Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Zgjidhen anëtarët e rinjë të Këshillit Miratues të Projekteve për periudhën 2026–2028

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka kënaqësinë t’Ju prezantojë anëtarët e Këshillit Miratues të Projekteve për periudhën 2026–2028.

Anëtarët e Këshillit janë përzgjedhur në bazë të votimit të komunitetit të kineastëve dhe do të kenë përgjegjësinë të shqyrtojnë dhe vlerësojnë projektet që aplikojnë për mbështetje financiare nga QKK gjatë këtij mandati.

Sipas rezultateve përfundimtare të votimit, Këshilli përbëhet nga:

* Ben Andoni
* Agim Poçari
* Shkumbin Istrefi
* Lendita Zeqiraj
* Bujar Alimani

I urojmë suksese anëtarëve të rinj në këtë përgjegjësi të rëndësishme në mbështetje të zhvillimit të kinematografisë shqiptare.