Renato Balla, kineast dhe fotograf i ri, është përfituesi i parë i programit të bursave të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Nëpërmjet bursës atij iu dha mundësia të ndjek vitin e dytë të studimeve Master pranë École Nationale Supérieure de la Photographie (ENSP) në Francë.
Në këtë video, Renato ndan eksperiencën e tij, pritshmëritë dhe ndikimin që kjo bursë ka pasur në zhvillimin e tij profesional dhe artistik.
Përmes programit të bursave, QKK synon të mbështesë talentet e reja shqiptare, duke krijuar mundësi konkrete për arsimim, specializim dhe zhvillim profesional në institucione të njohura ndërkombëtare të kinematografisë dhe arteve vizuale.
Ftojmë të gjithë kineastët e rinj të bëhen pjesë e këtij programi dhe të aplikojnë për mundësitë që ne ofrojmë.
Ne besojmë se investimi tek të rinjtë është investim në të ardhmen e kinematografisë shqiptare.