Lajme të mëdha për kineastët tanë të rinj!
Jemi krenarë të njoftojmë se po punojmë intensivisht për të hapur dyert e bashkëpunimit me njërën prej shkollave më prestigjoze të filmit në botë: Centro Sperimentale di Cinematografia në Itali.
Ky projekt synon të ofrojë mundësi unike specializimi për talentet shqiptare në zemër të industrisë italiane të filmit.
Së shpejti: Do të hapim thirrjen për bursa studimi për profilin Drejtor Fotografie.
Bëhuni gati për të çuar vizionin tuaj në një tjetër nivel.
Qëndroni me ne për detajet e aplikimit!









