Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Përfaqësim i rëndësishëm i kinemasë shqiptare në Asamblenë e Pergjithshme të EFAD

Kanë, Francë – Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, z. Jonid Jorgji, ishte i pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të EFAD (Drejtorët e Agjencive Evropiane të Filmit), e mbajtur gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Në fokus të këtij takimi strategjik me drejtuesit më të lartë të fondeve evropiane të filmit dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, ishin politikat kryesore që do të formësojnë të ardhmen e industrisë sonë audiovizuale:

• Financimi Publik: Miratimi i “Librit të Bardhë” mbi rëndësinë jetike të mbështetjes shtetërore për filmin.

• Inteligjenca Artificiale: Sfidat, ndikimi dhe rregullat e reja të AI në prodhimet kinematografike.

• Shpërndarja e Veprave: Strategji të reja për të rritur qarkullimin dhe shikueshmërinë e filmave në tregun ndërkombëtar.

• Politikat Evropiane: Diskutime të hapura me delegacionin e Parlamentit Evropian mbi prioritetet strategjike.

Në takimet e zhvilluara, projektligji i ri shqiptar i kinematografisë dhe audiovizualit mori një vëmendje të veçantë nga të gjitha institucionet homologe ndërkombëtare. Kjo reformë e rëndësishme ligjore, e cila i hap rrugën krijimit të agjencisë së re kombëtare (AKKA) dhe aplikimit të skemave nxitëse si cash rebate, mori mbështetjen e plotë të partnerëve evropianë.