Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë në FOCUS London, një event i jashtëzakonshëm që mbledh komunitetin ndërkombëtar të prodhimit audiovizual!
Të përfaqësosh Shqipërinë në këtë platformë të rëndësishme ishte një përvojë e paharrueshme. FOCUS ofron një mundësi të shkëlqyer për të takuar profesionistë nga mbi 100 vende, duke përfshirë sektorët e filmit, TV-së, reklamave, animacionit dhe lojërave.
Ishte emocionuese të takoje krijues, producentë dhe institucione shtetrore nderkombetare të lidhur me këtë industri, gjithashtu të ndaje ide dhe të krijoje kontakte të rëndësishme. Ky event ofron mundësi të shkëlqyera për rrjetëzim, ku u diskutuan bashkëpunime në projekte të ndryshme ndërkomëtare.
Mbi të gjitha ky event i rëndësishëm shërbeu mjaft mirë për të promovuar Shqipërinë si lokacion filmik dhe vënd rezident për studio.






