
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) mori pjesë në mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të EFAD-it (European Film Agency Directors), e cila u zhvillua në Dublin nga data 3 deri më 5 nëntor 2026.
Kjo mbledhje shërbeu si një platformë e rëndësishme diskutimi dhe bashkëpunimi midis agjencive kombëtare të filmit në Evropë, me fokus në sfidat dhe të ardhmen e industrisë audiovizive.
Pikat kryesore të diskutimeve:
- Inteligjenca Artificiale (AI): U diskutua mbi përdorimin e saj në sektorin e filmbërjes dhe sfidat rregullatore që ajo sjell.
- Direktiva AVMSD dhe Rregulloret Evropiane: U trajtua procesi i vlerësimit të Direktivës për Shërbimet e Medias Audiovizive (AVMSD) dhe zbatimi i Nenit 13.2 mbi detyrimet e investimit nga platformat mediatike në prodhimet kinematografike.
- Mbrojtja e Financimit të Kulturës (AgoraEU): U nënvizua mbështetja e sektorit kulturor evropian kundër shkurtimeve të propozuara të buxhetit për programin AgoraEU, duke rikonfirmuar rëndësinë e kulturës dhe të medias së pavarur për demokracinë evropiane.

