
FONDI PËR BASHKËZHVILLIM FILMI NË ADRIATIKUN E JUGUT është hapur zyrtarisht. Nisma promovohet nga Apulia Film Commission Foundation, në bashkëpunim me Qendrën e Filmit të Malit të Zi, Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (Shqipëri) dhe Fondacionin Molise Cultura, në kuadër të projektit FRAME (Fostering Regional Advancement and Market Expansion of Audiovisual SMEs in the South Adriatic), financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027.
Fondi mbështet fazën e zhvillimit dhe para-prodhimit të projekteve audiovizuale, duke ofruar deri në 20.000 € për projekt, me mbulim 100% të kostove të pranueshme. Projektet duhet të paraqiten së bashku nga të paktën dy bashkëprodhues, përfshirë një kompani italiane dhe një kompani të themeluar në Shqipëri ose Mal të Zi, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit të strukturuar ndërkufitar dhe forcimin e partneriteteve afatgjata në zonën e Adriatikut të Jugut.
Thirrja u drejtohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) që operojnë kryesisht në sektorin e prodhimit audiovizual dhe janë të themeluara në Itali, Shqipëri ose Mal të Zi. Ajo mbështet filma artistikë me metrazh të gjatë (fiction) për kinema, seriale televizive, dokumentarë kreativë dhe projekte animacioni, duke inkurajuar realizimin e veprave me cilësi të lartë dhe potencial për tregjet ndërkombëtare.
Me synim promovimin dhe rritjen e vizibilitetit të territorevetë Adriatikut të Jugut, projektet e mbështetura duhet të zhvillohen kryesisht në Shqipëri, Mal të Zi, Molise ose Rajonin e Pulias, duke kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të këtyre territoreve.
Thirrja, e hapur më 19 shkurt 2026, do të qëndrojë e hapur deri më 20 prill 2026, ora 14:00 CET.
Detaje të mëtejshme mbi kriteret e pranueshmërisë, kërkesat dhe procedurat e aplikimit janë të disponueshme në:
Thirrja e plote ne anglisht:
https://www.apuliafilmcommission.it/bandiefornitori/ipa-south-adriatic-co-development-film-fund