Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka kënaqësinë të njoftojë partneritetin me eQuinoxe Europe në edicionin e 25-të të tij, i cili këtë herë do të zhvillohet në Shqipëri.
Një mundësi e shkëlqyer edhe për skenaristët shqiptarë.
eQuinoxe Europe është një organizatë e cila ofron mbështetje në zhvillimin e skenarëve dhe projekteve të filmave me metrazh të gjatë. Punëtoria Ndërkombëtare e Skenaristëve ofron një program për zhvillimin e tyre në bashkëpunim me specialistë skenari, me qëllim arritjen e një publiku ndërkombëtar për secilin nga projektet e përzgjedhura.
Si një filtrues talentesh i nivelit më të lartë evropian, eQuinoxe zgjedh ekipe krijuese dhe projekte premtuese që ngjallin interes, duke kontribuar kështu në njohjen mes kulturave të ndryshme.
Ky program është jashtëzakonisht i vlefshëm për ata që dëshirojnë të zhvillojnë histori të fuqishme dhe tërheqëse për publikun në rang global.
Ti mund të jesh një nga 9 projektet që përzgjidhen.
Ftohen skenaristët shqiptarë të aplikojnë!
Afati: 24 korrik 2026
Programi zhvillohet në datat: 29 tetor — 5 nëntor, 2026
(për t’u konfirmuar – datat mund të ndryshojnë)
Mos e humb këtë mundësi!
Zhvillo historinë që do të rrëfesh dhe bashkëpuno me profesionistë nga e gjithë Europa!
Linku i thirrjes: https://www.equinoxe-europe.org/workshops.html
Ky aktivitet organizohet nga:
• Komisioneri Federal i Gjermanisë për Median dhe Kulturën
• Qendra Kombëtare e Kinematografisë
• Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
• C4 Communities
