Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

QKK merr pjesë në forumin MakeCoProDox

Edicioni i 8-të i Forumit MakeCoProDox u zhvillua nga 25 deri më 27 gusht 2026, në Shkup, gjatë Festivalit të 17 të Filmit Dokumentar Kreativ MakeDox me moton “Only Dreams Are Reality” (Vetëm ëndrrat janë realitet)!

Këtë vit, forumi i kushtoi një vëmendje të veçantë post-produksionit dhe distribucionit të filmave nga Ballkani, dy fusha që përballen me sfida të mëdha. Ndërsa shumë projekte premtuese zhvillohen dhe prodhohen me sukses, burimet e kufizuara dhe mungesa e strukturave të koordinuara të shpërndarjes mund të pengojnë arritjen e potencialit të tyre.

Grupi i Rrjetit Ballkanik, i përbërë nga qendrat kombëtare të filmit nga rajoni, u mblodh në Shkup për të diskutuar bashkëpunimin rajonal në post-produksion, me një fokus të veçantë në mbështetje për filmat në fazat e tyre përfundimtare dhe përmirësimin e aksesit në shërbime profesionale. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) u përfaqësua nga Kryetari i saj, Z. Jonid Jorgji dhe Përgjegjësja e Sektorit të Promovimit të Kinematografisë, Znj. Majlinda Tafa, duke siguruar një zë të rëndësishëm për kinemanë shqiptare në këto biseda.

Panelet e dedikuara eksploruan gjithashtu temat e distribucionit rajonal, qarkullimit ndërkufitar dhe bashkëpunimit me kinematë, festivalet, transmetuesit, agjentët e shitjeve dhe platformat digjitale.

Pas ditëve dinamike me prezantime, biseda, mentorim dhe takime kokë më kokë, MakeCoProDox 2026 i cili u zhvillua në Teatrin Shqiptar në Shkup, shënoi mbylljen e këtij edicioni me ndarjen e cmimeve të akorduara nga partneret e eventit. Gjithashtu dje u bë edhe mbyllja e festivalit duke ulur siparin edhe për këtë edicion me ndarjen e 5 çmimeve.