Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Lejimi i xhirimeve të produksioneve vendase dhe të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë

1. Aplikanti i cili kërkon autorizimin për leje xhirimi nga QKK duhet të paraqesë dokumentacionin fizik pranë zyrës së protokollit të QKK dhe në rrugë elektronike, përmes adresës email info@qkk.gov.al, si më poshtë:

  1. Kërkesë për autorizim për leje xhirimi;
  2. Sinops të projektit audiovizual;
  3. Ekstrakt të kompanisë së Prodhimit dhe CV të saj;
  4. Informacion për bashkëprodhuesit e projektit audiovizual (në rast se ka);
  5. Përshkrim i vendeve ku do të kryhen xhirimet;
  6. Plani kalendarik i xhirimeve.

2. Nuk do të marrin autorizimin e xhirimit projektet audiovizuale të cilat:

  1. Nxisin hapur shkeljen e të drejtave themelore dhe kushtetuese të njeriut;
  2. Cënojnë nderin dhe prestigjin e historisë dhe të kombit shqiptar;
  3. Kanë përmbajtje apo nxisin ndjenja urrejtje, rraciste, etnike, fetare, terrorizmi, etj;
  4. Ngrenë kultin e dhunës dhe kultivojnë ideologji fondamentaliste, etj;
  5. Provokojnë urrejtjen sociale ose çdo formë tjetër diskriminimi.

3. QKK shqyrton kërkesën për autorizim të lejes së xhirimit brenda 5 (pesë) ditëve pune dhe komunikon vendimin me shkrim. Refuzimi duhet të jetë i arsyetuar. Aplikanti ka të drejtë të paraqesë kërkesë për rishqyrtim brenda 3 ditëve pune nga njoftimi.