Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Zyra e Karrierës

Zyra e Karrierës pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë është hapësira ku kineastët e rinj mund të marrin udhëzimin e duhur për hapat e tyre të radhës në këtë industri.

 

Kjo zyrë është krijuar posaçërisht për t’ju ardhur në ndihmë e orientuar të aplikoni dhe të lidheni me botën profesionale të kinematografisë dhe audiovizualit, brenda dhe jashtë vendit.

 

Çfarë ofron Zyra e Karrierës?
Zyra e Karrierës shërben si pikë reference dhe këshillimi për:

 

  • Aplikime në shkolla e institucione prestigjioze
    Këshillim për zgjedhjen e programeve, përgatitjen e portofolit, letrave të motivimit dhe dokumentacionit aplikues, në universitete kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Bursa universitare dhe akademike
    Informim dhe orientim mbi bursa studimi dhe programe specializimi në fushën e kinematografisë dhe audiovizualit.
  • Shkëmbime dhe programe mobiliteti
    Mbështetje për aplikim në rezidenca artistike, shkolla vere, laboratorë filmi dhe programe mobiliteti në Evropë dhe më gjerë.
  • Praktika profesionale
    Ndihmë për të identifikuar dhe ndjekur praktika në studio produksioni dhe institucione kulturore brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  • Rrjetëzim profesional
    Lidhje me rrjetet europiane dhe ndërkombëtare të industrisë audiovizuale, festivale, laboratorë, platforma trajnimi dhe partnerë potencialë.

Qëllimi ynë
Përmes Zyrës së Karrierës, QKK synon të:
• mbështesë talentet e reja që duan të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme në fushën e kinematografisë e audiovizualit,
• orientojë aplikantët lidhur me proceset e aplikimit, dokumentacionit dhe afatet kohore,
• krijojë ura bashkëpunimi me institucionet të rëndësishme të kinemasë dhe audiovizualit.

 

Si të aplikoni?
Për të marrë këshillim individual ose për të regjistruar interesin tuaj:

➡️ Plotësoni formularin e aplikimit.

➡️ Dërgoni një email në: info@qkk.gov.al

 

Ekipi i Zyrës së Karrierës do t’ju kontaktojë për hapat e mëtejshëm dhe për të caktuar një takim këshillimi.