Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Nënshkruhet marrëveshja dy palëshe e bashkëpunimit mes QKK dhe UA

Sot, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Universiteti i Arteve nënshkruan marrëveshjen e parë të bashkëpunimit, me synim mbështetjen financiare të filmave studentorë dhe përfshirjen e studentëve në produksionet e financuara nga QKK.

Marrëveshja parashikon, ndër të tjera dhe angazhimin praktik të studentëve në fusha si aktrimi, regjia, skenografia dhe disiplina të tjera të kinemasë, gjatë xhirimit dhe procesit të produksionit të projekteve të financuara nga QKK.

Ky është një hap i parë konkret drejt fuqizimit të talenteve te reja, duke u dhënë mundësinë që, në përfundim të studimeve, të kenë një portofol profesional dhe projekte të denja për nisjen e karrierës së tyre. Do të kemi marrëveshje të tjera në të ardhmen me Universitetin e Arteve për programe të rëndësishme të cilat janë dhe nevojat reale të industrisë.

Në vijim, u mbajt edhe një sesion informimi për studentët mbi:
• Programin e edukimit të QKK
• Bursat e studimit dhe mundësitë profesionale
• Mundësitë e studimit me bursat Chevening , program i Ambasades Britanike në Shqipëri

Një partneritet me Universitetin e Arteve që fuqizon brezin e ri të kineastëve shqipëtar dhe që hap rrugë për bashkpunime të thera në të ardhmen.