Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, përfaqësoi Shqipërinë në Forumin e Ministerialit për Procesin e Berlinit me fokus Industritë Kreative, i cili u mbajt në Herceg Novi, Mal i Zi.
Ky event, i organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi dhe British Council , është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të sektorit tonë audiovizual në industrinë kreative bashkëkohore. Përmes takimeve dhe tryezave të punës me ministrat e rajonit dhe ekspertë të fushës, u theksuan dy shtylla kryesore për të ardhmen:
• Ekonomia e Përvojës: Zhvillimi i potencialit të Ballkanit Perëndimor në film, turizëm, festivale, gaming dhe animacion.
• Aftësimi dhe Punësimi: Fuqizimi i lidhjes mes sistemit të edukimit dhe tregut të punës, për të mbështetur fuqimisht brezat e rinj profesionistë.
Gjithashtu, u zhvilluan takime strategjike, si ato me Grupin e Punës së Malit të Zi dhe Beyond Studio, për të nxitur bashkëprodhimet dhe për të fuqizuar rrjetin rajonal.











