Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Thirrje e hapur për projekte filmike: Sofia Meetings 2027

Platforma e njohur e bashkëprodhimit kinematografik Sofia Meetings, e cila zhvillohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sofje (17–21 mars 2027), ka hapur zyrtarisht thirrjen për dorëzimin e projekteve të reja.

Kjo ngjarje ofron një mundësi të shkëlqyer për krijuesit që kërkojnë bashkëprodhues, partnerë ndërkombëtarë, shitje dhe shpërndarje.

Kategoritë e hapura për aplikim:

  • Filma me metrazh të gjatë: Filmi i parë, i dytë ose i tretë i regjisorit (si dhe projekte nga regjisorë të konsoliduar që kërkojnë partnerë në Evropën Juglindore).
  • Seriale televizive në fazë zhvillimi.
  • Filma në proces (Works in Progress): Filma me kohëzgjatje mbi 60 minuta, në fazë të avancuar post-produksioni ose të përfunduar së fundmi.

Afatet e dorëzimit:

  • 1 dhjetor 2026 – Për projektet e filmave me metrazh të gjatë dhe serialet televizive
  • 10 janar 2027 – Për kategorinë Works in Progress

Aplikimi: Materialet dërgohen me email në: sofiameetings@siff.bg

Informacione të plota mbi kriteret dhe dokumentacionin: https://sofiameetings.siff.bg/new/open-call-for-projects-and-works-in-progress