Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka kënaqësinë të prezantojë David Kodhelin, si përfituesin e dytë të bursës për ndjekjen e programit Master në Shkrim Fiction dhe Serial në Perugia, Itali. Programi realizohet nga RAI – Radiotelevizioni Italian, në bashkëpunim me Qendrën Italiane të Studimeve të Larta për Formim dhe Trajnim në Gazetarinë Radiotelevizive
Kjo bursë vjen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes QKK dhe institucionit italian, me synimin për të mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve shqiptarë në fushën e skenarit dhe tregimit serial bashkëkohor.
Programi ofron një eksperiencë intensive akademike dhe profesionale, duke krijuar ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mundësi të reja për industrinë kreative shqiptare.
I urojmë Davidit shumë suksese në këtë rrugëtim të ri dhe mezi presim të ndjekim projektet dhe historitë që do të sjellë në të ardhmen!


