
Ishte një kënaqësi e veçantë të mirëprisnim në zyrat e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë z. Alfonso Gumucio, President i Fondacionit Kinemateka Boliviane (Cinemateca Boliviana). Në një takim të ngrohtë dhe frytdhënës, diskutuam për prezantimin e kinemasë shqiptare në Amerikën Latine dhe të kinemasë boliviane në Shqipëri, në kuadër të 50-vjetorit të Kinematekës Boliviane. Kemi ngritur tashmë një urë bashkëpunimi mes dy kulturave tona kinematografike.