Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka kënaqësinë të njoftojë se Kryetari i saj, Z. Jonid Jorgji, është përzgjedhur zyrtarisht si anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit (European Film Academy – European Film Academy).
Pranimi në këtë institucion tejet prestigjioz, është një vlerësim për kontributin dhe vizionin e tij në sektorin audiovizual.
Mbi të gjitha, ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e përfaqësimit të industrisë sonë kinematografike në arenën ndërkombëtare.
Kjo anëtarësi vjen në një moment tejet dinamik për reformimin e filmit shqiptar dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta kthyer vendin tonë në një destinacion kyç kinematografik. Përmes kësaj ure të re lidhëse me EFA-n, zëri i kineastëve shqiptarë do të dëgjohet edhe më fort në Evropë.

