Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Çelet Edicioni i 7-të i Maratonës së Filmit Queer në Tiranë

Një mbrëmje e mbushur me art, guxim dhe emocione në çeljen e edicionit të ri të Maratonës së Filmit Queer në Tiranë!

Për të shtatin vit rradhazi ri-nisi Maratona e Filmit Queer në Tiranë. Në ceremoninë hapëse përshëndeti me fjalën e tij dhe Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

z. Jonid Jorgji, i cili theksoi rolin thelbësor që kinemaja ka, jo vetëm si një refleksion i jetës dhe shoqërisë, por si një akt i guximshëm për ta ndryshuar atë dhe për të advokuar të drejtat e njeriut.

Mbrëmjen e nderoi me praninë e saj edhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Znj. Sofia Moreira de Sousa, e cila mbajti një fjalë hapëse duke përgëzuar organizatorët për këtë iniciativë të rëndësishme për Shqipërinë.

Një falënderim i veçantë u shkon organizatorëve për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme në realizimin e këtij eventi.

Çelja e këtij aktiviteti u zbukurua edhe më tej nga tingujt e ngrohtë të një koncerti special nga këngëtarja e mirënjohur shqiptare Mira Konçi dhe pianisti Ekland Hasa, duke i dhënë natës një atmosferë vërtet magjike.