Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Super-Lajm – Një «Shooting Star» i ri nga Shqipëria

Aktorja Fatlume BUNJAKU është Shooting Star 2026

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton me kënaqësi përzgjedhjen e aktores Fatlume Bunjaku, si një nga 10 aktorët më premtuese të Europës për vitin 2026, në kuadër të programit «European Shooting Stars», e nominuar me rolin e saj ne filmin «HANA», të regjisorit Ujkan Hysaj.

«European Shooting Stars» është një nga programet më të rëndësishme të organizatës European Film Promotion (EFP). Juria për Shooting Stars 2026 përbëhej nga: Danica Ćurčić (Aktore daneze ,ish-Shooting Star),  Danis Tanović, (Regjisor boshnjak-Oscar për No Man’s Land), Leila Latif (Kritike filmi sudandenezo-britanike), Jo Monteiro (Casting Director nga Portugalia) dhe Jacques-Henri Bronckart (Producent belg i mbi 100 filmave dhe serialeve).

Gjatë Berlinale 2026, talentet e përzgjedhura do të marrin pjesë në një program katërditor, i cili përfshin sesione rrjetëzimi, takime me përfaqësues të industrisë, aktivitete për shtypin, ceremoninë e ndarjes së Çmimit European Shooting Stars, si edhe një moment të veçantë në tapetin e kuq, me prezantimin zyrtar të grupit në Berlinale Palast.

https://efp-online.com/news/where-careers-take-flight-europes-outstanding-acting-talents-of-2026


Fatlume Bunjaku is a Kosovan-Albanian actress who blends her creative flair on-screen, with a meaningful academic background  and even a career in music. She began in 2013 & her talent was recognised instantaneously, winning the Best Actress award at the Nine Eleven Film Festival, before being named as a Rising Star at PriFest in 2018. These personal accolades have since lead to a host of impressive credits, culminating with a striking turn in Ujkan Hysaj’s Hana (2025). Off screen she remains committed to sharing her wisdom with the next generation, having obtained a master’s degree in 2020 from the University of Prishtina, where she specialised in children’s theatre, made accessible to those with special needs. She now works as a lecturer in the performing arts at the University for Business and Technology, focusing on the inclusive integration of body movement and stage presence, amongst other valuable tools. Bunjaku is currently preparing her first short film, “Visa, Champagne and a Sandwich,” as both screenwriter and producer.