Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Akademia Evropiane e Filmit në Vlorë

Bordi i Akademisë Evropiane të Filmit zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të mbledhjes së radhës treditore, duke mbledhur në vendin tonë anëtarët e Bordit, si dhe producentë e kineastë të shquar evropianë.

Gjatë kësaj vizite, ata u njohën nga afër me profesionistët shqiptarë të industrisë së filmit, si dhe me kulturën, historinë dhe traditën tonë. Ky takim synon t’u hapë rrugën bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare dhe të promovojë potencialin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për produksionet kinematografike.

Mbledhja e Akademisë Evropiane të Filmit në Vlorë u realizua nën mikpritjen e Bashkisë së qytetit, me synimin e përbashkët për të siguruar që kinematografia evropiane të ofrojë gjithnjë e më shumë hapësirë për historitë dhe kineastët shqiptarë.