Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

«Breaking the Frame: Balkan Women Reimagine Cinema»

Dje, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), u mbajt konferenca «Breaking the Frame: Balkan Women Reimagine Cinema», e cila, bëri bashkë producente dhe kineaste nga Shqipëria, Ballkani, CNC Francë dhe Eurimages.

Mbi 50 pjesëmarrës patën mundësinë të angazhohen në diskutime të rëndësishme mbi situatën e industrisë audiovizuale në rajon, praktikat franceze dhe evropiane që kanë sjellë përmirësime të dukshme, veçanërisht në rritjen e përfaqësimit të grave në sektorin audiovizual, si dhe sfidat me të cilat përballen kineastët, producentët dhe regjisoret në Ballkan.

Kryetari i Qendres Kombëtare të Kinematografisë, Z. Jonid Jorgji, u shpeh se ardhmja e filmit në Shqipëri bazohet në 3 shtylla solide:
• Incentivim– Lehtësi për krijueset femra dhe barazi gjinore përmes meritokracisë.
• Ndërkombëtarizim – Bashkëprodhime që kalojnë kufijtë.
• Edukim – Profesionalizim për zërat e reja të kinemasë shqiptare.

Gjithshtu, ai shtoi se, prioriteti ynë i tanishëm është ligji i ri i Audioviziualit dhe ringritja e infrastrukturës së kinemave në të gjithë vendin, sepse filmi jeton vërtet vetëm kur takon publikun në sallë.

Ai falenderoi të gjitha gratë, që, me ndjeshmërinë dhe guximin e tyre, po ridimensionojnë imazhin e botës sonë.

Konferenca u organizua nga Albanian Women in Audiovisual, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Institutit Francez në Shqipëri.

Ky aktivitet u financua nga Ambasada e Francës në Shqipëri.