Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Eurimages

Anëtarësimi

Autoriteti kompetent Qendra Kombëtare e Kinematografisë është listuar zyrtarisht nga Eurimages si “Autoriteti Kombëtar Kompetent” për Shqipërinë.

Bordi i Menaxhimit Shqipëria është shtet anëtar i  Eurimages që nga 1 shtatori 2009. QKK emëron Përfaqësuesin Kombëtar, i cili, është pjesë e Bordit të Menaxhimit të Eurimages. Ky Bord mblidhet disa herë në vit për të vlerësuar skenarët e dorëzuar, si dhe për të votuar se cilat bashkëprodhime evropiane do të marrin mbështetje financiare.

Përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë pranë Eurimages

Jonid Jorgji
Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
jonid.jorgji@qkk.gov.al

Majlinda Tafa
Përgjegjëse e Sektorit të Promovimit të Kinematografisë
majlinda.tafa@qkk.gov.al

Projektet kinematografike

Lista e projekteve kinematografike, të mbështetura financiarisht nga Eurimages, në të cilat Shqipëria është bashkëprodhuese.

Korniza dhe Konventa e Bashkëprodhimit

Konventa Evropiane Shqipëria është nënshkruese e Konventës Evropiane për Bashkëprodhimin Kinematografik dhe rishikimeve të saj të fundit.

E drejta për financim Duke qenë se Shqipëria është palë e kësaj marrëveshje, atëherë QKK-ja mund të bashkëpunojë zyrtarisht me qendrat homologe të shteteve të tjera, anëtare të Eurimages. Eurimages i ka caktuar me hollësi rregullat e financimit që zbatohen për projektet e QKK-së: (a) bashkëprodhimet shumëpalëshe kërkojnë të paktën një pjesëmarrje prej 5% nga vendi pakicë, ndërsa (b) bashkëprodhimet dypalëshe kërkojnë të paktën një pjesëmarrje prej 10%.

Adresa

Faqja e internetit e Eurimages: https://www.coe.int/en/web/eurimages

Faqja e internetit e Shqipërisë në Eurimages: https://www.coe.int/en/web/eurimages/albania

Adresa e zyrave: Council of Europe, Eurimages, Agora Building, 1, quai Jacoutot, F-67075 Strasbourg Cedex, Francë