Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Hapet thirrja për aplikime në programet e «When East Meets West» (WEMW) 2027!

Platforma e njohur e bashkëprodhimit ndërkombëtar When East Meets West (WEMW) ka hapur ciklin e ri të aplikimeve për disa nga programet kryesore të edicionit të saj të 17-të, të dizajnuara për të mbështetur zhvillimin, post-produksionin dhe shpërndarjen ndërkombëtare të projekteve audiovizuale:

Works in Progress:
• Last Stop Trieste – dedikuar projekteve dokumentare në fazën përfundimtare të montazhit (fine-cut).
• This Is IT – dedikuar filmave të metrazhit të gjatë dhe veprave hibride me qasje të theksuar artistike e vizuale.

EAVE Slate – punëtori e dedikuar kompanive evropiane për planifikimin strategjik të biznesit dhe zhvillimin e një pakete projektesh (slate development).

Inspirational Labs – punëtori intensive tematike për modele të reja biznesi dhe përmbajtjeje (përfshirë inteligjencën artificiale, animacionin, zhvillimin e dramaserive, docu-seritë, filmin e zhanrit, tërheqjen e kapitalit privat dhe lidershipin e qëndrueshëm).

Films x Games Connection Hub – program që lidh producentët e filmit me industrinë e video-lojërave.

Afati i fundit për aplikim: 30 Tetor 2026

Ftojmë producentët dhe kineastët shqiptarë të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi të vyer bashkëpunimi dhe rrjetëzimi ndërkombëtar.

Për kriteret e detajuara dhe dorëzimin e aplikimeve: https://www.wemw.it/2026/09/16/wemw-opens-new-round-of-calls/