Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

QKK në Euro Balkan Film Festival në Romë

Potenciali kinematografik i Shqipërisë dhe mundësitë e reja për bashkëprodhime rajonale ishin në fokus të fjalës së kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë z. Jonid Jorgji në këtë edicion të festivalit Euro Balkan Film Festival ne Romë.

Gjatë prezantimit, u theksua rëndësia e forcimit të urave kulturore mes vendeve të Ballkanit dhe Italisë, duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta që promovojnë talentet tona dhe pasurojnë kinemanë evropiane.

Shqipëria është gati të mirëpresë histori të reja dhe të jetë një partnere e fortë në skenën ndërkombëtare të filmit!