Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Filmi «Agia» i Lorin Terezit shpallet «Filmi më i Mirë» në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

Filmi «Agia», i regjisorit të ri Lorin Terezi, shpallet «Filmi më i Mirë» në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, një festival i Kategori-së A!

Edhe pse ky lajm vjen në një periudhë me ditë të vështira e të trazuara për Shqipërinë, sukseset e tilla na mbushin me shpresë, gëzim dhe krenari pafund. Kinemaja shqiptare prek majat ndërkombëtare dhe flet me zë të lartë në skenat më të mëdha botërore.

Përgëzime të përzemërta regjisorit Lorin Terezi, produksionit shqiptar, Florenc Papas dhe Dritan Huqi, si dhe të gjithë cast-it e ekipit realizues për këtë arritje historike!