Shkarkoni: Projektligji — Relacioni shoqërues
Ka nisur konsultimi publik për projektligjin e ri «Për Kinematografinë dhe Audiovizualin» — një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të industrisë kinematografike dhe audiovizuale shqiptare dhe ndërtimit të një ekosistemi më të fortë, konkurrues dhe të hapur ndaj tregjeve ndërkombëtare.
Projektligji synon të forcojë mbështetjen për kinemanë shqiptare, autorësinë artistike dhe trashëgiminë filmike, duke hapur njëkohësisht rrugën për teknologji, platforma dhe investime të reja ndërkombëtare.
Çfarë sjell konkretisht ky projektligj?
🎥 Zgjerimin e industrisë së audiovizualit Ligji përfshin jo vetëm filmin tradicional, por edhe serialet, platformat OTT, prodhimet digjitale, videolojërat dhe formatet inovative audiovizuale.
🏛️ Transformimin e QKK në AKKA Qendra Kombëtare e Kinematografisë transformohet në Agjencinë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit
💰 35% Cash Rebate për prodhimet filmike Tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e industrisë vendase përmes rimbursimit deri në 35% të shpenzimeve të kualifikuara për prodhimet që realizohen në Shqipëri.
🌍 Krijimin e Albanian Film Commission Një mekanizëm për të lehtësuar xhirimet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, duke e pozicionuar Shqipërinë si destinacion konkurrues për prodhime filmike dhe audiovizuale ndërkombëtare.
📈 Strategji afatgjatë dhe formalizim të industrisë Projektligji parashikon një plan strategjik 4-vjeçar dhe krijimin e Regjistrit Kombëtar të Sektorit Audiovizual
Impakti konkret për industrinë
✔️ Rritje të buxhetit me rreth 3 milionë euro
✔️ Dyfishim të prodhimeve kinematografike
✔️ Dyfishim të punësimit në sektor
Mirëpresim mendimet, sugjerimet dhe kontributin tuaj, që së bashku të ndërtojmë një kuadër ligjor bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës në mbështetje të së ardhmes së kinematografisë dhe audiovizualit në Shqipëri.