aplikon, film të gjatë artistik vepër e parë ose film të gjatë artistik.

12.8.Projekte për seriale artistike
i.Producenti duhet të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
b)Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
ii.Producenti duhet të ketë realizuar të paktën dy vepra filmike, nga të cilat njëra me financimin e QKK-së;
iii.Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare. Në rastet kur ka më shumë se një regjisor, njëri duhet të ketë detyrimisht shtetësi shqiptare.
iv.Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën një film me metrazh të gjatë, të realizuar me fonde të pavarura ose me fonde publike, pjesëmarrës në festivale kombëtare ose ndërkombëtare.

12.9.Projekte të Ndryshme Kinematografike
i.Subjekti duhet të jetë
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesi (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
b)Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë.
i.Producenti duhet të ketë përmbyllur me sukses të paktën një projekt me financimin e QKK-së;
ii.Drejtuesi i projektit mund të ketë shtetësi shqiptare apo të huaj dhe të ketë përvoja të mëparshme në organizimin e aktiviteteve të ngjashme brenda ose jashtë vendit;
iii.Drejtuesi i projektit duhet të ketë:punuar së paku në dy projekte të ngjashme brenda ose jashtë vendit‘
iv.Për projekte distribuimi, difuzimi, promovimi brenda ose jashtë vendit, producentët duhet të paraqesin kërkesën për financim, ftesën dhe preventivin e veprave që kërkojnë mbështetje financiare nga QKK-ja;
v.Për projektet e botimeve letrare në fushën e kinematografisë, producenti që paraqet kërkesën për financim, duhet të depozitojë kontratat me autorin dhe me shtëpinë botuese.

12.10.Projekte për Koproduksion në Pakicë (Minority Coproduction)
i.Producenti duhet të jetë subjekt shqiptar, i cili mund të jetë:
a)Subjekt juridik, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë; ose
ii.Producenti shqiptar, duhet të ketë përmbyllur të paktën 1 (një) film artistik me metrazh të gjatë, me financim nga QKK-ja;
iii.Producenti mazhoritar, duhet të ketë siguruar minimalisht 70% të buxhetit të filmit të parashikuar në kontratën e koproduksionit;
iv.Projekti të ketë marrë mbështetje financiare prej institucioneve publike nga vendi i origjinës (e vlefshme për vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian);
v.Kontributet në natyrë (in kind) dhe vënie në pjesëmarrje (diferrals), do të pranohen si fonde të konfirmuara deri në një maksimum prej 15% të buxhetit total të koproduksionit.

12.11.Mbështetje për programet e edukimit
QKK mbështet financiarisht kualifikimin dhe përgatitjen e kineastëve të rinj, studentëve, duke koordinuar punën me Ministrinë përgjegjëse për Arsimin, Ministrinë përgjegjëse për Kulturën, institucionet arsimore dhe kulturore përkatëse brenda dhe jashtë vendit, si dhe fondacione kombëtare apo ndërkombëtare, që japin ndihmën e tyre në fushën e kinematografisë dhe audiovizualit. Studentët, kineastët e rinj në kuadër të specializimeve, edukimit të mëtejshëm, kualifikimeve, rritjes në karriere, mbështeten financiarisht nga QKK-ja përmes një thirrje të vecantë e cila qendron e hapur gjatë gjithë vitit dhe shqyrtohen sipas nevojës.

12.11.1.Kriteret e detyrueshme për aplikim për studentët
a.Të jetë shtetas shqipëtar
b.Të jetë i regjistruar në vitin akademik për të cilin po kërkon mbështetjen financiare;
c.Të ketë performancën akademike mbi mesataren;

12.11.2.Kriteret e detyrueshme për aplikim për të tjerët:
a.Të jetë shtetas shqiptar;
b.Të jetë i rregjistruar në platformën e QKK-së si kineast;
c.Të ketë përvojë në fushën e Audiovizualit

12.11.3.Dokumentacioni i detyrueshëm i kërkuar për aplikim:
1.Kërkesa e motivuar për mbështetjen financiare, arsyet pse kërkohet mbështetje;
2.C.V e aplikantit;
3.Formulari i aplikimit;
4.Vërtetim student që konfirmon regjistrimin dhe vitin e studimit (kur aplikanti është student);
5.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
6.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
7.Dëshmi penaliteti;
8.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.

12.12.Mbështetja për promovim
Me “Promovim projekti” kuptohet promovimi i projektit të financuar nga QKK-ja brenda dhe jashttë vendit, pjesëmarrje në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Producentët mund t’i drejtohen me kërkesë QKK-së për mbështetjen financiare. Kjo kategori qëndron e hapur gjatë gjithë vitit. Producenti para se tëparaqesë kërkesën për financim, duhet:
a)Të depozitojë (depozitë ligjore) nga një kopje të filmit, negativ dhe pozitiv nëse është xhiruar me pelikul ose një Hard Disk format DNG dhe një kopje DCP në AQSHF si dhe një kopje DCP dhe një skedar Apple ProRes,Mp4 në QKK;
b)Të paraqesë në QKK, raportin financiar dhe raportin narrativ të realizimit të projektit.
c)Të realizojë premierën kombëtare të filmit të financuar nga QKK brenda afateve të përcaktuara në kontratën e financimit dhe duhet të zhvillohet në sallë kinemaje. Producenti përjashtohet nga detyrimi i premierës kombëtare në rast se kërkon mbështetjen për shfaqjen botërore në festivale ndërkombëtare.

Neni 13
Rregulla të përgjithshme për financim

1.Producenti mund të nënshkruajë dy kontrata, Brenda harkut kohor të 1(një) viti, por nuk mund të financohet për realizimin e dy projekteve në të njëjtën kohë. Përjashtim nga ky përcaktim bëjnë:
a)Projekte të kategorisë “Projekte të ndryshme kinematografike”;
b)Projekte të kategorisë “Koproduksione në Pakicë”.
c)Projekte të kategorisë “Promovim”
d)Projkete të kategorise “Postproduksion”
2.Në rastet kur nënshkruhen dy kontrata financimi (përveç rasteve të përjashtuara në pikën 1), financimi i projektit të dytë do të bëhet pasi produksioni të ketë kryer premierën. Zbatimi i projektit të dytë mund të garantohet me fonde të siguruara nga vetë produksioni në mënyrë alternative, ose me fondet e veta.
3.Producentët apo autorët të cilët përfshihen në një proces gjyqësor lidhur me projektin, pavarësisht nga gjinia ose kategoria, nuk mund të:
a)kualifikohet në konkurim,
b)përfitojnë financim fillestar,
c)përfitojnë vazhdim të financimit,
d)realizohet përmbyllja e projektit.
Në rastet e sipërpërmendura, projekti pezullohet deri në vendimmarrje të formës së prerë të gjykatës.
4.Projektet në financim për të cilët konstatohet nga Komisioni i Monitorimit se nuk respektohen detyrimet kontraktuale, do t’i nënshtrohen vendimmarrjes së Kryetarit të QKK-së lidhur me:
a)rishikim të masës së financimit të projektit,
b)vazhdimësisë së realizimit të projektit,
c)aplikim i masave administrative ndaj producentit.

Neni 14
Nënshkrimi i Kontratës

1.Projekti kinematografik, i cili shpallet fitues me vendim të Këshillit Miratues të Projekteve, do të financohet pasi vendimi i Këshillit Miratues të Projekteve të miratohet nga Kryetari i QKK-së. Në rastet kur Kryetari e kthen me arsyetim me shkrim pa e miratuar vendimin e Këshillit Miratues të Projekteve, kjo e fundit rimblidhet dhe e rishqyrton. Vendimi që merret në këtë rast është i formës së prerë.
2.Producenti duhet të paraqitet për të nënshkruar kontratën e financimit për projektin e miratuar deri në një vit nga data e miratimit të financimit.
3.Tejkalimi i afatit të sipërpërmendur, pavarësisht nga arsyet, përfshirë edhe pamundësinë e përfundimit të negociatave për nënshkrimin e kontratës, e anullon vendimin e Këshillit Miratues të Projekteve dhe të Kryetarit për financimin e projektit.
4.Në raste të veçanta, sidomos kur situata financiare e QKK-së e mundëson një gjë të tillë, afatet e sipërpërmendura mund të ndryshohen me vendim të Kryetarit të QKK-së mbështetur në raportin e Komisionit të Monitorimit të Projekteve.
5.Producenti, para nënshkrimit të kontratës së financimit me QKK, duhet të paraqesë këto dokumenta:
a)Preventivin përfundimtar për realizimin e projektit, në përputhje me vlerën e financimit të miratuar nga QKK-ja;
b)Kontratën me autorët kryesorë të filmit/projektit;
c)Planin kalendarik të realizimit të projektit;
d)Kontratë/a koproduksioni (në varësi të llojit të projektit), ose Deklaratë e Produksionit, në të cilën garantohet mbulimi i zërave që nuk financohen nga QKK-ja;
e)Dokumenta të tjera që vlerësohen se janë të nevojshme në varësi të llojit të projektit, apo janë caktuar nga Këshilli Miratues i Projekteve për t’u paraqitur në këtë fazë.
6.Producenti duhet të paraqesë këto dokumenta shtesë për filmin artistik me metrazh të gjatë:
a)Montazhin financiar/Planin Financiar të projektit, ku pasqyrohet financimi i të gjithë koproducentëve;
b)Raport i periudhës së zhvillimit të projektit;
c)Strategjinë e distribucionit dhe difuzionit të veprës.
7.Për projektet kinematografike, financimi fillestar do të jetë jo më shumë se 80% e fondit të akorduar nga QKK-ja.
8.Kritere të detyrueshme për shtëpinë e produksionit pasi janë shpallur fitues:
a)Vërtetim nga QKB-ja që ka status aktiv;
b)⁠Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
c)⁠Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore për shtëpinë e produksionit, si dhe për administratorin e Subjektit e lëshuar brenda tre muajve pas shpalljes fitues, si dhe vërtetim që nuk ka proces ndjekje penale;
d)Kopje të certifikuara të një ose më shumë bilanceve të dy viteve të fundit;
a)Vërtetim nga QKB-ja që ka status aktiv;
b)⁠Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
c)⁠Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore për shtëpinë e produksionit, si dhe për administratorin e Subjektit e lëshuar brenda tre muajve pas shpalljes fitues, si dhe vërtetim që nuk ka proces ndjekje penale;
d)Kopje të certifikuara të një ose më shumë bilanceve të dy viteve të fundit;
e)Kopje të deklaratave të xhiros vjetore (pasqyrat financiare) të dy viteve të fundit.

Neni 15
Termat kryesore të Kontratës

Kontrata e financimit nga QKK-ja hartohet në zbatim të dispozitave të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë ku përfshihen termat e mëposhtëm:
a)Afatet e realizimit të projektit;
b)Vlerën dhe periudhat e financimit të projektit nga QKK-ja;
c)Detyrimin e Produksionit për dorëzimin në QKK të dokumentave justifikuese për shpenzimet financiare të kryera siaps fazave të financimit të përcaktuara në kontratë, të cilat shqyrtohen nga Komisioni Financiar;
d)Detyrimin për depozitimin e situacionit përfundimtar të realizimit të projektit, ku shprehet në përqindje kontributi i secilës palë koproducente;
e)Sanksionet në rastet e moszbatimit të detyrimeve kontraktore;
f) Në të gjitha daljet publike dhe promovimin e projektit, të përmendë MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QENDRËS KOMBËTARE TË KINEMATOGRAFISË në mënyrë të qartë;
g)Në të gjithë materialin publicitar të projektit si posteri, fletë palosjet, ftesat, spotet televizive, në media apo rrjete sociale, të përmendë mbështetjen financiare të QKK-së në mënyrë të qartë dhe jo konvencionale.

Neni 16
Të drejta dhe detyrime të tjera para mbylljes së Projektit

1.Në përfundim, para mbylljes së procedurës administrative të projektit filmik, producenti ka detyrim:
a)Të depozitojë (depozitë ligjore) nga një kopje të filmit, negativ dhe pozitiv nëse është xhiruar me pelikul ose një Hard Disk format DNG dhe një kopje DCP në AQSHF si dhe një kopje DCP dhe një skedar Apple ProRes, Mp4 në QKK;
b)Të paraqesë në QKK, raportin financiar dhe raportin narrativ të realizimit të projektit.
c)Të realizojë premierën kombëtare të filmit të financuar nga QKK-ja brenda afateve të përcaktuara në kontratën e financimit dhe duhet të zhvillohet në sallë kinemaje.
d)Në titrat e filmit dhe në materialet promocionale të vendoset logo e QKK-së, e të shkruhet: “Me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”.
e)Deklarimin e të ardhurave nga qarkullimi dhe shfrytëzimi i veprës, i cili gjatë vitit të parë të shfrytëzimit bëhet çdo tre muaj, gjatë tre viteve pasardhëse deklarimi bëhet çdo gjashtë muaj, ndërsa për pjesën e mbetur deri në fund të 10 viteve, deklarimi bëhet çdo vit.

KREU V
PROJEKTET E KOPRODUKSIONEVE NË PAKICË

Neni 17
Përkufizime

Projektet e koproduksioneve në pakicë, “Projekte Minority Coproduction”, janë projektet filmike, që realizohen në koproduksion, ku produksioni shqiptar është në pakicë. Si të tilla konsiderohen projektet që garantojnë të paktën njërën nga kriteret e mëposhtme:
1.Projekte filmike të autorëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi;
2.Projekte filmike të huaja, të cilat plotësojnë, të paktën një nga kriteret e mëposhtme:
a)Filmi trajton temë shqiptare;
b)Një pjesë e xhirimeve të filmit kryhet në Shqipëri;
c)Gjuha origjinale e filmit të jetë gjuha shqipe, në jo më pak se 50% të tij dhe versioni i kopjes përfundimtare të jetë i subtitruar në gjuhën shqipe në pjesët ku nuk flitet shqip;
d)Projekte filmike të huaja, me interes të veçantë, të cilat garantojnë cilësi përmes autorëve, interpretëve, producentëve, distributorëve të mirënjohur botërisht dhe do të shpenzojnë në Shqipëri një masë të konsiderueshme të buxhetit të tyre nëpërmjet xhirimeve apo proceseve të tjera të produksionit të filmit.

Neni 18
Rregullat e përgjithshme për financim

1.Projektet që do të paraqiten për konkurim në këtë kategori, do të financohen në bazë të vlerësimit të ekspertizës financiare të QKK-së, por në çdo rast deri në 15% e vlerës së projektit
2.Financimi që akordohet nga QKK-ja për këto projekte, duhet që të shpenzohet në masën 100% të tij, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky financim do të përdoret për përballimin e shpenzimeve të produksionit, apo për angazhimin e ekipit teknik dhe/ose interpretëve shqiptarë në projektin filmik.
3.Mund të aplikojnë për financim në pakicë vetëm producentë shqiptarë.

KREU VI
DOKUMENTACIONI I DOSJES SË PROJEKTIT

Neni 19
Projekte për film artistik me metrazh të gjatë

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
1.Kërkesë e motivuar për financimin e projektit kinematografik,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i filmit,
4.Synopsis i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta,
5.Përmbledhja e skenarit – deri në 2 faqe,
6.Përmbledhja e skenarit – deri në 20 faqe,
7.Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.),
8.Skenari përfundimtar (shkruar në programin final draft ose ekuivalent),
9.Certifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën,
10.Aktmarrëveshje paraprake me bashkëproducentë vendas/të huaj,
11.Vizioni i regjisorit/Trajtimi regjisorial i veprës së ardhshme – deri 3 faqe,
12.C.V. e Producentit ku të pasqyrohen veprat e mëparëshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka,
13.Shënimet e Producentit – Vizioni i producentit për montazhin financiar të projektit (strategjia e produksionit dhe distribucionit të projektit),
14.Link në Vimeo të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të produksionit,
15.C.V. e Skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara, për filmat paraardhës, në rast se ka,
16.C.V. e Regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
17.Link të pjesëmarrjes në konkurim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/s të çmimeve të fituara në rast se ka,
18.Link në Vimeo të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të regjisorit,
19.Aktmarrëveshje paraprake me autorët kryesorë realizues të projektit.
20.Aktmarrëveshje me Producentin Ekzekutiv që do të angazhohet në realizimin e projektit (në rast se producenti është edhe regjisor),
21.Deklaratë (në përgjegjësi personale) për distribucionin/shitjen e filmave të prodhuar me financimin e QKK dhe të ardhurat e realizuara,
22.Deklaratë e shtëpisë kinematografike,
23.Deklaratë për shtetësinë shqiptare të filmit të ardhshëm,
24.Deklaratë e skenaristit.
25.Planin kalendarik të realizimit të projektit,

B.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Ilustrime vizuale me fotografi, story board, kinoprovë provizore, apo xhirime të thjeshta, që ndihmojnë Këshillin Miratues të Projekteve për perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit,
b)Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit dhe interpretuesit kryesorë të veprës,
c)Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 20
Projekte për film artistik me metrazh të gjatë-vepër e parë

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
1.Kërkesë e motivuar për financimin e projektit kinematografik,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i filmit,
4.Synopsis i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta,
5.Përmbledhja e skenarit – deri në 2 faqe,
6.Përmbledhje e zgjeruar e skenarit – deri në 20 faqe,
7.Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre vizual, psikologjik, etj.,
8.Skenari përfundimtar (shkruar në programin final draft ose ekuivalent),
9.Certifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën,
10.Aktmarrëveshje paraprake me bashkëproducentë vendas/të huaj,
11.Vizioni i regjisorit/Platforma regjisoriale për veprën e ardhshme – deri 3 faqe,
12.C.V. e Producentit ku të pasqyrohen dy veprat filmike të mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
13.Shënimet e Producentit- Vizioni i producentit për realizimin e projektit (strategjia e produksionit dhe distribucionit të projektit).
14.Link në Vimeo të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën dy veprave të mëparshme të Producentit,
15.C.V. e Skenaristit, ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara për filmat paraardhës, në rast se ka,
16.C.V. e Regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës ose për filma ku ka punuar si asistent i regjisë shoqëruar me letra rekomandimi nga regjisori,
17.Link në vimeo të shoqëruar me fjalëkalim, të së paku dy veprave filmike paraardhëse të regjisorit,
18.Aktmarrëveshje paraprake me autorët kryesorë realizues të projektit,
19.Aktmarrëveshje me Producentin Ekzekutiv që do të angazhohet në realizimin e projektit në rast se producenti është edhe regjisor,
20.Deklaratë në përgjegjësi personale për distribucionin/shitjen e filmave të prodhuar me financimin e QKK dhe të ardhurat e realizuara,
21.Link/s të pjesëmarrjes në konkurim zyrtar në festival/e kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/s të çmimeve të fituara në rast se ka,
22.Deklaratë e shtëpisë kinematografike,
23.Deklaratë për shtetësinë shqiptare të filmit të ardhshëm,
24.Deklaratë e skenaristit.
25.Planin kalendarik të realizimit të projektit,

B.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Ilustrime vizuale me fotografi, story board, casting provizor, apo xhirime të thjeshta, që ndihmojnë Këshillin Miratues të Projekteve për të perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit,
b)Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit dhe interpretuesit kryesorë të veprës,
c)Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 21
Projekte për film artistik me metrazh të shkurtër

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim
1.Kërkesë e motivuar për financimin e projektit kinematografik,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i filmit,
4.Synopsis i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta,
5.Përmbledhja e skenarit – deri në 3 faqe,
6.Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.),
7.Skenari përfundimtar shkruar në programin final draft ose ekuivalent,
8.Certifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën,
9.Vizioni i regjisorit/Trajtimi regjisorial për veprën e ardhshme – deri 3 faqe,
10.Shënimet e Producentit – Vizioni i producentit për realizimin e projektit, strategjia e produksionit dhe distribucionit të projektit,
11.Aktmarrëveshje paraprake me bashkëproducentë vendas/të huaj, nëse ka;
12.C.V. e Skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
13.C.V. e Producentit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka,
14.Kontratë me një producent ekzekutiv me përvojë;
15.C.V. e Regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka, ose për filma ku ka punuar si asistent i regjisë shoqëruar me letra rekomandimi nga regjisori,
16.Link të pjesëmarrjes në festivale ndërkombëtare të filmave të Regjisorit, si dhe link ose certifikatë të çmimeve të fituara në rast se ka,
17.Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) të veprës paraardhëse të regjisorit,
18.Aktmarrëveshje paraprake me autorët kryesorë realizues të projektit,
19.Deklaratë në përgjegjësi personale për distribucionin/shitjen e filmave të prodhuar me financimin e QKK dhe të ardhurat e realizuara nga shfrytëzimi,
20.Deklaratë e shtëpisë kinematografike,
21.Deklaratë për shtetësinë shqiptare të filmit të ardhshëm,
22.Deklaratë e skenaristit.
23.Planin kalendarik të realizimit të projektit,

Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Ilustrime vizuale me fotografi/story board, të cilat ndihmojnë Këshillin Miratues të Projekteve për perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit,
b)Aktmarrëveshje paraprake me bashkëproducentë vendas ose të huaj,
c)Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit/interpretuesit e veprës,
d)Informacione/shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë prezantimin e projektit.

Neni 22
Projekte për film dokumentar

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim
1.Kërkesë për shqyrtimin dhe financimin e projektit kinematografik,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i filmit,
4.Përmbledhja e skenarit – deri në 5 faqe,
5.Synopsis i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta,
6.Skenari përfundimtar shkruar në programin final draft ose ekuivalent. (Jo i detyrueshëm), ose përshkrim të detajuar të skenave të mundëshme,
7.Certifikatë për regjistrimin e skenarit ose përshkrimit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën,
8.Vizioni i Regjisorit/Trajtimi regjisorial për veprën e ardhshme – deri 2 faqe,
9.C.V. e Producentit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
10.Kontratë me një producent ekzekutiv me përvojë prej së paku tre filmash të financuar nga QKK pavarësisht nga metrazhi,
11.Shënimet e Producentit- Vizioni i producentit për realizimin e projektit (strategjia e produksionit dhe distribucionit të projektit),
12.C.V. e Skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të mirënjohura të filmit dokumentar;
13.C.V. e Regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare ndërkombëtare të mirënjohura të filmit dokumentar
14.Link të pjesëmarrjes në festivale ndërkombëtare filmi, të filmave të regjisorit, si dhe link ose certifikatë të çmimeve të fituara në rast se ka,
15.Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) të veprës paraardhëse të regjisorit,
16.Aktmarrëveshje paraprake me autorët e projektit,
17.Deklaratë (në përgjegjësi personale) për distribucionin/shitjen e filmave të prodhuar me financimin e QKK dhe të ardhurat e realizuara,
18.Deklaratë e shtëpisë kinematografike,
19.Deklaratë për shtetësinë shqiptare të filmit të ardhshëm,
20.Deklaratë e skenaristit.
21.Plani kalendarik i realizimit të projektit.

B.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Deklaratë për pjesëmarrje në festivale të filmit të mëparshëm, si edhe çmimet e fituara (në rast se ka),
b)Aktmarrëveshje paraprake me bashkëproducentë vendas dhe/ose të huaj,
c)Informacione apo shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 23
Projekte për film të animuar

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim
1.Kërkesë e motivuar për shqyrtimin dhe financimin e projektit kinematografik,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i filmit,
4.Përmbledhja e skenarit – deri në 5 faqe në varësi të minutazhit të produktit final,
5.Synopsis i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta,
6.Skenari përfundimtar shkruar në programin final draft ose ekuivalent,
7.Certifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën,
8.Personazhet dhe dekoret. Materializimi i personazheve dhe dekoreve në teknikën dhe formatin me të cilën do të realizohet filmi (vizatim, kolazh, kukulla, plasteline, 3D etj),
9.Story-board,
10.Vizioni i Regjisorit/Platforma regjisoriale për veprën e ardhshme – deri 2 faqe,
11.C.V. e Producentit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
12.Shënimet e Producentit- Vizioni i producentit për realizimin e projektit (strategjia e produksionit dhe distribucionit të projektit),
13.Aktmarrëveshje paraprake me bashkëproducentë vendas/të huaj,
14.C.V. e Skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka,
15.C.V. e Regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka ose për filma animacioni ku ka punuar si asistent i regjisë shoqëruar me letra rekomandimi nga regjisori,
16.Link të pjesëmarrjes në konkurim zyrtar në festivale ndërkombëtare të filmave të Regjisorit, si dhe link ose certifikatë të çmimeve të fituara në rast se ka,
17.Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalimi) të veprës paraardhëse të regjisorit,
18.Aktmarrëveshje paraprake me autorët e projektit,
19.Deklaratë (në përgjegjësi personale) për distribucionin/shitjen e filmave të prodhuar me financimin e QKK dhe të ardhurat e realizuara,
20.Deklaratë e shtëpisë kinematografike,
21.Deklaratë për shtetësinë shqiptare të filmit të ardhshëm,
22.Deklaratë e skenaristit.
23.Planin kalendarik të realizimit të projektit,

B.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Pilot ose render 10 – 30 sekonda, i cili do të shërbejë për të krijuar një ide më të qartë rreth qasjes artistike dhe estetike, atmosferës, animacionit, teknikës dhe formatit me të cilin do të realizohet filmi,
b)Projekti i distribucionit dhe territoret e shitjes së filmit (kontrata aktmarrëveshje, apo letra qëllimi nga distributorë të ndryshëm vendas, apo të huaj),
c)Informacione apo shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 24
Projekte për promovimin e kinematografisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim
1.Kërkesë nga producenti për shqyrtimin dhe financimin e projektit promovues,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i projektit,
4.Plani kalendarik,
5.Aktmarrëveshje paraprake me partnerë të realizimit të aktivitetit, vendas/të huaj,
6.C.V. e shtëpive kinematografike,
7.C.V. e drejtuesit të projektit,
8.Shënimet e aplikantëve për qëllimin e pjesëmarrjes dhe informacione mbi shkëmbimet dhe korrespondancat me partnerë të mundshëm,
9.Raport narrativ për pjesëmarrjet e mëparshme në aktivitete të ngjashme.

B.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Informacione apo shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 25
Projekte të ndryshme kinematografike

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim
1.Kërkesë për shqyrtimin dhe financimin e projektit kinematografik,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i projektit,
4.Plani kalendarik,
5.Aktmarrëveshje paraprake me partnerë të realizimit të aktivitetit, vendas/të huaj,
6.C.V. e shtëpisë kinematografike ku të pasqyrohet së paku një projekt me financimin e QKK,
7.C.V. e drejtuesit të projektit, ku të pasqyrohen së paku dy projekte të ngjashme brenda ose jashtë vendit,
8.C.V.-të e ekipit zbatues të projektit (të paktën tre),
9.Shënimet e producentit për realizimin e projektit,
10.Raport narrativ për edicionin e mëparshëm të aktivitetit (nëse nuk është financuar nga QKK),
11.Deklaratë (në përgjegjësi personale) për të ardhurat e realizuara nga projekte të mëparshëm të prodhuar me financimin e QKK,
12.Marrëveshje në parim për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e veprave që kërkojnë mbështetje financiare nga QKK për projekte distribuimi, difuzimi dhe promovimi,
13.Kontratat me autorin dhe shtëpinë botuese për projektet e botimeve letrare në fushën e kinematografisë,
14.Deklaratë e shtëpisë kinematografike.

B.Dokumentacion shtesë (jo i detyrueshëm):
a)Informacione apo shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 26
Projekte për zhvillim të filmave artistikë

1.Me “Zhvillim projekti”, kuptohet ndjekja, frekuentimi i forumeve, laboratorëve, punëtorive, etj., të organizuara nga institucione publike, apo të pavarura, të cilat janë të njohura zyrtarisht në nivel ndërkombëtar dhe konsistojnë në:
a)Zhvillim skenari;
b)Zhvillim produksioni, e cila nënkupton sigurim koproduksioni real vendas ose të huaj, me financime publike, ose private.
2.Financimet private do të konsiderohen të vlefshme vetëm nëse garantohen nëpërmjet një deklarate bankare e cila vërteton depozitimin e fondeve në emër të projektit.
3.Kritere të detyrueshme për kualifikim në konkurim në këtë kategori, do të jenë kriteret e detyrueshme të kategorisë përkatëse ku kualifikohet vepra e ardhshme kinematografike.
4.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
1.Kërkesë për financimin e projektit kinematografik,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i zhvillimit të projektit,
4.Trajtimi artistik (jo më pak se 10 faqe),
5.Synopsis i shkurtër (5 rreshta),
6.Përmbledhja e skenarit (deri 2 faqe),
7.Skenar i plotë në rast se ka,
8.Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre vizual, psikologjik, etj.,
9.Strategjia e zhvillimit të projektit/skrenarit e hartuar nga autorët e projektit, seminare dhe forume ndërkombëtare ku planifikoni të prezantoni dhe zhvilloni projektin/skenarin,
10.C.V. e Producentit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
11.Shënimet e Producentit- Vizioni i producentit për realizimin e projektit (strategjia e produksionit dhe distribucionit të projektit),
12.C.V. e Skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
13.C.V. e regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka,
14.Aktmarrëveshje paraprake me autorët realizues të projektit.
15.Raport mbi qarkullimin, promovimin, dhe rezultatet e tjera të veprës së mëparshme të regjisorit.
16.Raport mbi qarkullimin, promovimin, dhe rezultatet e tjera të veprës së mëparshme të producentit.
17.Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) të veprës së mëparshme të Produksionit.
18.Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) të veprës së mëparshme të regjisorit.
19.Listë me link/s të pjesëmarrjes në konkurim zyrtar në festivale ndërkombëtare të Filmit të mëparshëm të Regjisorit, si dhe të çmimeve të fituara në rast se ka.
20.Deklarata e Producentit për distribucionin e veprave filmike të mëparshme.
21.Deklaratë e shtëpisë kinematografike.
22.Deklaratë e skenaristit.
23.Plani kalendarik i realizimit të projektit,
5.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Aktmarrëveshje apo kontrata paraprake me bashkëproducentë (vendas apo të huaj),
b)Informacione apo shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 27
Projekte për koproduksion në pakicë

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim
1.Kërkesë për financimin e projektit kinematografik,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi i filmit, nënshkruar nga të gjithë bashkëproducentët, ku të jetë përcaktuar pjesa e zërave që do të shpenzohet në Shqipëri,
4.Synopsis i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta,
5.Përmbledhja e skenarit – deri në 20 faqe,
6.Skenari përfundimtar (shkruar në programin final draft ose ekuivalent),
7.Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.),
8.Vizioni i Regjisorit/Trajtimi regjisorial për veprën e ardhshme,
9.Raport për ecurinë e filmit të mëparshëm të regjisorit,
10.Kontrata e koproduksionit, e nënshkruar nga të gjithë bashkëproducentët, shoqëruar me preventivin e filmit, në të cilin të përcaktohen përqindjet e pjesëmarrjes për secilin bashkëproducent,
11.Plani financiar i projektit, ku të jenë specifikuar të gjitha burimet e konfirmuara dhe të pritshme për të përfituar mbështetje financiare,
12.Konfirmim/vërtetim/dëshmi (origjinal ose fotokopje e noterizuar), që vërteton se produksioni ka siguruar mbështetje nga fonde publike,
13.Përshkrim i vendeve ku do të realizohen xhirimet e filmit, ku të mirëpërcaktohet kohëzgjatja e xhirimeve në territorin shqiptar,
14.Kontrata e produksionit mazhoritar për marrjen e të drejtave me skenaristin,
15.Kontrata e produksionit mazhoritar për marrjen e të drejtave me regjisorin,
16.C.V. e Produksionit mazhoritar, ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
17.C.V. e shtëpisë kinematografike shqiptare (minority coproduction), ku të pasqyrohen të paktën dy filma artistikë me metrazh të gjatë njëri prej të cilëve me financimin e QKK, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
18.C.V. e skenaristit, ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
19.C.V. e regjisorit, ku të pasqyrohen realizimi i një filmi me metrazh të gjatë të mbështetur me fonde publike dhe të pavarura si dhe vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka,
20.Link në Vimeo shoqëruar me fjalëkalim, të veprave të mëparshme të Regjisorit
21.Link të pjesëmarrjes në konkurim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/s të çmimeve të fituara (në rast se ka),
22.Deklaratë (në përgjegjësi personale) për distribucionin/shitjen e filmave të prodhuar me financimin e QKK,
23.Deklaratë e shtëpisë kinematografike,
24.Plani kalendarik i realizimit të projektit.

B.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Ilustrime vizuale me fotografi, story board, casting provizor, apo xhirime të thjeshta, që ndihmojnë Këshillin Miratues të Projekteve për perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit,
b)Projekti distribucioni dhe territoret e shitjes së filmit (kontrata aktmarrëveshje, nga distributorë të ndryshëm vendas/të huaj),
c)Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 28
Projekte për postproduksion

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim
1.Kërkesë motivimi për financimin e projektit,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar i filmit,
4.Synopsis i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta,
5.Përmbledhja e skenarit – deri në 2 faqe,
6.Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.),
7.Skenari përfundimtar (shkruar në programin final draft ose ekuivalent),
8.Certifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën,
9.Kontratë me bashkëproducentë vendas/të huaj nëse ka,
10.Strategjia e distribucionit kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe marrëveshje në parim me distributorë lokalë ose ndërkombëtarë.
11.Vizioni i producentit për produksionin e projektit.
12.Vizioni i regjisorit/Platforma regjisoriale për veprën e ardhshme – deri 3 faqe,
13.C.V. e Producentit ku të pasqyrohen së paku dy filma nga të cilët njëri me financimin e QKK, si dhe vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka,
14.Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) montazhit paraprak (rough cut),
15.Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) të veprës së mëparshme të producentit,
16.C.V. e Skenaristit,
17.C.V. e Regjisorit ku të pasqyrohen, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës ose për filma ku ka punuar si asistent i regjisë shoqëruar me letra rekomandimi nga regjisori,
18.Kontratë me autorët kryesorë realizues të veprës,
19.Deklaratë (në përgjegjësi personale) për distribucionin/shitjen e filmave të prodhuar me financimin e QKK dhe të ardhurat e realizuara nëse ka,
20.Link/s të pjesëmarrjes në konkurim zyrtar në festival/ekombëtare dhe ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/s të çmimeve të fituara nëse ka,
21.Deklaratë e shtëpisë kinematografike,
22.Deklaratë për shtetësinë shqiptare të filmit të ardhshëm,
23.Deklaratë e skenaristit.
24.Planin kalendarik i postproduksionit dhe distribucionit

B.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 29
Projekte për seriale artistike

A.Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim
1.Kërkesë motivimi për financimin e projektit,
2.Formulari i aplikimit,
3.Preventivi financiar,
4.Synopsis i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta,
5.Përmbledhja e skenarit – deri në 2 faqe për episod,
6.Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.),
7.Skenari përfundimtar i episodeve të serialit, shkruar në programin final draft ose ekuivalent,
8.Certifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën,
9.Aktmarrëveshje paraprake me bashkëproducentë vendas/të huaj,
10.Kontratë parashitje ose para blerje me rrjete mediatike kombëtare,
11.Vizioni i regjisorit/Platforma regjisoriale për veprën e ardhshme – deri 3 faqe,
12.C.V. e Producentit ku të pasqyrohen së paku dy vepra filmike nga të cilat njëra të jetë realizuar me financimin e QKK si dhe vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmin paraardhës, nëse ka,
13.Shënimet e Producentit- Vizioni i producentit për realizimin e projektit (strategjia e produksionit dhe distribucionit të projektit).
14.Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) të veprës së mëparshme të producentit,
15.C.V. e Skenaristit,
16.C.V. e Regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurim zyrtar në festivale kombëatre dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka, ose për filma ku ka punuar si asistent i regjisë shoqëruar me letra rekomandimi nga regjisori,
17.Aktmarrëveshje me autorët kryesorë realizues të veprës,
18.Deklaratë (në përgjegjësi personale) për distribucionin/shitjen e filmave të prodhuar me financimin e QKK dhe të ardhurat e realizuara nëse ka,
19.Link të pjesëmarrjes në konkurim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link të çmimeve të fituara nëse ka,
20.Deklaratë e shtëpisë kinematografike,
21.Deklaratë për shtetësinë shqiptare të filmit të ardhshëm,
22.Deklaratë e skenaristit.
23.Planin kalendarik të realizimit të projektit.

B.Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
a)Ilustrime vizuale me fotografi, story board, casting provizor, apo xhirime të thjeshta, që ndihmojnë Këshillin Miratues të Projekteve për perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit,
b)Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit dhe interpretuesit kryesorë të veprës,
c)Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

KREU VII
DISPOZITA TË FUNDIT

1.Anekset e kësaj rregulloreje, miratohen me vendim të Kryetarit.
2.Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë.