Në kuadër të projektit FRAME, të financuar nga programi IPA Interreg South Adriatic, QKK ju fton të merrni pjesë në një sesion informues mbi projektin dhe mundësitë që ofron thirrja e hapur për bashkëprodhim: Fondi për Bashkë-Zhvillim Filmi në Adriatikun e Jugut.
Gjatë sesionit do të prezantohen objektivat e projektit FRAME, kriteret e aplikimit në thirrjen për bashkë-zhvillim, si dhe mundësitë për krijimin e partneriteteve rajonale në sektorin audiovizual.
Data: 02 Prill
Ora: 11:00
Sesioni është i hapur për producentë, kineastë, profesionistë të industrisë audiovizuale, si dhe për të gjithë aktorët e interesuar për bashkëpunime ndërkombëtare dhe zhvillimin e projekteve filmike në rajonin e Adriatikut të Jugut.
Ju mirëpresim!