Bordi i Drejtimit i Eurimages zhvilloi Mbledhjen e tij Plenare më 25–26 qershor në Romë në Studiot e Cinecittà, me ftesë të ‘Direzione Generale Cinema e Audiovisivo’ të Ministrisë italiane të Kulturës. Diskutimet kryesore përfshinin:
- Shqyrtimin e kërkesave për anëtarësim në fondin e Eurimages
- Diskutimin mbi sistemin e vlerësimit të projekteve dhe strategjinë e fondit për të ardhmen e afërt
- Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit Ekzekutiv të fondit
Si pjesë e mbledhjes, Sekretaria e Eurimages organizoi një sesion të dedikuar prezantimi dhe rrjetëzimi për producentët italianë, duke vënë në dukje mundësitë dhe mekanizmat e mbështetjes të fondit.
Anëtarët e Bordit Menaxhues zhvilluan një vizitë në studiot historike dhe setet e Romes antike të Cinecittà, ku po xhirohen seri televizive dhe vizituan Muzeun e Cinecittà, ku shpaloset historia e jashtëzakonshme të kinemasë italiane.
Shqipërinë përfaqësoi znj. Majlinda Tafa, Përgjegjëse e Sektorit të Promovimit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, si përfaqësuese e sapoemëruar në Eurimages.










