Këtë vit, Shqipëria është në fokusin e ull nu Festival Audiovisual D’Andorra, një ngjarje e veçantë për audio-vizualin dhe kinemanë! Në kuadër të këtij festivali, do të shfaqen 4 filma me metrazh të shkurtër, të realizuar nga regjisorë të talentuar shqiptarë.
Një tjetër mundësi për të ndarë historitë, artin dhe kulturën tonë në botë.
Këta janë filmat, që do të përfaqësojnë vendin tonë, në festival:
• «Sheets» nga Evi Gjoni (film artistik i shkurtër). Në një realitet distopik, një familje përballet me dilemën e rëndë: të denoncojë një familje emigrantësh që u kërkon ndihmë, apo të ruajë dinjitetin njerëzor duke rrezikuar sigurinë e vet.
Shfaqet më 22 Maj, ora 18:30
• «An Untold Story» nga Sara Hoxhaj (film artistik i shkurtër). Tiranë, 1984. Në Shqipërinë komuniste të izoluar nga bota, kanoçja Coca-Cola, një simbol i ndaluar, sillet fshehurazi në shtëpi dhe kthehet në thesarin më të çmuar dhe simbolin e rebelimit të heshtur për një djalë 10-vjeçar.
Shfaqet më 23 Maj, ora 11:00
• «Burri» nga Artur Dauti (film animacion). Një animacion i mprehtë dhe lakonik, që përmes humorit dhe ironisë pasqyron kohët tragji-komike në të cilat jetojmë dhe paradokset e tyre, ku një filxhan kafeje, një gotë akulloreje dhe një filxhan çaji intrigojnë personazhin.
Shfaqet më 23 Maj, ora 16:00
• «The Champ» nga Ermir Keta (film artistik i shkurtër). Në një qytet të shkretë, një ish-kampion noti jeton me të bijën e tij, Anën, së cilës i mëson notin. Ana e keqkupton qëllimin e tij dhe ëndërron suksesin e saj, derisa një natë e vërteta del përfundimisht në dritë.
Shfaqet më 23 Maj, ora 19:30
Vendi: Centre de Congressos, Andorra
Përgëzojmë kineastët tanë, të cilët, po e shpien kinematografinë shqiptare gjithnjë e më lart në arenën ndërkombëtare!




