Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Producers on the Move 2026 — Thirrje për Producentë Shqiptarë

Thirrje për Producentë Shqiptarë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë fton producentët shqiptarë të shprehin interes për t’u nominuar në programin Producers on the Move 2026, organizuar nga European Film Promotion gjatë Festivalit të Filmit në Cannes.

Programi përzgjedh çdo vit 20 producentë europianë në zhvillim, duke u ofruar mundësi për pitching, takime individuale dhe rrjetëzim me partnerë ndërkombëtarë (sales agents, distributorë, financierë dhe transmetues).

Kush mund të aplikojë

Producentët duhet të:
• Kenë eksperiencë në të paktën një bashkëprodhim ndërkombëtar
(feature film, dokumentar, animacion, serial dramë ose XR).
• Të mos kenë më shumë se 3 bashkëprodhime ndërkombëtare si producent mazhoritar.
• Të jenë aktivë profesionalisht në industrinë filmike dhe të interesuar për bashkëprodhime ndërkombëtare.
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Të jenë të disponueshëm për të marrë pjesë në:
sesionet online: 28–30 prill 2026
programin në Cannes: 14–18 maj 2026

Kriteret minimale të veprave

Projektet ose filmat duhet të kenë:
• Film artistik: minimumi 70 minuta
• Dokumentar: minimumi 60 minuta
• Serial dramë: minimumi 6 episode × 40 minuta
• XR experience: minimumi 15 minuta

Dokumentet që duhen dërguar

Producentët e interesuar duhet të paraqesin:
• Letër motivimi
• Përshkrim të një projekti ose slate projektesh (me synopsis dhe, nëse është e mundur, director’s note)
• Plan financiar për projektin e paraqitur

Shpenzimet

Në rast përzgjedhjeje,
QKK mbulon:
• akreditimin për Cannes
• koston e pjesemarrjes ne program
Producenti duhet të mbulojë:
• udhëtimin dhe akomodimin

Për më shumë informacion dhe për të shprehur interesin, ju lutemi të kontaktoni:

Majlinda Tafa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
02.03.2025 — 09.03.2025