Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Komisioni i Vizionimit

Komisioni i Vizionimit caktohet nga Kryetari i QKK-së. Ai pajis me leje për qarkullim veprat filmike të krijuara brenda Republikës së Shqipërisë ose të importuara nga jashtë. Kryetari i Komisionit të Vizionimit zgjidhet nga vetë komisioni. Ky i fundit është organizëm jofunksionar, me afat të përcaktuar.

Komisioni i Vizionimit të QKK pajis me leje për qarkullim distributorët sipas kategorive të mëposhtme:
1. Kategoria A – kur filmi lejohet për të gjitha moshat.
2. Kategoria B – kur filmi lejohet për të gjithë shtetasit mbi 14 vjeç
3. Kategoria C – Kur filmi lejohet për të gjithë shtetasit mbi 18 vjeç

Komisioni i Vizionimit të QKK, kur vepra filmike e paraqitur nuk është në pajtim me ligjet dhe/ose aktet nënligjore, nuk i pajis distributorët me leje qarkullimi të filmit.

Kur distributori nuk është dakord me vendimin e Komisionit të Vizionimit, ai i drejtohet për ankim gjykatës.

Përbërja

Rina Plaku (QKK)
Rueda Dollapaj (QKK)
Anisa Pollo (MTKS)