Qendra Kombëtare e Kinematografisë hap thirrjen për “Projekte të Ndryshme Kinematografike”, duke mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e industrisë audiovizuale në Shqipëri.
Në këtë kategori përfshihen:
• Festivale filmi
• Workshope dhe aktivitete trajnuese në fushën e kinemasë
• Botime dhe iniciativa studimore
• Aktivitete promovuese dhe projekte inovative
Afati i fundit: 15 Prill 2026
Apliko tani në platformën e QKK-së dhe bëhu pjesë e zhvillimit të kinemasë shqiptare