1. Shtëpitë kinematografike, producentët, kineastët, distributorët, difuzorët dhe sallat e shfaqjes publike/kinematë duhet të kenë kryer procedurën e regjistrimit për vitin kalendarik aktual me afat që nga momenti i regjistrimit deri në 31 dhjetor.
2. Tarifat e regjistrimit vjetor janë të përcaktuara në aktet nënligjore.
3. Çdo subjekt që regjistrohet për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tij, ngarkon në platformën e-albania:
a. Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK;
b. Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit/ individit;
c. CV;
d. Ekstrakt historik nga QKB kur aplikohet;
e. Vërtetim i gjendjes gjyqësore për administratorin/individin.
3.1 Distributorët dhe difuzorët që regjistrohen për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania edhe Fotokopje të licencës së AMA-s për difuzorët.
4. Sallat e shfaqjes / kinemave që regjistrohen për herë të parë për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania:
a. Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK;
b. Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit;
c. Kapacitetet teknike (pajisjet e projeksionit, sistemin audio etj.) kapacitetin e ulëseve dhe të dhënat statistikore mbi frekuentimin dhe shitjen e biletave (nëse aplikohet)
d. Historiku i aktiviteteve;
e. Ekstrakt historik nga QKB nëse janë private;
f. Aktin e themelimit dhe Aktin e Administrimit; vendime për emërimin e administratorit, nga Institucioni Përgjegjës në ngarkim për drejtuesit apo përfaqësuesit ligjorë kur janë publike.
g. Vërtetim i gjendjes gjyqësore për administratorin (kur janë private).
5. Shtëpitë Kinematografike, Producentët, Kineastët, Distributorët, Difuzorët dhe Sallat e Shfaqjes që regjistrohen periodikisht për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ngarkojnë në platformën e-albania:
a. Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit periodik në QKK;
b. Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit;
c. Vërtetimine gjendjes gjyqësore për administratorin/individin.
d. Plan vendosjen dhe kapaciteti i uleseve.
6. Nëpunësi që administron sistemet AMS dhe SQDNE verifikon në sistem edhe ekstraktin e subjektit mbi objektin e aktivitetit të subjektit aplikues.
7. Procedura e regjistrimit vjetor kryhet në platformën e-albania ose QKK, në varësi të llojit të shërbimit që kërkohet të ofrohet. QKK brenda 10 ditëve pune nga dorëzimi i aplikimit kryen verifikimin e dokumentacionit dhe njofton subjektin për çdo pasaktësi ose mungesë dokumenti. Subjekti ka të drejtë ta plotësojë dokumentacionin brenda 5 ditëve pune. Pas miratimit të dokumentacionit të nevojshëm, QKK pajis shtëpitë kinematografike, producentët, distributorët, difuzorët dhe sallat e shfaqjeve/kinemave me lejen përkatëse sipas objektit të veprimtarisë si dhe kineastët me çertifikatën përkatëse.
8. QKK mund të refuzojë lejen në rast mungese apo pasaktësie të dokumentacionit të aplikantit. Refuzimi i lejes së regjistrimit duhet të jetë i arsyetuar me shkrim dhe duhet të specifikojë dokumentet që mungojnë ose nuk përputhen.