Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Nis “Filmi Shqiptar në turne”, Kinema Republika në Shkodër, me filmin “Luna Park” të regjisorit Florenc Papas

Nisëm sot një rrugëtim të mrekullueshëm!

Me krenari dhe entuziazëm prezantojmë “Filmi Shqiptar në turne”, një nismën të re të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë që ka në qendër një mision të thjeshtë: ta çojë kinematografinë tonë bashkëkohore në çdo cep të Shqipërisë, duke e sjellë atë më pranë jush, dashamirësve të artit dhe publikut të çdo qyteti!

Këtë të premte, pikërisht nga Kinema Republika në Shkodër, hapëm siparin e këtij turneu me shfaqjen e filmit “Luna Park” të regjisorit Florenc Papas. Një mbrëmje e këndshme, e pasuruar nga prania e producentit Dritan Huqi dhe një dialog i ngrohtë e frymëzues me publikun shkodran.

Ky është vetëm fillimi! Rrugëtimi ynë do të vazhdojë në shumë qytete të tjera të vendit, me tituj të tjerë të zgjedhur të kinemasë shqiptare të viteve të fundit.
Shihemi në qytetin tuaj!