Aplikim për regjistrimin vjetor të Producentëve
Ky shërbim u mundëson të gjithë personave juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së filmave, të bëjnë regjistrimin vjetor të Producentit. Producent i një vepre filmike është një person ose grup personash fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, që organizon e mbështet ekonomikisht dhe merr përgjegjësinë për realizimin e veprës filmike me ose pa fond buxhetor. Ai gëzon të drejtën e shfrytëzimit ekonomik mbi veprën filmike të realizuar. Qendra Kombëtare e Kinematografisë kryen regjistrimin vjetor të subjekteve juridikë dhe fizikë të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së filmave.
Aplikim për regjistrimin vjetor të Distributorëve/Difuzorëve
Ky shërbim u mundëson të gjithë personave juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e shpërndarjes së filmave, të bëjnë regjistrimin vjetor të Distributorit/Difuzorit.
Distributor/Difuzor është personi fizik ose juridik apo një grup personash fizikë a juridikë, apo një ndërthurje e tyre, vendas ose të huaj, që realizon për qëllime përfitimi ekonomik tregtimin ose shpërndarjen e veprës filmike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë kryen regjistrimin vjetor të subjekteve juridikë dhe fizikë të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e shpërndarjes së filmave.
Aplikim për konfirmim financimesh për projektet e miratuara
Ky shërbim mundëson aplikimin për konfirmimin e financimit për projektet e miratuara nga Këshilli i Miratimit të Projekteve, i cili nevojitet për sigurimin e bashkëprodhimeve për realizimin e projekteve filmike.
Aplikim për pajisje me leje qarkullimi filmat që shfaqen në territorin e Republikës së Shqipërisë
Ky shërbim u mundëson të gjithë personave juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e shpërndarjes së filmave., të aplikojnë për pajisje me leje qarkullimi për filmat që shfaqen në terrritorin e RSH. Komisioni i Vizionimit pajis me leje për qarkullim veprat filmike të krijuara brenda territorit të Shqipërisë ose të importuara nga jashtë. Distributori që dëshiron të marrë liçensën e qarkullimit duhet të paraqesë kopjen e filmit në format elektronik. Kopja e filmit duhet të jetë e njëjtë në gjatësi dhe cilësi me kopjen që do të qarkullojë. Për pajisjen me Leje qarkullimi, distributori është i detyruar të përgatisë për qarkullim filmin të dubluar ose të subtitruar në gjuhën shqipe.