Gjatë forumit, Kryetari i QKK-së, Z. Jonid Jorgji ndau vizionin dhe perspektivën e institucionit në panelin e diskutimit, mbi rëndësinë thelbësore, që kanë festivalet e filmit për rajonin tonë dhe mbarë Europën. Festivalet e filmit janë shumë më tepër se thjesht ngjarje kulturore; ato janë platforma jetike për shkëmbimin e ideve, zbulimin e talenteve të reja dhe rritjen e qëndrueshmërisë së industrisë sonë audiovizuale.
Ndërtimi i urave të bashkëpunimit rajonal dhe integrimi i ngushtë me rrjetet europiane mbeten hapa kyç për të fuqizuar kinemanë ballkanike dhe për t’i dhënë zërin e merituar krijuesve tanë në skenën ndërkombëtare.








