Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Rregullore e përgjithshme e mbështetjes financiare

Neni 1
Baza Ligjore

Kjo Rregullore hartohet në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar; ligjit nr. 109/2021 “Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin Kinematografik, e rishikuar, Roterdam, 30.01.2017; ligjit nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me to” të ndryshuar, si dhe akteve të tjera nënligjore të miratuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Neni 2
Qëllimi

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është të përcaktojë rregullat dhe kushtet përmes të cilave Qendra Kombëtare Kinematografisë (QKK) mbështet financiarisht projektet kinematografike, regjistron producentët, distributorët, kineastët, sallat e kinemasë si dhe lëshon lejet e qarkullimit për filmat dhe produktet audiovizuale të cilat qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë. Kjo Rregullore synon gjithashtu garantimin e transparencës, parashikueshmërisë dhe reduktimin e kontestimeve gjatë procesit të konkurrimit, financimit, zbatimit dhe mbylljes së projekteve.

Neni 3
Përkufizime

Në këtë rregullore termat e mëposhtëm, kanë këto kuptime:
“QKK” është Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
• “Shtëpi Kinematografike (SHK)” është çdo person fizik ose entitet privat juridik, i themeluar dhe i regjistruar sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, që ka si objekt veprimtarie zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e veprave kinematografike, shpërndarjen e tyre, organizimin e aktiviteteve, eventeve dhe projekteve në fushën e kinematografisë.
• “Producent Ekzekutiv” është personi fizik që ushtron veprimtari profesionale në fushën e prodhimit kinematografik dhe që mban përgjegjësi për organizimin, strukturimin financiar dhe menaxhimin e procesit të prodhimit të një vepre kinematografike. Producenti ekzekutiv koordinon marrëdhëniet ndërmjet shtëpisë kinematografike, autorëve dhe bashkëpunëtorëve të projektit, si dhe mbikëqyr zbatimin financiar, organizativ dhe administrativ të projektit gjatë gjithë fazave të realizimit.
“Regjisor” është personi fizik që mban përgjegjësinë artistike dhe krijuese për realizimin e veprës kinematografike, duke udhëhequr dhe mbikëqyrur procesin e xhirimit, interpretimin, gjuhën filmike, stilin vizual dhe ritmin narrativ, në përputhje me skenarin dhe konceptin regjisorial të veprës.
• “Regjisor Karriere” është regjisori i cili ka realizuar të paktën një film të gjatë me fonde publike kombëtare ose ndërkombëtare.
• “Kineast” quhet çdo profesionist në fushën e kinematografise që plotëson kriteret e mëposhtme:
Eksperiencë të drejtpërdrejtë në rolin e drejtuesit të departamenteve në prodhime filmike ose aktor në role kryesore ose dytësore.
• “Autorët Kryesorë të Veprës” përfshijnë rolet kryesore artistike të filmit: regjia, skenari, muzika dhe drejtori i fotografisë
• “Marrëveshje bashkëprodhimi” është kontrata e lidhur ndërmjet dy ose më shumë producentëve, të vendosur në shtete të ndryshme, për realizimin e përbashkët të një vepre kinematografike, ku përcaktohen kontributet financiare dhe artistike, ndarja e të drejtave të shfrytëzimit, si dhe përgjegjësitë përkatëse të palëve.
• “Distributor” është personi fizik ose juridik apo një grup personash fizikë a juridikë, vendas ose të huaj, që realizojnë për qëllime përfitimi ekonomik tregtimin ose shpërndarjen e veprës filmike.
• “Difuzor” është personi juridik privat ose personi fizik i regjistruar sipas legjislacionit në fuqi, i licensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), që ushtron veprimtari transmetimi të veprave filmike, përmes shërbimeve mediatike audiovizive lineare ose jo-lineare, përveç shfaqjes në sallat e kinemasë.
• “Sallë Shfaqjeje / Kinemaje” është hapësira e pajisur me infrastrukturë teknike dhe kushte të përshtatshme për shfaqjen publike të veprave filmike, në kuadër të ushtrimit të një aktiviteti ekonomik.

Neni 4
Burimet Financiare

1.QKK administron fonde publike, të përcaktuara si zë më vete në buxhetin e shtetit.

2.Të ardhurat e QKK përbëhen nga:
• Të ardhurat që krijohen nga qarkullimi dhe shitja e veprave filmike, të prodhuara me financimin e QKK.
• Të ardhurat që realizohen nga qarkullimi dhe shitja e prodhimeve kinematografike të Kinostudios “Shqipëria e Re” deri në vitin 1990.
• 1% e të ardhurave të realizuara nga shitja e biletave në sallat e kinemave në territorin e Shqipërisë.
• Tarifat e regjistrimit të Shtëpive Kinematografike, distributorëve, sallave si dhe ato për kategorizimin dhe licensimin e filmave që shfrytëzohen duke qarkulluar në territorin e Republikës së Shqipërisë.
• Të ardhura të tjera nga sponsorë, organizata, donatorë e partnerë vendas dhe të huaj.
• Të ardhurat që vijnë nga shfrytëzimi i të mirave dhe veprimtarive të tjera të kryera nga QKK.

Neni 5
Kompetencat dhe Funksionet

Detyrat kryesore të QKK janë por nuk kufizohen:
• Përcakton shpërndarjen e fondit buxhetor për të gjitha kategoritë e filmit.
• Shpërndan fondin për projektet që përmbushin kërkesat e Rregullores për prodhimin dhe shpërndarjen e filmit të cilat kanë vlera artistike dhe interes kulturor kombëtar.
• QKK monitoron dhe raporton mbi ecurinë e projekteve dhe përdorimin e fondeve të miratuara.
• Miraton projektet për realizimin e veprave filmike të producentëve shqiptarë dhe bashkëprodhimeve ndërkombëtare.
• Përcakton fondet për festivale e javë filmi kombëtare e ndërkombëtare.
• Propozon ndryshime dhe përmirësime në ligje, vendime, urdhëra e udhëzime të fushës dhe veçanërisht, për masat organizative, teknike, ligjore dhe financiare, për një funksionim më të mirë të sistemit ligjor kombëtar të audiovizualit të cilat, pasi shqyrtohen nga Ministria përgjegjëse për Kulturën, paraqiten për miratim në Këshillin e Ministrave nëpërmjet Ministrit përgjegjës për Kulturën.
• Anëtarësimet në organizatat dhe rrjetet ndërkombëtare të filmit si dhe pjesëmarrja në evente ndërkombëtare të rëndësishme të filmit.
• Mbështet financiarisht kualifikimin, specializimin dhe përgatitjen e kineastëve të rinj.
• Mbështet projekte në fushën e audiovizualit si dhe botimet e ndryshme mbi veprimtarinë kinematografike dhe audiovizualit.
• Regjistron të gjithë personat fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së filmave, individët dhe profesionistët që ushtrojnë profesionin e tyre në fushën e audiovizualit, sipas procedurave të përcaktuara në rregullore, si dhe pajis me çertifikatë për ushtrimin e këtyre veprimtarive të gjithë aplikantët, që plotësojnë kushtet e nevojshme, të përcaktuara në rregullore.
• Regjistron të gjithë entitetet publike, personat fizikë e juridikë që zotërojnë salla a mjedise të tjera për shfaqjen e veprave filmike, sipas rregullave së shpërndarjes dhe shfaqjes së veprave filmike në territorin e Republikës së Shqipërisë.
• Regjistron dhe pajis me leje qarkullimi filmat e realizuar brenda dhe jashtë vendit ose filma të importuar që do të shfaqen në territorin e Shqipërisë.
• Shqyrton dhe analizon dokumentacionin dhe kriteret e projekteve të paraqitura për konkurrim si dhe kriteret tekniko-ekonomike, duke zbatuar normativat e miratuara prej saj.
• Mbështet financiarisht promovimin dhe shpërndarjen e veprave filmike shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.
• Çertifikon profesionistët e industrisë audiovizuale sipas kategorisë dhe eksperiencës përkatëse.

Neni 6
Mbështetja Financiare

Mbështetja financiare e projekteve kinematografike për kategoritë:
• Projekte për zhvillim të filmit artistik me metrazh të gjatë:
• Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë;
• Projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë – vepër e parë;
• Projekte për filma artistikë me metrazh të shkurtër;
• Projekte për filma dokumentarë me metrazh të gjatë;
• Projekte për filma të animuar me metrazh të shkurtër;
• Projekte për pasprodhim;
• Projekte për bashkëprodhim në pakicë (minority coproduction);
• Projekte të ndryshme kinematografike:
• Projekte për ditë, javë dhe festivale filmi (kombëtare dhe ndërkombëtare);
• Projekte të ndryshme kinematografike për botime dhe përkthime librash kinematografikë, apo ngjarje të ndryshme për nder të kineastëve të shquar shqiptarë,
• Projekte për organizimin e konferencave për kinemanë,
• Projekte për organizime punëtorish, Projekte për organizime seminaresh për kinemanë, aktivitete rrjetëzimi me praninë e kineastëve ndërkombëtarë në Shqipëri, etj.
• Mbështetje për edukimin e kineastëve dhe studentëve në fushën e audiovizualit.
• Mbështetje për promovimin:
• Pjesëmarrje në festivale ndërkombëtare të rëndësishme, kur projekti i financuar nga QKK ose i pavarur është përzgjedhur në konkurrim.
• Market screening në tregjet më të rëndësishme të filmit;
• Pjesëmarrje në evente të rëndësishme.

Neni 7
Regjistrimi në QKK

1. Shtëpitë kinematografike, producentët, kineastët, distributorët, difuzorët dhe sallat e shfaqjes publike /kinematë duhet të kenë kryer procedurën e regjistrimit për vitin kalendarik aktual me afat që nga momenti i regjistrimit deri në 31 dhjetor.

2. Tarifat e regjistrimit vjetor janë të përcaktuara në aktet nënligjore.

3. Çdo subjekt që regjistrohet për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tij, ngarkon në platformën e-albania:
a. Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK;
b. Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit/ individit;
c. CV;
d. Ekstrakt historik nga QKB kur aplikohet;
e. Vërtetim i gjendjes gjyqësore për administratorin/individin.

3.1 Distributorët dhe difuzorët që regjistrohen për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania edhe Fotokopje të licencës së AMA-s për difuzorët.

4. Sallat e shfaqjes / kinemave që regjistrohen për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania:
a. Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK;
b. Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit;
c. Kapacitetet teknike (pajisjet e projeksionit, sistemin audio etj.) kapacitetin e ulëseve dhe të dhënat statistikore mbi frekuentimin dhe shitjen e biletave (nëse aplikohet)
d. Historiku i aktiviteteve;
e. Ekstrakt historik nga QKB nëse janë private;
f. Aktin e themelimit dhe Aktin e Administrimit; vendime për emërimin e administratorit, nga Institucioni Përgjegjës në ngarkim për drejtuesit apo përfaqësuesit ligjorë kur  janë publike.
g. Vërtetim i gjendjes gjyqësore për administratorin (kur janë private).

5. Shtëpitë Kinematografike, Producentët, Kineastët, Distributorët, Difuzorët dhe Sallat e Shfaqjes që regjistrohen periodikisht për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania:
a. Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit periodik në QKK;
b. Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit;
c. Vërtetimine gjendjes gjyqësore për administratorin/individin.
d. Plan vendosjen dhe kapaciteti i uleseve.

6. Nëpunësi që administron sistemet AMS dhe SQDNE verifikon në sistem edhe ekstraktin e subjektit mbi objektin e aktivitetit të subjektit aplikues.

7. Procedura e regjistrimit vjetor kryhet në platformën e-albania ose QKK, në varësi të llojit të shërbimit që kërkohet të ofrohet. QKK brenda 10 ditëve pune nga dorëzimi i aplikimit kryen verifikimin e dokumentacionit dhe njofton subjektin për çdo pasaktësi ose mungesë dokumenti. Subjekti ka të drejtë ta plotësojë dokumentacionin brenda 5 ditëve pune. Pas miratimit të dokumentacionit të nevojshëm, QKK pajis shtëpitë kinematografike, producentët, distributorët, difuzorët dhe sallat e shfaqjeve/kinemave me lejen përkatëse sipas objektit të veprimtarisë si dhe kineastët me çertifikatën përkatëse.

8. QKK mund të refuzojë lejen në rast mungese apo pasaktësie të dokumentacionit të aplikantit. Refuzimi i lejes së regjistrimit duhet të jetë i arsyetuar me shkrim dhe duhet të specifikojë dokumentet që mungojnë ose nuk përputhen.

Neni 8
Lejet e Xhirimit

1. Aplikanti i cili kërkon autorizimin për leje xhirimi nga QKK duhet të paraqesë dokumentacionin fizik pranë zyrës së protokollit të QKK dhe në rrugë elektronike, përmes adresës email info@qkk.gov.al, si më poshtë:
• Kërkesë për autorizim për leje xhirimi;
• Sinops të projektit audiovizual;
• Ekstrakt të kompanisë së Prodhimit dhe CV të saj;
• Informacion për bashkëprodhuesit e projektit audiovizual (në rast se ka);
• Përshkrim i vendeve ku do të kryhen xhirimet;
• Plani kalendarik i xhirimeve.

2. Nuk do të marrin autorizimin e xhirimit projektet audiovizuale të cilat:
• Nxisin hapur shkeljen e të drejtave themelore dhe kushtetuese të njeriut;
• Cënojnë nderin dhe prestigjin e historisë dhe të kombit shqiptar;
• Kanë përmbajtje apo nxisin ndjenja urrejtje, rraciste, etnike, fetare, terrorizmi, etj;
• Ngrenë kultin e dhunës dhe kultivojnë ideologji fondamentaliste, etj;
• Provokojnë urrejtjen sociale ose çdo formë tjetër diskriminimi.

3. QKK shqyrton kërkesën për autorizim të lejes së xhirimit brenda 5 (pesë) ditëve pune dhe komunikon vendimin me shkrim. Refuzimi duhet të jetë i arsyetuar. Aplikanti ka të drejtë të paraqesë kërkesë për rishqyrtim brenda 3 ditëve pune nga njoftimi.

Neni 9
Organizimi dhe Publikimi i Thirrjeve për Aplikime

• Kalendari i thirrjeve për aplikim, miratohet nga Kryetari i QKK dhe publikohet gjatë dy muajve të parë të vitit, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996 “Për Kinematografinë” (i ndryshuar), Statutit të QKK dhe Rregullores së Përgjithshme të Mbështetjes Financiare të QKK.
• Thirrjet mund të hapen dy ose më shumë herë në vit. Në varësi të fondeve dhe prioriteteve të QKK, në përputhje me Ligjin nr. 8096/1996 dhe aktet nënligjore përkatëse, mund të hapen thirrje tematike ose të veçanta të paparashikuara në kalendar.
• Thirrjet qëndrojnë të hapura nga 10-30 ditë kalendarike.

Neni 10
Procedura e Aplikimit dhe Shqyrtimit të Projekteve

1. Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë brenda afatit të shpallur nga QKK, duke respektuar rregullat e përcaktuara në Rregulloren e Përgjithshme të Mbështetjes Financiare të QKK.
2. Projektet verifikohen në fazën e parë në Komisionin e Shqyrtimit të Projekteve (KSHP) për përputhshmërinë me kriteret administrative dhe ligjore të përcaktuara në aktet rregullatore të QKK.
3. Projektet që përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrje, përcillen për vlerësim në Këshillin Miratues të Projekteve (KMP).
4. Projektet që nuk përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrje, njoftohen nga stafi i QKK për plotësimin e dokumentacionit të detyrueshëm.
5. Projekti skualifikohet në rast se SHK nuk paraqet dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga KSHP.
6. Argumentimi i KSHP për arsyet e skualifikimit, i përcillet producentit nga specialisti i projekteve brenda 15 ditëve pune.

Neni 11
Rregulla të Përgjithshme për Aplikim

1. Projektet për konkurrim paraqiten përmes platformës së dedikuar elektronike dhe në kopje fizike pranë zyrës së protokollit të QKK.

2. Shtëpia Kinematografike, në vazhdim referuar si SHK, ka të drejtë të aplikojë vetëm me 1 (një) projekt për çdo thirrje.

3. Në rast se një shtëpi kinematografike (SHK) ka një kontratë financimi në proces për një film artistik me metrazh të gjatë ose për një film artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë, ajo mund të aplikojë në kategoritë e mëposhtme:
• Projekte të ndryshme kinematografike;
• Bashkëprodhime në pakicë;
• Zhvillim filmi artistik me metrazh të gjatë;
• Promovim;
• Dokumentar me metrazh të gjatë;
• Film artistik me metrazh të shkurtër;
• Pasprodhim;
• Animacion me metrazh të shkurtër.

4. Në kategoritë “Film artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë” dhe “Film artistik me metrazh të gjatë”, një shtëpi kinematografike (SHK) mund të aplikojë përsëri në të njëjtën kategori vetëm pasi të ketë përfunduar fazën e xhirimeve të projektit që është në financim. Përfundimi i fazës së xhirimeve duhet të verifikohet dhe të konstatohet nga grupi i monitorimit të QKK përpara shpalljes së thirrjes për aplikim.

5. SHK duhet të garantojë se aplikon në QKK për financim mazhoritar, si dhe që shtetësia e filmit të ardhshëm të jetë shqiptare.

6. Një projekt nuk mund të paraqitet për financim më shumë se dy (2) herë.

7. SHK-të që aplikojnë për herë të parë në QKK, në të gjitha kategoritë, duhet të paraqesin kontratë noteriale bashkëpunimi me një producent ekzekutiv që ka minimumi dy projekte të së njëjtës kategori që aplikon me financim publik kombëtar ose ndërkombëtar.

8. SHK e cila është financuar për projekt “Zhvillim filmi artistik me metrazh të gjatë” mund të aplikojë për prodhimin e filmit jo më herët se 6 muaj nga data e vendimit të shpalljes fitues.

9. SHK në rast mosmarrëveshje me regjisorin dhe producentin para nisjes së fazës së xhirimeve, ndryshimi bëhet me miratimin e Kryetarit të QKK.

10. Përjashtim nga pika 7 e këtij neni përbëjnë kategoritë: Film artistik me metrazh të gjatë dhe Film artistik me metrazh të gjatë – Vepër e parë, Bashkëprodhime në Pakicë, të cilat duhet të rifuten në konkurrim në thirrjen e ardhshme të QKK.

11. Financimet private konsiderohen të vlefshme vetëm nëse garantohen nëpërmjet një Deklarate Bankare e cila vërteton depozitimin e fondeve në emër të projektit.

12. Producenti ekzekutiv brenda të njëjtës thirrje mund të jetë, vetëm në rolin e Producentit dhe jo në role të tjera (regjisor ose skenarist etj.).

13. Regjisori ka të drejtë të aplikojë për secilën thirrje vetëm me 1 (një) projekt.

14. Regjisori i cili ka një kontratë financimi ekzistuese për Film artistik me metrazh të gjatë dhe Film artistik me metrazh të gjatë – Vepër e parë, mund të aplikojë vetëm në kategoritë:
• Projekte të ndryshme kinematografike.
• Zhvillim Filmi Artistik me metrazh të gjatë;
• Promovim;
• Dokumentar i metrazhit të gjatë;
• Programet e edukimit.

15. Mund të aplikojë në kategorinë Film Artistik me Metrazh të Gjatë vetëm pasi ka mbyllur fazën e xhirimeve të kontratës ekzistuese, të konstatuar nga grupi i monitorimit të QKK para shpalljes së thirrjes.

16. Regjisori i cili ka realizuar një film artistik me metrazh të gjatë të financuar nga QKK, nuk mund të aplikojë për Film Artistik me Metrazh të Shkurtër.

Neni 12
Rregulla të Përgjithshme për Financim

1. SHK mund të ketë në fuqi më shumë se një kontratë financimi njëkohësisht për të gjitha kategoritë.
2. Producenti Ekzekutiv mund të jetë pjesë në më shumë se një projekt për të gjitha kategoritë por vetëm në rolin e producentit ekzekutiv.
3. Vonesa dhe Mospërmbushja e detyrimit nga SHK, të raportimit financiar ose narrativ të miratuar nga Komisioni Financiar brenda afatit, sjell përjashtimin nga çdo aplikimi i ri, deri në përmbushje të tij.
Përjashtim nga pika 3 e këtij neni bëjnë rastet e forcës madhore, në kuptim të legjislacionit në fuqi. Në këto raste, SHK paraqet kërkesë të arsyetuar me shkrim pranë Kryetarit të QKK, duke bashkëlidhur dokumentacionin përkatës dhe duke shpjeguar rrethanat që kanë ndikuar në mospërmbushjen e detyrimit. Vendimi merret pas shqyrtimit të kërkesës dhe provave të paraqitura.
4. Përfshirja në një proces gjyqësor ose ekzistenca e një pretendimi të formalizuar për të drejta autoriale mbi veprën objekt aplikimi, përbën shkak për skualifikim.
SHK, producentët apo autorët të cilët përfshihen në konflikt ose në një proces gjyqësor lidhur me projektin:
Në fazën e aplikimit: skualifikohen nga konkurrimi;
Në fazat e tjera: ju pezullohet financimi deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
4.1 Pezullimi nuk sjell humbjen e financimit. Pas mbylljes së procesit gjyqësor me vendim të formës së prerë, projekti rifillon marrëdhënien kontraktuale me QKK. Nëse vendimi gjyqësor nuk është në favor të SHK, kontrata zgjidhet dhe fondet kthehen në QKK.
5. SHK e cila nuk respekton afatet dhe kushtet e kontratës për zbatimin, raportimin financiar dhe narrativ, sipas rastit të evidentuar nga QKK do t’i mbahet kamatvonesa në masën 1% të vlerës totale të këstit në fjalë ose do të procedohet sipas kontratës në fuqi.
6. Për projektet në kategoritë Film Artistik me Metrazh të Gjatë dhe Film Artistik Vepër e Parë duhet llogari bankare e dedikuar.
7. Në rastet kur gjatë realizimit të projektit në sheshin e xhirimit angazhohen profesioniste gra që janë nëna në fazën e gjidhënies me fëmijë të moshës nga 0 deri në 2 vjeç, projekti mund të parashikojë në buxhet mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e kujdesit ndaj fëmijës (dado) gjatë periudhës së xhirimeve.

Neni 13
Projekte për Zhvillim Filmi Artistik me Metrazh të Gjatë

1. Përkufizim
Me “Zhvillim Projekti” kuptohet ndjekja, frekuentimi i forumeve, laboratorëve, punëtorive dhe konsulencës së skenarit të organizuara nga institucione publike, apo të pavarura ose me profesionistë të fushës (script doctors) të cilat janë të njohura zyrtarisht në nivel ndërkombëtar dhe konsistojnë në:
• Zhvillimin e skenarit;
• Zhvillimin e fazës së paraprodhimit, e cila nënkupton sigurim bashkëprodhimi të qenësishëm vendas ose të huaj, me financime publike ose private.

1.1 Financimet private konsiderohen të vlefshme vetëm nëse garantohen nëpërmjet një Deklarate Bankare e cila vërteton depozitimin e fondeve në emër të projektit.

2. Kriteret:
2.1 SHK duhet të jetë subjekt juridik i themeluar dhe me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
2.1.1 SHK mund të aplikojë me më shumë se një projekt.
2.2 Regjisori i projektit:
Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare.
Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën 2 (dy) filma me metrazh të shkurtër, të realizuar me fonde të pavarura ose me fonde publike, përzgjedhur në festivale kombëtare ose ndërkombëtare.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Preventivi financiar i zhvillimit të projektit;
• Plani kalendarik i realizimit të projektit;
• Trajtimin Artistik (treatment);
• Sinops i shkurtër (5 rreshta);
• Përmbledhja e skenarit (deri 2 faqe);
• Strategjia e zhvillimit të projektit/skenarit, e hartuar nga autorët e projektit, seminare dhe forume ndërkombëtare ku planifikohet të prezantohet dhe zhvillohet projekti/skenari;
• CV e SHK ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e Producentit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e Skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e Regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Aktmarrëveshje paraprake me autorët realizues të projektit;
• Deklaratë e SHK për dakordësinë mbi aplikimin;
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
• Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore për Administratorin e Subjektit e lëshuar pas shpalljes se thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit;
• Deklaratë për shtetësinë e filmit:
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online).

3.1 Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
• Skenar i plotë në rast se ka;
• Vizioni regjisorial;
• Aktmarrëveshje apo kontrata paraprake me bashkëprodhues (vendas apo të huaj);
• Raport mbi qarkullimin, promovimin, dhe rezultatet e tjera të veprës së mëparshme të regjisorit;
• Raport mbi qarkullimin, promovimin, dhe rezultatet e tjera të veprës së mëparshme të producentit;
• Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) të veprës së mëparshme të producentit;
• Link në vimeo (të shoqëruar me fjalëkalim) të veprës së mëparshme të regjisorit;
• Listë me link/qe të pjesëmarrjes në konkurrim zyrtar në festivale ndërkombëtare të filmit të mëparshëm të regjisorit, si dhe të çmimeve të fituara, në rast se ka;
• Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre vizual, psikologjik, etj;
• Informacione apo shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 14
Projekte për Film Artistik me Metrazh të Gjatë – Vepër e Parë

1. Përkufizim:
“Film artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë” është vepra kinematografike me karakter fiksioni, me kohëzgjatje jo më pak se 70 minuta, që përbën filmin e parë artistik me metrazh të gjatë të realizuar nga regjisori në cilësinë e autorit dhe drejtuesit artistik të veprës.
Filmi artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë e regjisorit me financim të QKK.

2. Kriteret:
Projekti në konkurrim:
• duhet të ketë përfituar më parë financim nga QKK në kategorinë “Projekte për Zhvillim Filmi Artistik me Metrazh të Gjatë” dhe mund të aplikoje jo me herët se 6 (gjashtë) muaj nga momenti i shpalljes fitues për Zhvillim ose,
• ka kaluar fazën e zhvillimit të financuar nga fonde publike ndërkombëtare
2.1 Shtëpia kinematografike:
• Duhet të jetë subjekt juridik i themeluar dhe me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
• Duhet të ketë realizuar jo më pak se 2 (dy) filma me metrazh të shkurtër, me financim nga QKK dhe/ose me fonde publike/private të tjera kombëtare ose ndërkombëtare, me pjesëmarrje në festivale të njohura ndërkombëtare, si dhe 1 (një) zhvillim projekti.
• Producenti Ekzekutiv duhet të ketë realizuar jo më pak se 2 (dy) filma artistik me metrazh të gjatë.
2.2 Regjisori:
• Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare.
• Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar jo më pak se 2 (dy) filma me metrazh të shkurtër, me financim nga QKK dhe/ose me fonde publike/private të tjera kombëtare ose ndërkombëtare, me pjesëmarrje në festivale të njohura ndërkombëtare.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Preventivi financiar i filmit;
• Planin kalendarik të realizimit të projektit;
• Sinops i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta;
• Sinops i gjatë – deri në 2 faqe;
• Përmbledhja narrative e skenarit – deri në 20 faqe;
• Raport narrativ mbi fazën e zhvillimit të skenarit që aplikon, me link online ose dokumentacion të vërtetueshëm;
• Vizioni i regjisorit/Trajtimi regjisorial i veprës së ardhshme;
• Skenari përfundimtar (shkruar në programin final draft ose ekuivalent);
• Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj);
• Çertifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën;
• Aktmarrëveshje paraprake me bashkëprodhues vendas/të huaj;
• Kontratë noteriale me producentin e filmit në rastet kur nuk është administrator i SHK;
• CV e SHK ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e producentit ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Strategjia e prodhimit dhe distribucionit të projektit nga producenti dhe distributorit në rast se ka;
• CV e regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të SHK;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të producentit;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të regjisorit;
• Link/qe të pjesëmarrjes në konkurrim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të regjisorit, si dhe link/qe të çmimeve të fituara në rast se ka;
• Aktmarrëveshje paraprake me autorët kryesorë realizues të projektit;
• Deklaratë për qarkullimin e veprës së fundit të regjisorit dhe producentit.
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
• Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• Çertifikatë e gjendjes gjyqësore për administratorin e subjektit, e lëshuar pas shpalljes së thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit.
• Deklaratë e SHK për shtetësinë e filmit
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online).

4. Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
Teaser, poster, ilustrime vizuale me fotografi, story-board, apo xhirime të thjeshta, që ndihmojnë KMP për të perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit;
Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit dhe interpretuesit kryesorë të veprës;
Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit;
Janë financuar nga fonde publike dhe janë kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare të njohur nga autoritetet kompetente; ose
Janë realizuar me fonde të pavarura dhe janë kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare të njohur nga autoritetet kompetente.

Neni 15
Projekte për Film Artistik me Metrazh të Gjatë

1. Përkufizim:
“Film artistik me metrazh të gjatë” është një vepër audiovizuale e zhanrit të fiksionit, me kohëzgjatje jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) minuta, e konceptuar dhe realizuar si një vepër e vetme, me strukturë të plotë narrative dhe integritet artistik, e destinuar për shfaqje publike në sallat e kinemasë dhe/ose për shpërndarje në platforma digjitale.

2. Kriteret:
2.1 Shtëpia Kinematografike:
• Duhet të jetë subjekt juridik i themeluar dhe me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë,i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
• Duhet të ketë realizuar të paktën 1 (një) vepër Film artistik  i metrazhit të gjatë ose Docu- fiction i metrazhit të gjatë financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ose fonde publike kombëtare ose ndërkombëtare.
• Producenti Ekzekutiv duhet të ketë realizuar jo më pak se 3 (tre) filma artistik me metrazh të gjatë.
2.2 Regjisori:
• Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare.
• Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të pakën një film artistik me metrazh të gjatë, me financim nga QKK dhe/ose me fonde publike/private të tjera, kombëtare ose ndërkombëtare. Kur filmi është realizuar me fonde private ose publike të tjera, pjesëmarrje në festivale ndërkombëtare të njohura është e detyrueshme.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Preventivi financiar i filmit;
• Planin kalendarik të realizimit të projektit;
• Sinops i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta;
• Sinops i gjatë deri në 2 faqe;
• Përmbledhja narrative e skenarit – deri në 20 faqe;
• Raport narrativ mbi fazën e zhvillimit të skenarit që aplikon me Link online ose dokumentacion të vërtetueshëm;
• Vizioni i regjisorit/Trajtimi regjisorial i veprës së ardhshme;
• Skenari përfundimtar (shkruar në programin final draft ose ekuivalent);
• Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.);
• Çertifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën;
• Kontratë noteriale me producentin e filmit në rastet kur nuk është administrator i SHK;
• Aktmarrëveshje paraprake me bashkëprodhues vendas/të huaj;
• CV e SHK ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e producentit ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Strategjia e prodhimit dhe distribucionit të projektit nga Producenti dhe Distributori nëse ka;
• CV e regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të SHK;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të Producentit;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të regjisorit;
• Link të pjesëmarrjes në konkurrim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/qe të çmimeve të fituara në rast se ka;
• Aktmarrëveshje paraprake me autorët kryesorë realizues të projektit;
• Deklarate per qarkullimin e vepres së fundit të regjisorit dhe producentit.
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
⁠• Vërtetim për shlyerje të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• ⁠Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore për Administratorin e Subjektit e lëshuar pas shpalljes se thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit;
• Deklaratë për shtetësinë e filmit
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online).

4. Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
• Teaser, poster, ilustrime vizuale me fotografi, story-board, apo xhirime të thjeshta, që ndihmojnë KMP -të për të perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit;
• Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit dhe interpretuesit kryesorë të veprës;
• Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 16
Projekte për Film Artistik me Metrazh të Shkurtër

1.Përkufizim:
“Film artistik me metrazh të shkurtër” është vepra audiovizuale e zhanrit të fiksionit, me kohëzgjatje nën 30 (tridhjetë) minuta, e konceptuar dhe realizuar si një vepër e vetme, me strukturë narrative të plotë dhe integritet artistik, e destinuar për shfaqje publike në sallat e kinemasë dhe/ose për shpërndarje në platforma digjitale.

2. Kriteret:
2.1 Shtëpia Kinematografike duhet të jetë:
• Subjekt juridik themeluar dhe me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë,i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) si dhe pranë QKK për vitin kalendarik ose;
• Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
2.2 Regjisori:
• Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare.
• Në këtë kategori nuk mund të aplikojnë regjisorët të cilët janë financuar nga QKK, për Film artistik me metrazh të gjatë, ose Film artistik me metrazh të gjatë – Vepër e parë.
• Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën 1 (një) film me metrazh të shkurtër, i cili plotëson një nga kriteret e mëposhtme:
• Të jetë financuar nga fonde publike dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare, ose;
• Të jetë realizuar me fonde të pavarura dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare, ose;
• Të ketë Film Diplome.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Preventivi financiar i filmit;
• Planin kalendarik të realizimit të projektit;
• Sinops i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta;
• Sinops i gjatë – deri në 2 faqe;
• Vizioni i regjisorit/Trajtimi regjisorial i veprës së ardhshme;
• Skenari përfundimtar (shkruar në programin final draft ose ekuivalent);
• Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.);
• Çertifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën;
• CV e SHK ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e producentit ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Strategjia e prodhimit dhe distribucionit të projektit nga Producenti dhe Distributori në rast se ka;
• CV e Regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e Skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Aktmarrëveshje paraprake me autorët kryesorë realizues të projektit;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të regjisorit;
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online);
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
• Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore për Administratorin e Subjektit e lëshuar pas shpalljes se thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit;
• Deklaratë për shtetësinë e filmit
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online).

4. Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
• Ilustrime vizuale me fotografi/story-board, të cilat ndihmojnë KMP për të perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit;
• Aktmarrëveshje paraprake me bashkëprodhues vendas ose të huaj;
• Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit/interpretuesit e veprës;
• Informacione/shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë prezantimin e projektit;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të SHK;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të Producentit;
• Link të pjesëmarrjes në konkurrim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/qe të çmimeve të fituara në rast se ka.

Neni 17
Projekte për Film Dokumentar me Metrazh të Gjatë

1.Përkufizim:
“Film dokumentar me metrazh të gjatë” është vepra audiovizuale e zhanrit dokumentar, me kohëzgjatje jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) minuta, e bazuar në trajtimin krijues të realitetit, e destinuar për shfaqje publike në sallat e kinemasë dhe/ose për shpërndarje në platforma digjitale.

2. Kriteret:
2.1. Shtëpia Kinematografike duhet të jetë:
Subjekt juridik me shtetësi shqiptare, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe pranë QKK për vitin kalendarik; ose
Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
2.2. Regjisori:
Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare.
Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën 1 (një) film me metrazh të shkurtër ose dokumentar, i cili plotëson njërin nga kriteret e mëposhtme:
Të jetë financuar nga fonde publike dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare, ose;
Të jetë realizuar me fonde të pavarura dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare, ose;
Të ketë Film Diplome.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Preventivi financiar i filmit;
• Planin kalendarik të realizimit të projektit;
• Sinops i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta;
• Sinops i gjatë – deri në 2 faqe;
• Vizioni i regjisorit/Trajtimi regjisorial i veprës së ardhshme;
• Skenari (skaletë) përfundimtar, shkruar në programin final draft ose ekuivalent;
• Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.);
• Çertifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën;
• Kontratë noteriale me producentin e filmit në rastet kur nuk është administrator i SHK;
• CV e SHK ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e producentit ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Strategjia e prodhimit dhe distribucionit të projektit nga Producenti dhe Distributori nqs. ka;
• CV e regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Aktmarrëveshje paraprake me autorët kryesorë realizues të projektit;
• Aktmarrëveshje me Personazhet e dokumentarit për përdorimin e imazhit dhe historisë. Në rastet kur personazhet kane humbur jetën, duhet dakordësia e familjarëve.;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të regjisorit;
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
• Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore për Administratorin e Subjektit e lëshuar pas shpalljes se thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit;
• Deklaratë për shtetësinë e filmit
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online).

4. Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm, por jo i detyrueshëm:
• Teaser, poster, ilustrime vizuale me fotografi/story-board, të cilat ndihmojnë KMP për perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit;
• Aktmarrëveshje paraprake me bashkëprodhues vendas ose të huaj;
• Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit/interpretuesit e veprës;
• Informacione/shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë prezantimin e projektit;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të SHK;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të Producentit;
• Link të pjesëmarrjes në konkurrim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/qe të çmimeve të fituara në rast se ka.

Neni 18
Projekte për Film të Animuar me Metrazh të Shkurtër

1. Përkufizim:
“Film i animuar me metrazh të shkurtër” është vepra audiovizuale e realizuar nëpërmjet teknikave të animacionit, përfshirë animacionin tradicional, stop-motion, animacionin digjital ose teknika të tjera të ngjashme, me kohëzgjatje jo më shumë se 30 (tridhjetë) minuta, e destinuar për shfaqje publike, në sallat e kinemasë dhe/ose për shpërndarje në platforma digjitale.

2. Kritere:
2.1. Shtëpia Kinematografike duhet të jetë:
• Subjekt juridik i themeluar dhe me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë,i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) si dhe pranë QKK për vitin kalendarik ose;
• Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
2.2. Regjisori:
• Regjisori i projektit duhet të ketë shtetësi shqiptare.
• Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar të paktën 1 (një) film të animuar që plotëson një nga këto kritere:
• Të jetë financuar nga fonde publike dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare, ose;
• Të jetë realizuar me fonde të pavarura dhe është kualifikuar në konkurrim zyrtar në festivale kinematografike kombëtare ose ndërkombëtare, ose;
• Të jetë Film Diplome.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Preventivi financiar i filmit;
• Planin kalendarik të realizimit të projektit;
• Sinops i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta;
• Sinops i gjatë – deri në dy faqe;
• Skenari përfundimtar shkruar në programin final draft ose ekuivalent;
• Çertifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën;
• Personazhet dhe dekoret. Materializimi i personazheve dhe dekoreve në teknikën dhe formatin me të cilën do të realizohet filmi (vizatim, kolazh, kukulla, plasteline, 3D, etj.);
Story-board;
• Vizioni i Regjisorit/Platforma regjisoriale për veprën e ardhshme – deri 2 faqe;
• Kontratë noteriale me producentin e filmit në rastet kur nuk është administrator i SHK;
• CV e SHK ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e producentit ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Strategjia e prodhimit dhe distribucionit të projektit nga Producenti dhe Distributori në rast se ka;
• CV e regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Aktmarrëveshje paraprake me autorët kryesorë realizues të projektit;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të regjisorit;
• Deklaratë për shtetësinë e filmit
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online).

4. Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
• Teaser, poster, ilustrime vizuale me fotografi/story-board, të cilat ndihmojnë KMP për perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit, Pilot ose render 10-30 sekonda, i cili do të shërbejë për të krijuar një ide më të qartë rreth qasjes artistike dhe estetike, atmosferës, animacionit, teknikës dhe formatit me të cilin do të realizohet filmi;
• Aktmarrëveshje paraprake me bashkëprodhues vendas ose të huaj;
• Aktmarrëveshje paraprake me realizuesit/interpretuesit e veprës;
• Informacione/shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë prezantimin e projektit;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të SHK;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të Producentit;
• Link të pjesëmarrjes në konkurrim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/qe të çmimeve të fituara në rast se ka;
• Projekti i distribucionit dhe territoret e shitjes së filmit (kontrata aktmarrëveshje, apo letra qëllimi nga distributorë të ndryshëm vendas, apo të huaj);
• Informacione apo shpjegime që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 19
Projekte për Pasprodhim në kategorinë Film Artistik dhe Dokumentar me Metrazh të Gjatë

1.Përkufizimi:
“Pasprodhim” në kategorinë film artistik dhe dokumentar me metrazh të gjatë konsiderohet faza e realizimit të veprës që pason përfundimin e xhirimeve dhe përfshin proceset teknike dhe artistike të montazhit, përpunimit të figurës dhe zërit, përfshirë miksimin, kolorimin, efektet vizuale, titrimin dhe përgatitjen e kopjes përfundimtare të filmit për shfaqje publike dhe/ose shpërndarje.

2. Kriteret:
Projekti në aplikim nuk duhet të ketë kryer shfaqje publike të veprës së plotë.
2.1 Shtëpia Kinematografike duhet të jetë :
Subjekt juridik me shtetësi shqiptare, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe pranë QKK për vitin kalendarik; ose
Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
SHK duhet të ketë prodhuar së paku 1 (një) vepër me metrazh të gjatë me fonde publike ose private që ka patur shfaqje komerciale në kinematë kombëtare dhe/ose ndërkombëtare.
2.2 Regjisori:
Regjisori duhet të ketë realizuar së paku 1 (një) film në njërën nga kategoritë film artistik metrazh i gjatë ose dokumentar metrazh i gjatë, me fonde publike ose private që ka patur shfaqje komerciale në kinematë kombëtare dhe/ose ndërkombëtare.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Preventivi financiar;
• Kalendari i pasprodhimit dhe distribucionit;
• Sinops i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta;
• Përmbledhja e skenarit – deri në 2 faqe;
• Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.);
• Skenari përfundimtar (shkruar në programin final draft ose ekuivalent);
• Çertifikatë për regjistrimin e skenarit, pranë Ministrisë përgjegjëse për Kulturën;
• Kontratë me bashkëprodhues vendas/të huaj nëse ka;
• Strategjia e distribucionit kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe marrëveshje në parim me distributorë lokalë ose ndërkombëtarë;
• Vizioni i regjisorit/Platforma regjisoriale për veprën e ardhshme – deri 3 faqe;
• CV e Producentit ku të pasqyrohen së paku dy filma;
• CV e Skenaristit;
• CV e Regjisorit;
• Link online (të shoqëruar me fjalëkalim) nga xhirimet e veprës që aplikon;
• Link online (të shoqëruar me fjalëkalim) të filmit të fundit të Regjisorit;
• Kontratë me autorët kryesorë realizues të veprës;
• Deklaratë e shtëpisë kinematografike.
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
• Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore për Administratorin e Subjektit e lëshuar pas shpalljes se thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit. 

4. Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
• Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit;
• Link/qe të pjesëmarrjes në konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/qe të çmimeve të fituara nëse ka.

Neni 20
Projekte të Ndryshme Kinematografike

1. Përkufizim:
“Projekte të ndryshme kinematografike” janë projektet me karakter kulturor dhe profesional në fushën e kinematografisë, që nuk përbëjnë prodhim të drejtpërdrejtë të një vepre filmike, por synojnë zhvillimin, promovimin, edukimin dhe pasurimin e sektorit audiovizual, përfshirë organizimin e ditëve, javëve dhe festivaleve të filmit (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimin dhe përkthimin e literaturës kinematografike, organizimin e konferencave, punëtorive, seminareve, aktiviteteve të rrjetëzimit, si dhe ngjarjeve për nder të kineastëve të shquar shqiptarë.

2. Kritere:
2.1.Shtëpia Kinematografike duhet të jetë:
• Subjekt juridik me shtetësi shqiptare, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe pranë QKK për vitin kalendarik; ose
• Person fizik me shtetësi shqiptare, i regjistruar si tregtar pranë QKB, me aftësi të plota juridike për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
• Për projektet e botimeve letrare në fushën e kinematografisë, SHK duhet të depozitojë kontratat me autorin, përkthyesin dhe me shtëpinë botuese.
2.2. Drejtuesi i projektit:
• Mund të ketë shtetësi shqiptare apo të huaj.
• Drejtuesi i projektit duhet të ketë punuar së paku në dy projekte të ngjashme brenda ose jashtë vendit.
• Për projektet e financuara në edicionet e mëparshme, të paraqitet të dhënat e përgjithshme dhe statistikore sipas formatit të aplikimit.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Përshkrim projekti me detaje të qarta mbi qëllimin, audiencën, rezultatet e pritshme dhe qëndrueshmërinë;
• Preventivi financiar i projektit;
• Plani kalendarik;
• Aktmarrëveshje paraprake me partnerë të realizimit të aktivitetit, vendas/të huaj;
• CV e shtëpisë kinematografike;
• CV e drejtuesit të projektit, ku të pasqyrohen së paku dy projekte të ngjashme brenda ose jashtë vendit;
• CV-të e ekipit zbatues të projektit;
• Raport narrative dhe të dhënat statistikore për edicionin e mëparshëm të aktivitetit nëse ka, shoqëruar me foto;
• Kontratat me autorin, përkthyesin dhe shtëpinë botuese për projektet e botimeve letrare në fushën e kinematografisë;
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online).
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
• Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore për Administratorin e Subjektit e lëshuar pas shpalljes se thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit.

Neni 21
Projektet e Bashkëprodhimeve në Pakicë për Filmin Artistik me Metrazh të Gjatë

1. Përkufizim
Projektet e “Bashkëprodhimeve në Pakicë” (Minority Coproduction) janë Projekte për film artistik me metrazh të gjatë, të realizuara në kuadër të një marrëveshjeje bashkëprodhimi ndërmjet një shtëpie kinematografike shqiptare dhe një ose më shumë bashkëprodhuesve të huaj, në të cilat kontributi financiar dhe të drejtat e shfrytëzimit të veprës të producentit shqiptar, janë në pakicë në raport me bashkëprodhuesit e tjerë.
Si të tilla konsiderohen projektet e mëposhtme:
a. projekte filmike të autorëve shqiptarë (nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi);
b. projekte filmike të huaja, të cilat plotësojnë, të paktën, njërin nga kriteret e mëposhtme:
• Të paktën një (1) nga Autorët e filmit është shtetas shqiptar (regjisori, skenaristi ose kompozitori).
• Filmi trajton temë shqiptare;
• Gjuha origjinale e filmit është gjuha shqipe, në jo më pak se 50% të tij, dhe versioni i kopjes përfundimtare të jetë në gjuhën shqipe;
• Një pjesë e xhirimeve të filmit kryhet në Shqipëri;
• Shpenzojnë në Shqipëri një masë të konsiderueshme të buxhetit të tyre, nëpërmjet xhirimeve apo proceseve të tjera të prodhimit të filmit;

2. Kritere:
2.1. Financimi që akordohet nga QKK për këto projekte, duhet që të shpenzohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky financim do të përdoret për përballimin e shpenzimeve të prodhimit, apo për angazhimin e ekipit teknik dhe/ose aktorëve shqiptarë në projektin filmik.
2.2.Në rastet kur është e nevojshme që një pjesë e financimit të përdoret për shpenzime jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, përfituesi duhet të paraqesë një kërkesë të arsyetuar pranë QKK-së, duke justifikuar natyrën dhe domosdoshmërinë e këtyre shpenzimeve.
2.3. SHK duhet të jetë:
• Subjekt juridik me shtetësi shqiptare, i themeluar dhe i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), me seli të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë;
• Mund të aplikojnë për financim në pakicë vetëm SHK shqiptare dhe, duhet të ketë realizuar të paktën 1 (një) film artistik me metrazh të gjatë, me financim nga QKK ose fonde publike kombëtare ose ndërkombëtare.
• Projekti duhet të ketë siguruar minimalisht 70% të buxhetit.
• Projekti të ketë marrë mbështetje financiare të vërtetueshme, prej institucioneve publike nga vendi i origjinës (e vlefshme për vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian);
• Kontributet në natyrë (in kind) dhe vënie në pjesëmarrje (deferrals), do të pranohen si fonde të konfirmuara deri në një maksimum prej 15% të buxhetit total të bashkëprodhimit;
• Producenti Ekzekutiv shqiptar duhet të ketë realizuar jo më pak se 2 (dy) filma artistik me metrazh të gjatë.
• Projektet që do të paraqiten për konkurrim në këtë kategori, do të financohen në bazë të vlerësimit të ekspertizës financiare të QKK, por në çdo rast deri në 15% e vlerës së projektit.
2.4. Regjisori:
Regjisori i projektit duhet të ketë realizuar jo më pak se 1 (një) film artistik me metrazh të gjatë ose 2 (dy) filma me metrazh të shkurtër, me fonde publike/private të tjera, kombëtare ose ndërkombëtare me pjesëmarrje në festivale të njohura ndërkombëtare.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Preventivi financiar i filmit;
• Planin kalendarik të realizimit të projektit;
• Sinops i shkurtër – jo më shumë se 5 rreshta;
• Sinops i gjatë – deri në 2 faqe;
• Përmbledhja narrative e skenarit – deri në 20 faqe;
• Vizioni i regjisorit/Trajtimi regjisorial i veprës së ardhshme;
• Skenari përfundimtar në gjuhën shqipe dhe atë origjinale (shkruar në programin final draft ose ekuivalent);
• Lista e personazheve dhe përshkrimi i tyre (vizual, psikologjik, etj.);
• Kontratë noteriale me producentin e filmit në rastet kur nuk është administrator i SHK;
• Dëshmi e Financimit  të Projektit deri në masën 70%;
• Kontrata e bashkëprodhimit me gjithë bashkëprodhuesit ndërkombëtar;
• CV e SHK ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e Producentit ku të pasqyrohen veprat e mëparshme, vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Strategjia e prodhimit dhe distribucionit të projektit nga Producenti dhe Distributori në rast se ka;
• CV e regjisorit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e skenaristit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të akredituara, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të SHK;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të të paktën tre veprave të mëparshme të Producentit;
• Link online të shoqëruar me fjalëkalim të veprave të mëparshme të regjisorit;
• Link të pjesëmarrjes në konkurrim zyrtar në festival/e ndërkombëtare të filmit të fundit të Regjisorit, si dhe link/qe të çmimeve të fituara në rast se ka;
• Kontratat me autorët kryesorë realizues të projektit;
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online);
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
• Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore për Administratorin e Subjektit e lëshuar pas shpalljes se thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit.
• Deklaratë për shtetësinë e filmit

4. Dokumentacion shtesë i rekomandueshëm por jo i detyrueshëm:
• Teaser, ilustrime vizuale me fotografi, story-board, apo xhirime të thjeshta, që ndihmojnë KMP -të për perceptuar vizionin dhe stilin e regjisorit;
• Informacione që vlerësoni se ndihmojnë në prezantimin e projektit.

Neni 22
Mbështetje për Programet e Edukimit dhe Filmat e Diplomës

1. Përkufizimi:
“Programet e Edukimit” përfshijnë trajnimet pasuniversitare, programet master jashtë vendit, si dhe specializimet, edukimin e mëtejshëm dhe kualifikimet profesionale për studentët dhe kineastët e rinj. Në këtë kuadër, QKK mbështet financiarisht kualifikimin dhe përgatitjen e tyre duke koordinuar punën me Ministrinë përgjegjëse për Arsimin, Ministrinë përgjegjëse për Kulturën, institucionet arsimore dhe kulturore përkatëse brenda dhe jashtë vendit, si dhe me fondacione kombëtare apo ndërkombëtare që japin ndihmën e tyre në fushën e kinematografisë dhe audiovizualit. Studentët dhe kineastët e rinj, në kuadër të specializimeve, edukimit të mëtejshëm dhe kualifikimeve, mbështeten financiarisht nga QKK përmes një thirrjeje të veçantë, e cila qëndron e hapur gjatë gjithë vitit dhe shqyrtohet sipas nevojës.
“Film Diplome” është vepra audiovizuale e zhanrit të fiksionit ose dokumentarit artistik, me kohëzgjatje nën 30 (tridhjetë) minuta, e konceptuar dhe realizuar si një vepër e vetme, me strukturë narrative të plotë dhe integritet artistik, e destinuar si film diplome universitare dhe për shfaqje publike në sallat e kinemasë, festivale dhe/ose për shpërndarje në platforma digjitale.

2. Kriteret e aplikimit për studentët në programet e edukimit janë:
Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë kryer Bachelor në një nga degët e audivizualit;
• Të jetë pranuar në institucionin akademik ndërkombëtar për të cilin po kërkon mbështetjen financiare;
• Të ketë performancë akademike mbi mesataren;
2.1 Kriteret për të tjerët në programet e edukimit:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të jetë i regjistruar në platformën e QKK si kineast;
• Të ketë përvojë në fushën e Audiovizualit.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm i kërkuar për aplikim:
• Kërkesa e motivuar për mbështetjen financiare, arsyet pse kërkohet mbështetje;
• CV e aplikantit;
• Formulari i aplikimit;
• Vërtetim studenti që konfirmon regjistrimin dhe vitin e studimit (kur aplikanti është student);
• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
• Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
• Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e aplikantit.

4. Kriteret:
• Kriteret për financimin e Filmave të Diplomës për studentët e programeve Bachelor dhe Master sipas marrveshjeve në fuqi.
• Të jetë student në një nga programet e studimit Bachelor ose Master në një nga Universitetet ku ka një marrëveshje bashkëpunimi me QKK-në.
• Projeket aplikojnë në QKK nëpërmjet një SHK dhe një Producenti të Kategorise A ose B.
4.1 Shtëpia Kinematografike:
• Duhet të jetë subjekt juridik i themeluar dhe me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) si dhe pranë QKK për vitin kalendarik.
• Duhet të ketë realizuar të paktën 1 (një) vepër të financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK).
• SHK Duhet të disponojë pajisje teknike të inventarizuara ose marrëveshje që garantojnë prodhim dhe pasprodhim filmik të cilat i vë në dispozicion për realizimin e filmave të diplomës si kontribut në natyrë (in kind)
• SHK shprehin interes pranë Institucionit të Edukimit (Universitetit). Nëpërmjet një procesi votimi nga vetë studentët, të monitoruar nga Universiteti, përzgjidhet vetëm 1 (një) SHK.
• Aplikimi i SHK me filmat e Diplomës si një projekt i vetëm, kalon për miratim në KMP por nuk i nënshtrohet votimit të pikëzuar.

5. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit;
• Kërkesë për financim
• Preventivi financiar i zhvillimit të projektit;
• Plani kalendarik i realizimit të projektit;
• Skenarët
• Sinopset e shkurtra (5 rreshta);
• Përmbledhja e skenarëve (deri 2 faqe);
• CV e SHK ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e Producentit ku të pasqyrohen vlerësime me çmim/e dhe/ose konkurrim zyrtar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, për filmat paraardhës, në rast se ka;
• CV e Skenaristëve
• CV e Regjisorëve
• Vërtetim nga QKB-ja të statusit aktiv;
• Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
• Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore për Administratorin e Subjektit e lëshuar pas shpalljes se thirrjes;
• Bilanci vjetor i dy viteve të fundit;
• Kopje e inventarit të pajisjeve teknike që disponon SHK ose marrëveshje që garanton këtë kontribut;
• Deklaratë e SHK për kushtet e aplikimit (shkarko online).

Neni 23
Mbështetja për promovim

1. Përkufizim
Me “Promovim projekti” kuptohet promovimi i projektit të financuar nga QKK-ja brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrje në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Producentët mund t’i drejtohen me kërkesë QKK për mbështetjen financiare.
Kjo kategori qëndron e hapur gjatë gjithë vitit.

2. Kritere e aplikimit janë:
• SHK para se të paraqesë kërkesën për financim për Premierën ndërkombëtare absolute, duhet:
• Të depozitojë nga një kopje të filmit, negativ dhe pozitiv nëse është xhiruar me pelikul ose një Hard Disk format DNG dhe një kopje DCP në AQSHF si dhe një kopje DCP dhe një skedar AppleProRes, Mp4 në QKK;
• Të paraqesë në QKK, raportin financiar dhe raportin narrativ të realizimit të projektit.

3. Dokumentacioni i detyrueshëm për aplikim:
• Kërkesë nga SHK për shqyrtimin dhe financimin e projektit promovues;
• Formulari i aplikimit;
• Lista e aktiviteteve të parashikuara për pjesëmarrjen;
• Preventivi financiar i projektit;
• Kalendari i realizimit të Projektit;
• Konfirmimi për përzgjedhjen;
• Shënimet e aplikantëve për qëllimin e pjesëmarrjes dhe informacione mbi shkëmbimet dhe korrespondancat me partnerë të mundshëm.

Neni 24
Nënshkrimi i Kontratës

1.Projekti kinematografik, shpallet fitues vetëm pas miratimit të Vendimit të KMP-së nga Kryetari i QKK. Në rastet kur Kryetari e kthen me arsyetim me shkrim, pa e miratuar, vendimin e KMP-së, kjo e fundit rimblidhet dhe e rishqyrton projektin.

2.SHK duhet të paraqitet për të nënshkruar kontratën e financimit për projektin e miratuar menjëherë pas shpalljes së njoftimit dhe lajmërimit nga QKK.

3.SHK, para nënshkrimit të kontratës së financimit me QKK, duhet të paraqesë këto dokumente:
• Preventivin përfundimtar për realizimin e projektit, në përputhje me vlerën e financimit të miratuar nga QKK;
• Llogari bankare e dedikuar për projektin në fjalë (vetëm në kategoritë Film Artistik me Metrazh të Gjatë dhe Film Artistik me Metrazh të Gjatë – Vepër e Parë);
• Kontratën me autorët kryesorë të filmit/projektit;
• Planin kalendarik përfundimtar të realizimit të projektit;
• Kontratë/a bashkëprodhimi (në varësi të llojit të projektit), ose Deklaratë në të cilën garantohet mbulimi i zërave që nuk financohen nga QKK;
• Dokumente të tjera që vlerësohen se janë të nevojshme në varësi të llojit të projektit;
• Producenti duhet të paraqesë këto dokumente shtesë për filmin artistik me metrazh të gjatë:
• Montazhin financiar/Planin Financiar të projektit, ku pasqyrohet financimi i të gjithë bashkëprodhuesve;
• Strategjinë e distribucionit dhe difuzionit të veprës.

Neni 25
Termat Kryesorë të Kontratës

Kontrata e financimit nga QKK hartohet në zbatim të dispozitave të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë ku përfshihen termat e mëposhtëm:
• Afatet e realizimit të projektit;
• Vlerën dhe periudhat e financimit të projektit nga QKK;
• Detyrimin e SHK për dorëzimin në QKK të dokumenteve justifikuese për shpenzimet financiare të kryera sipas fazave të financimit, të përcaktuara në kontratë, të cilat shqyrtohen nga Komisioni Financiar;
• Detyrimin për depozitimin e statusit përfundimtar të projektit, ku shprehet në përqindje kontributi i secilës palë bashkëprodhuese;
• Sanksionet në rastet e moszbatimit të detyrimeve kontraktore;
• Detyrimin për të përmendur në mënyrë të qartë ME MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QENDRËS KOMBËTARE TË KINEMATOGRAFISË, në të gjitha daljet publike të producentëve dhe autorëve, gjatë promovimit të projektit;
• Në të gjithë materialin promocional të projektit, si posteri, fletë-palosjet, ftesat, spotet televizive, në media apo rrjete sociale, të përmendet mbështetja financiare e QKK në mënyrë të qartë.

Neni 26
Të drejta dhe detyrime të tjera para mbylljes së projektit

Në përfundim, para mbylljes së procedurës administrative të projektit kinematografik, SHK ka detyrimin:
• Të depozitojë nga një kopje të filmit, negativ dhe pozitiv nëse është xhiruar me pelikul ose një Hard Disk format DNG dhe një kopje DCP në AQSHF si dhe një kopje DCP dhe një skedar AppleProRes, Mp4 në QKK;
• Të paraqesë në QKK raportin financiar dhe raportin narrativ të realizimit të projektit;
• Të realizojë në Sallë Kinemaje premierën kombëtare të filmit të financuar nga QKK brenda afateve të përcaktuara në kontratën e financimit;
• Në titrat e filmit dhe në materialet promocionale të vendoset logo e QKK, e të shkruhet: “Me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë” Shqip dhe Anglisht ose gjuhë të tjera kur aplikohet;
• Deklarimin e të ardhurave nga qarkullimi dhe shfrytëzimi i veprës, i cili gjatë vitit të parë të shfrytëzimit bëhet çdo tre muaj, gjatë tre viteve pasardhëse çdo gjashtë muaj, ndërsa për pjesën e mbetur deri në fund të 10 viteve pas premierës, deklarimi bëhet çdo vit.

Neni 27
E drejta për ankim

1. Çdo aplikant ka të drejtë të paraqesë ankim administrativ kundër vendimeve të marra në kuadër të kësaj rregulloreje, nëse vlerëson se i janë cënuar të drejtat apo interesat e tij të ligjshëm.

2. E drejta e ankimit ushtrohet veçanërisht ndaj:
• Skualifikimit nga procedura në kundërshtim me rregulloren;
• Çdo vendimi tjetër që ndikon në statusin e aplikimit.
• Në rast konstatimi të konflikteve të interesit.

Neni 28
Forma e ankimit

1. Ankesa paraqitet me shkrim pranë protokollit të institucionit të QKK.

2. Ankesa duhet të përmbajë:
• Të dhënat identifikuese të ankuesit;
• Vendimin që kundërshtohet;
• Arsyet e ankimit;
• Kërkesën konkrete.

Neni 29
Afati për paraqitjen e ankimit

1. Ankesa paraqitet brenda 5 (pese) ditëve pune nga data e njoftimit, në rrugë elektronike të rezultatit nga QKK.
2. Ankesa e paraqitur jashtë afatit nuk merret në shqyrtim, përveç rasteve kur vonesa justifikohet me shkaqe të arsyeshme.

Neni 30
Shqyrtimi i ankimit

1. Ankesa shqyrtohet nga Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e ankesave, i ngritur pranë QKK.

2. Komisioni shqyrton:
• Ligjshmërinë e vendimit;
• Respektimin e procedurës;
• Argumentet e paraqitura nga ankuesi.

3. Ankesa shqyrtohet brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga data e regjistrimit të saj.

Neni 31
Vendimmarrja mbi ankesën

1. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni i propozon Kryetarit:
• Lënien në fuqi të vendimit;
• Ndryshimin e tij;
• Shfuqizimin e tij;
• Kthimin për rivlerësim.

2. Vendimi i arsyetuar i njoftohet ankuesit.

Neni 32
E drejta për shqyrtim gjyqësor

Vendimet e marra në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimit nga QKK nuk cënojnë të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës kompetente.

1. Anekset e kësaj rregulloreje, miratohen me vendim të Kryetarit.
2. Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë.