«Kthe Pasionin në Profesion» është përgjigjja e drejtpërdrejtë, e institucioneve të kulturës, për këdo që ende dyshon te fuqia e industrive kreative në Shqipëri: një sektor që sot kontribuon rreth 3% të PBB-së, punëson mbi 21,000 persona dhe ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje ekonomike dhe punësim të të rinjve. Sot, në këtë event të organizuar së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, kemi bashkuar të rinj, profesionistë dhe institucione për të krijuar mundësi konkrete zhvillimi, bashkëpunimi dhe punësimi në sektorin kreativ. Gjatë gjithë ditës do të vijojmë me trajnime praktike të orientuara drejt tregut të punës, masterclass me ekspertë të industrisë, panele diskutimi dhe prezantime projektesh kreative, ndërsa në mbrëmje aktiviteti kulmon me ceremoninë e çmimeve, ekspozitën artistike dhe networking.
Do të jemi në Hangarin e Artit në Kinostudio deri në fund të ditës, duke ndërtuar një industri kreative më të fortë, më të lidhur me tregun dhe më të orientuar drejt zhvillimit ekonomik, me shumë supriza deri në mbrëmje! Bashkohu me ne!
Klikoni këtu për programin.



















