
Renato Balla — kineast, fotograf dhe artist vizual, fitues i çmimit të dytë në kategorinë speciale «Danube So Blue» — është përfituesi i parë i bursës shkollore nga QKK, për të ndjekur vitin e fundit të masterit pranë École Nationale Supérieure de la Photographie (ENSP) në Arles, Francë 🇫🇷
Vendimi u miratua dje nga Komisioni Miratues i Projekteve, duke shënuar një hap të rëndësishëm në mbështetjen e talenteve të reja shqiptare.
I urojmë Renatos shumë suksese dhe një kontribut të vlefshëm në fushën e kinematografisë dhe industrisë së audiovizualit!
Ftojmë çdo kineast të ri në Shqipëri të vijojë rrugën e zhvillimit profesional — së bashku, gjejmë mënyra për ta bërë rrugën drejt dijes më të aksesueshme dhe të qenësishme.