Për herë të parë QKK merr pjesë në MIA, Mercato Internazionale Audiovisivo, Romë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë është e pranishme për herë të parë me stendë në MIA – Mercato Internazionale Audiovisivo në Romë, nga datat 6–10 Tetor, për të promovuar vizionin e kineastëve shqiptarë dhe potencialin që ofron Shqipëria për bashkëprodhime kinematografike dhe vendxhirime për produksione ndërkombëtare.

Këtë vit, mes 12 projekteve ndërkombëtare në MIA Co-Production Market & Pitching Forum 2025 ishte i përzgjedhur projekti shqiptar “Diell i Ftohtë”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, një prodhim i Artalb Film Productions. Regjisori Koçi dhe producentja Blerina Hankollari prezantuan projektin para producentëve pjesëmarrës dhe zhvilluan takimet one-to-one ne ambjentet e dedikuara të MIA.

Projekti “Diell i Ftohtë” është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.