NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant, në pozicionin e Përgjegjësit/es të Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, klasa III-2.
Për këtë vend vakant, ftohen të aplikojnë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundëvajtjeje penale;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa displinore e largimit nga shërbimi civil ose nga vendi i fundit i punës.
Kritere të posaçme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në Ekonomiks ose Financë-Kontabilitet. Po ashtu diploma “Bachelor” duhet të jetë e së njëjtës fushë.
- Të ketë të paktën 5 (pesë) vite përvojë, nga të cilat të paktën 3 vite në administratë;
- Të zotërojë gjuhën angleze, minimalisht niveli B2.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
- Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në link-un: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dëshmi penaliteti;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës puna.gov.al dhe me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al. Afati i fundit i aplikimit është 29 prill 2026, ora 16:00.
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me njohuritë:
- Mbi ligjin nr.8096 datë 21.03.1966 “Për Kinematografinë”, i ndryshuar;
- Mbi ligjin nr.10 296 më datë 08.07.2010 “Për menahimin dhe kontrollin financiar” (i ndryshuar);
- Mbi udhëzimin e Ministrit të Financave nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” (i ndryshuar).
- Mbi ligjin nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar);
- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar;
- Mbi ligjin nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Si dhe në lidhje me motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 30/04/2026, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Qendra Kombëtare e Kinematogarfisë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant, në pozicionin e:
- Specialist/e i/e Shërbimeve Mbështetëse, klasa IV-2.
Për këtë vend vakant, ftohen të aplikojnë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundëvajtjeje penale;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa displinore e largimit nga shërbimi civil ose nga vendi i fundit i punës.
Kritere të posaçme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Professional”, në Fakultetin e Shkencave Sociale , Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë apo Fakultetin e Ekonomisë.Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune në institucione publike në fusha të lidhura me: administratë, shërbime mbështetëse, menaxhim dokumentacioni dhe projekti;
- Të ketë eksperiencë në: përpunimin dhe administrimin e dokumenteve zyrtare, ndjekjen e procedurave administrative, komunikimin dhe koordinimin me struktura të brendshme dhe të jashtme;
- Eksperienca në përdorimin e sistemeve elektronike/administrative konsiderohet avantazh
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
- Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në link-un: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dëshmi penaliteti;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës puna.gov.al dhe me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al. Afati i fundit i aplikimit është 29 prill 2026, ora 16:00.
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me njohuritë:
- Mbi ligjin nr.8096 datë 21.03.1966 “Për Kinematografinë”, i ndryshuar;
- Mbi udhëzimin e Ministrit të Financave nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” (i ndryshuar).
- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar;
- Mbi ligjin nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Si dhe në lidhje me motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 30/04/2026, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Qendra Kombëtare e Kinematogarfisë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant, në pozicionin:
Përgjegjësit/es të Sektorit të Promovimit të Kinematografisë, klasa III-2.
Për këtë vend vakant, ftohen të aplikojnë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundëvajtjeje penale;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa displinore e largimit nga shërbimi civil ose nga vendi i fundit i punës.
Kritere të posaçme:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë (Master shkencor ose ekuivalent) në fusha të tilla si: arte/kinematografi, menaxhim kulturor, marrëdhënie ndërkombëtare, komunikim, ose fusha të ngjashme.
- Të ketë përvojë profesionale jo më pak se 5 vite në sektorin e kinematografisë, industrive krijuese, projekteve ndërkombëtare ose në fusha të lidhura me politikat kulturore.
- Të ketë njohuri të thelluara mbi zhvillimin e politikave në sektorin e filmit dhe industrive kreative.
- Të ketë përvojë në hartimin dhe zhvillimin e strategjive, projekteve dhe iniciativave në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.
- Të ketë përvojë në promovimin ndërkombëtar të projekteve, eventeve apo produkteve kulturore/artistike.
- Të ketë aftësi të provuara në krijimin dhe zhvillimin e rrjeteve profesionale me institucione, organizata dhe partnerë ndërkombëtarë.
- Të ketë njohuri të mira mbi tregun ndërkombëtar të filmit dhe mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar (koproduksione, fonde, festivale, etj.).
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze; njohja e një gjuhe tjetër të huaj përbën avantazh.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikimi.
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, si dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
- Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në link-un: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dëshmi penaliteti;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës puna.gov.al dhe me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al. Afati i fundit i aplikimit është 29 prill 2026, ora 16:00.
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me njohuri9ë:
- Mbi ligjin nr.8096 datë 21.03.1966 “Për Kinematografinë”, i ndryshuar;
- Mbi ligjin nr.109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin kinematografik ( e rishikuar), Roterdam, 30.01.2017”;
- Mbi ligjin nr.8967 datë 07.11.2002 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëprodhimit kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë sëRepublikës Italiane”;
- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar;
- Mbi ligjin nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Si dhe në lidhje me motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën
Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 30/04/2026, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Qendra Kombëtare e Kinematogarfisë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE VAKANT
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall 1 (një) vend vakant, në pozicionin:
- Specialist/e Jurist/e pranë Sektorit të Projekteve dhe Vlerësimit Financiar, klasa IV-2
Për këtë vend vakant, ftohen të aplikojnë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:
1.Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundëvajtjeje penale;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa displinore e largimit nga shërbimi civil ose nga vendi i fundit i punës.
2.Kritere të posaçme:
- Të zotërojë minimumi diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;
- Përvoja: Të ketë 3 (tre) vite eksperiencë pune në profilin jurist/e;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; b- aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën e stafit nën varësi; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi.
3.Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati aplikant duhet të dorëzojë këto dokumente:
- Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në link-un: https://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë së Shqipërisë të përcillet detyrimisht njësimi nga Ministria përgjegjëse për Arsimin;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dëshmi penaliteti;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.
Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës puna.gov.al dhe me e-mail, në adresën info@qkk.gov.al. i fundit i aplikimit është 29 prill 2026, ora 16:00.
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me njohuritë:
- Mbi ligjin nr.8096 datë 21.03.1966 “Për Kinematografinë” (i ndryshuar);
- Mbi ligjin nr.109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin kinematografik ( e rishikuar), Roterdam, 30.01.2017”;
- Mbi ligjin nr.10 296 më datë 08.07.2010 “Për menahimin dhe kontrollin financiar” (i ndryshuar);
- Mbi udhëzimin e Ministrit të Financave nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” (i ndryshuar);
- Mbi ligjin nr.162 datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” ( i ndryshuar);
- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” (i ndryshuar);